Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Përsëri për ju lehaqenër, “dhjetorista të demokracisë”, që çirreshit kundër “diktaturës komuniste dhe Enver Hoxhës”.
-Shihni sot s’e çfarë keni bërë tash 30 e ca vite “demokraci”?!
Ju, çirreshit për “lirinë e munguar në diktaturë”?!!!
E shihni tani se keni fituar vetëm lirinë për të “lehur”.
30 e ca vite “demokraci” dhe për çfarë mund të krenohen?!
Sa fabrika, uzina, kombinate keni ndërtuar?
Ku e keni ekonominë, bujqësinë, industrinë,
ku i keni “veprat” tuaja gjatë këtyre 30 viteve “demokraci”?
Ku e keni bujqësinë të cilën ju e rrënuat krejtësisht me ligjin 7501 të ndarjes së tokës në ngastra duke shkatërruar tërë sistemin e kanalizimeve dhe ujitjes?
Ju, që e shkatërruat e rrënuat krejtësisht fshatin, duke e kthyer në shkretëtirë të pabanueshme e njerëz që janë të detyruar ta braktisin për të jetuar duke u mbledhur në periferi të qyteteve.
Ku e keni industrinë e lehtë e ushqimore e cila, dikur jo vetëm përmbushte interesat e popullit por ishte edhe burim i jashtë-
zakonshëm fitimi me eksportin ?
Ku e keni industrinë e rëndë, nxjerrese dhe përpunuese të cilën e privatizuat tek mafia?
Ku e keni naftën të cilën mafia juaj e grabiti dhe naftëtarët po vdesin në greva urie për shkak se nuk po paguhen për vite të tëra?
Ku e keni kromin që dikur “çante bllokadën”,
-e, tani ju, ua keni dhënë me konçension mafies e cila grabitë çdo ditë pasurinë e nëntokës sonë?
Ku i keni ju lehaqenër 130 miliarda dollarë të Ushtrisë të cilën ju e shkatërruat dhe e shitët për skrap?
Ku i keni 120 avionët,
“Mig 17″,
Mig 19” dhe “Mig 21”,
me të cilët Shqipëria garantonte lirinë e qiellit të saj, kurse ju i varrosët në tunele apo i shitët për skrap?
Ku i keni bateritë e raketave të cilat ishin siguria e mbrojtjes e lirisë së Atdheut?
Ku e keni flotën e anijeve luftarake, katerave silurues, të gjuajtësve, dragaminave, silurkapësve, dhe anijeve të tjera ndihmëse?
Ku e keni flotën e anijeve tregtare të cilën e shitët për skrap ?
Ku i keni uzinat ushtarake të cilat siguronin jo vetëm punësimin e qindra mijëra njerëzve, por ishin garanci e riparimit e garantimit të makinerisë ushtarake?
Ku e keni ju,
o lehaqenër,
Artin,
Kulturën,
Shkencën?
Ku i keni kinematë, bibliotekat, muzeumet e qendrat e kulturës në çdo lagje qyteti e fshati?
Ju, o lehaqenër, që shkatërruat qindra muzeume, biblioteka, kinema dhe një teatër që kishte mbetur edhe atë e shkatërruat për të ndërtuar “gradaçela”?!!!
Ku e keni more ju lehaqenër, shërbimin shëndetsor falas e prandalues në çdo lagje qyteti e fshati?
Ku e keni sistemin arsimor që dikur ishte falas, e tani e keni degraduar e degjeneruar krejtësisht?
Me çfarë krenoheni ju,
o lehaqenër?!!!
Sa hidrocentrale keni ndërtuar gjatë këtyre 30 viteve?
Sa linja hekurudhore keni ndërtuar ju, o lehaqenër të cilat i rrënuat edhe ata të cilat ishin ndërtuar në 45 vite socializëm ?
Sa vepra vepra vaditëse ndërtuat ju,
o lehaqenër apo, sa linja elektrike shtruat gjatë këtyre 30 viteve “demokraci”?
Në 30 vite socializëm ai sistem ngriti monumentin e Epokës Enverit.
Ndaj heshtni, ju o lehaqenër!
Ju, nuk arritët që të ndërtonit asgjë pa kredi të bankave të huaja, gjatë këtyre 30 viteve, përveçse shkatërruat, grabitët dhe rrënuat gjithçka.
Ndaj heshtni pra, ju o lehaqenër të mjerë!
Zgjodhi: Mihal Qosja.
Rizgjodhi: Fadil Shyti.
2 Tetor, 2024
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!