E vlerësoj lart dhe jo vetëm unë shkrimtarin, publicistin, poetin dhe aktivistin shoqëror atdhetar, në dy anët e Drinit.
Biografia:
Fadil Shyti, u lind me Ashlan të Vushtrrisë në një familje me tradita atdhetare.
Pas mbarimit të arsimit bazë të shkollës së mesme në fillim të viteve 80-ta, mbaron studimet në Prishtinë, Fakultetin Filozofik në Degën e Gjuhë Letërsi, ushtroi profesionin e arsimtarit të Gjuhës Shqipe në zonën e Shalës së Bajgorës, rrethi i Mitrovicës.
Në vitin 1979 me një grup shoqe dhe shokë e vizitoi për herë të parë Nënën Shqipëri.
Kjo vizitë qe një shtytje e fuqishme për të punuar në shërbim të atdheut. Pjesëmarrja në demonstratat e studentëve dhe popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, dh të drejta themelore e shkëputja e Kosovës nga regjimi i Titos, ribashkimi me shtetin amë-ishte, është dhe kurdoherë do të jetë ideal kryesor i tij, ashtu si i të gjithë atdhetarëve shqiptarë kudo që gjenden.
Pjesëmarrja në këto protesta në pranverën e vitit 1981, do t’i kushtonte me burgosjen e tij nga represioni serb.
Pas burgut, mbetet pa punë, mezi gjen punë në një shkollë larg qytetit, jetoi në kushte të rënda ekonomike, politike etj; në vitin 1992 detyrohet të emigrojë drejt në Skandinavi, si shumë shqiptarë, emigrantë të tjerë.
Edhe në mërgim për një kohë e ushtron profesionin e mësimdhënies dhe nuk e ndërpret për asnjë çast kontributin e tij atdhetar mes komunitetit shqiptar atje .
Ka dhënë kontribut të madh si aktivist në ilegalen shqiptare, me te gjitha format e luftës propagandistike në shërbim të UÇK-së.
Edhe pse atje larg, Fadili nuk i shkëput marrëdhëniet e tij me dy pjesët e kombit në të dy anët e Drinit, i ndarë me kufij të zi.
Në podiumin e nderit të poetëve dhe publicistëve atdhetarë shqiptarë, të krahinës së Dardanisë Shqiptare, një vend nderi padyshim zë edhe veprimtaria publicistike dhe ajo letrare-artistike e poetit tonë, Fadil Shyti.
-Poeti, aq sa është në luftë të përhershme shpirtërore me vetveten, po aq shpreh edhe unitetin e mendimit të asaj shtrese të popullit që ai i takon.
-Duke shfletuar shkrimet e tija në pesë vepra të mrekullueshme.
“Në kërkim drite” -poezi, Tiranë, 1996.
“Në rrugën e lirisë”, (publicistikë), Prishtinë, 2004.
“Drejt Vetëvendosjes”, -(publicistikë, grup autorësh), Prishtinë, 2008
Në vigjilje të 100 vjetorit të lindjes të shokut Enver Hoxha-vështrim kritik veprës, 100 vjet, Tiranë 2010, të poetit dhe publicistit, Hysni Milloshi.
“Hienat nuk e arrijnë “Shpat” Diellin- poezi, Prishtinë, viti?
Nuk mund të rrija pa dhënë mendimin tim rreth këtij libri poetik të mbushur e të ngjeshur fort me vlera për të gjithë.
E veçanta në poezitë e tij qëndron te fakti se, përpara lexuesit; ai paraqet të gjithë botëkuptimin e tij, botëkuptim ky, i cili ka rrënjët në bekimin dhe ambientin familjar ku është lindur dhe rritur; botëkuptim ky, i cili është formuar gradualisht dhe paralelisht me situatat herë të dhimbshme e hera-herës të trazuara deri në kushtrim të një populli shekullor, në vendin e vet dhe poaq shekullor në revoltat e tij, i cili kurrë nuk mundi të gjejë dot qetësinë e duhur. Dhe, nuk kishte si të ndodhte ndryshe teksa poeti ynë e shikon Atdheun dhe Kombin e vet të përgjysmuar nga kjo gjysma e së tërës; vuante peshën e rëndë të pushtuesit serbo-malazez, të maskuar nën “Bashkim -Vëllazërimin” e popujve; ai nuk gjen qetësinë e cila i mungon. Pas kësaj parulle mikluese, gënjeshtare, tinëzare; poeti revoltohet.
Më së miri e dëshmon poezia kuptimplote, ironike dhe sfiduese:
_________________________
Vetëqeverisje?!
Me ndjekje, burgosje, vrasje arratisje!
Vëllazërim-bashkim,
xhelati me viktimë.
Bashkëjetesë, për faqe të zezë!
E tërë kjo katrahurë, e mbarsur me fashizëm, idiotizëm,
Vuloset me idenë famëkeqe,
-titizëm!
Derisa, Titoja llomotitë për paqe ditë e natë,
Komunistët shqiptarë,
Derdhin gjakun burgjeve,
Nga ky tradhtar, nga ky xhelat.
Prishtinë, 1978.
_______________________
Poeti në fjalë sikurse dhe mijëra e mijëra atdhetarë të pushkës dhe penës të Kosovës, arrin të zbulojë falsitetin e saj duke e dënuar dhe ngritur zërin gjithë urrejtje, ashtu sikurse në emër
të etikës mëme, ngre në piedestal Atdheun, i cili është kryefjala më e shenjtë për çdo shqiptar të ndershëm.
Në poezitë e tij kushtuar Atdheut, si shprehet me një sinqeritet sa te dukshëm, por dhe aq këshillues për lexuesin kur ai shprehet:
___________________________
Atdheu me bëri, të zgjohem,
Atdheu më bëri, të mbrojë të vërtetën,
Atdheu më bëri të revoltohem!
Atdheu, më bëri të njoh vetveten!..
-E, ku ka me bukur se kaq?
____________________________
Hienat s’e arrijnë “Shpat” Diellin!
-Ja, ku po ua u them; edhe po deshët miliona herë…,
S’e arritët, as nuk do ta arrini dot, sot, as mot,
As përjetë,- gjeniun ENVER!
Krahët nuk i keni të fluturoni,
Nëse nga satelitët, do të provoni, ndihmoheni…
DIELLORI, do t’ju djegë ,
-porsa t’i afroheni!….
_____________________________
Vitet që s’i numëroj!
Here -herë, bie në mendime,
Mos vallë, po bie në “mëkate”?!
Për vite që vdisja në robëri ,
Me Zotin grindem,
pse gjallërova!
Herë si Shqipo, herë si zvarranik,
Herë krenar, në rezistencë…!
Herë në mashtrim-durim
kapitullim…!
Në fund-vitet 9O-ta,
si s’ka zi e më zi…!
Here herë, bie në mendime
të trishta…!
Mos vallë, bie në mëkate?
Për vitet që çdo ditë-natë,
po vdes në mërgim?!
Me Zotin grindem, pse gdhijë e gjalloj:
Here si Shqipo, herë i humbur ndoshta plotësisht!…
Jo, jo!…
Dështimin, kurrë se pranoj!…
Here -herë, bie ne mendime,
Mos vallë, po bie në “mëkate”?!
Me Zotin po grindem,
-rreptë protestoj!
Nga Dardani -Shqipëria,
Pjesërisht, pse u largova,
I mbytur në vrer,-mendoj !
O, ju Shqipo!
O, ju Shqiponja !
_____________________________
Shqiptarët sot?!
Jemi të ndarë e të përçarë,
Në njëqind e më shumë parti,
Aq sa kemi ndarje,-vite në robëri!
Heu, ku shkon me keq, e më zi!
Disa i ka verbuar, i keqi mashtrimi!
Disa i ka verbuar, e keqja lakmia?!!!
Disa i ka nënshtruar frika dhe trishtim zhgënjimi!
Nga xhelate;-tradhtia!
Ca të tjerë, ndonëse janë më pak?!
Trimat, besnikët, kështjellarët,
Atdheut,-heroikët; kurdoherë i gardianë i rrinë në prag:
Të vërtetët, -atdhetarët,
Shqipot Shqiptarët.
Të vërtetat,-atdhetaret,
Shqiponjat Shqiptarët.
______________________________
Enver Shqipoja, po vjen!
Koha po e rilindë,
Historia, do ta rritë,
-Do të vijë -ju them!
Enver Hoxhë-Shqipëria,
Si sokol mbi fusha e male,
Vigan Vetëtima, po vjen!
E besoj dhe besojmë,
-padyshim:
Thoti,- Zot i shqiptarëve
-E bëri këtë thirrje,
Me klithjet,-sokëllima,
Këtë paralajmërim!
Ndaj mos u brengos,
-mos u dorëzo,-populli im!
Bashkë, revolucionarisht të mendojmë!
Bashkë, shqiptarisht,
të veprojmë!…
Bashkë, me Enverin e shekullit të ri,
-Përpara si dikur me flamur,
në motet e mëdha,
Me dituri dhe guxim,
përpara të marshojmë!…
______________________________
Të shfletosh dhe të analizosh krijimtarinë e thelluar dhe të zgjeruar të Fadil Shytit, duhet të shkruash me orë të tëra për krijimtarinë sublime me vlera të pakufishme…
Mendoj, mësa kam shkruar këto pak radhë, unë kam sjellë para lexuesve anët e padiskutueshme pozitive të krijimtarisë revolucionare të tij.
Shokut dhe vëllait të idealit të ribashkimit kombëtar i uroj shëndet, dituri lumturi familjare dhe fitore kombëtare!
Pena e tij, armë për liri, u bëftë TOP në vazhdimësi!…
Uroj që së shpejti të takohemi në Tiranën tonë.
20. 11. 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
