PËRSE POPULLIT SHQIPTAR NUK I LEJOHET E DREJTA E VETËVENDOSJES?

16
May
2023


Shkruan: Xhemil Zeqiri
– Letër e hapur

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

minstrit të Punëve të Jashtme të Danimarkës, Neils Helveg Pedersen –

Jam një shqiptar nga ish-Jugosllavia, që vite me radhë jam angazhuar për të drejtat e popullit shqiptar në Maqedoni dhe në Kosovë. Ju drejtohem Juve, pasi Ju, në sajë të mandatit që ka Danimarka për udhëheqjen e OSBE- së, keni emëruar si të deleguar special të kësaj organizate për Kosovën, zotin Max Van

der Stoel. Ky emërim është veçanërisht i çuditshëm, sepse Van der Stoel është komisioner i OSBE-së për pakicat kombëtare.

Në ish-Jugosllavi shqiptarët ishin kombi i tretë për nga madhësia, e megjthatë iu mohuan të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë. Ndër të tjera, shqiptarëve në Kosovës iu mohua statusi i Republikës brenda Federatës Jugosllave. Jo rrallë popullit shqiptar iu mohuan të drejtat politike, sociale dhe kulturore, shumë herë me brutalitet të padëgjuar. Megjithatë, shqiptarët në ish-Jugosllavi vazhduan përpjekjet e tyre për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të Jugosllavisë, të cilët tani kanë formuar një sërë shtetesh të pavarura e të njohura nga qendrat e vendim-marrjeve botërore, ndërsa tragjedia e shqiptarëve vazhdon edhe më tej.

Për të drejtat e shqiptarëve është folur mjaft, por ato nuk i ka njohur askush, madje as Danimarka. E tani, duke emëruar Van der Stoel-in përfaqësues të OSBE-së për Kosovë, Ju u përcaktuat edhe një herë që popullin shqiptar ta trajtoni si minoritet.

Për këtë arsye më duhet t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti: Përse të mos i gëzojnë edhe shqiptarët të njëjtat të drejta si popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë? Përse nuk i bëhet e mundur popullit shqiptar të vetëvendosë se a dëshiron të jetojë nën një regjim terrorist serb apo të jetojë i pavarur? Përse e quani popullin shqiptar një minoritet? Populli shqiptar është copëtuar në shumë shtete, kufijtë e të cilëve janë caktuar nga Fuqitë e Mëdha. Ky është një fakt historik, por gjithashtu edhe një e padrejtë kundër së cilës do të duhej të angazhoheshit edhe ju.

Nuk mund të jetë e vërtetë që disa popuj, si për shembull populli gjerman, – kanë të drejtë të bashkohen, kurse një popull i vogël, siç është populli shqiptar, nuk e ka të njëjtën të drejtë! Ky është n jë absurditet.

Si mendon ju zoti Niels Helveg Pedersen?

Përshëndetje miqësore, Xhemil Zeqiri

Kopenhagë, 24 shkurt 1997

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk