Në këtë kohë sfiduese, ku debatet politike dhe shoqërore janë të polarizuara ekstremisht, nevoja për një figurë unifikuese për president të vendit bëhet më e vështirë se kurrë.
Megjithatë, është koha që partitë politike të mendojnë për një udhëheqës që mund të mbledhë rreth vetes spektrin e gjerë politik dhe qytetarë, duke ofruar jo vetëm integritet, por edhe një simbolikë të fuqishme të përfasiimit.
Në këtë kontekst, profesor doktorr Murat Jashari, me paanshmërinë politike dhe partiake, me provojën e tij intelektuale dhe me historinë e mbiemrin e tij të lidhur ngushtë me rrenjët e lirisë sonë, shfaqet si një kandidat potencialisht unifikues. Përtej aftësive të tij, zgjedhja e tij do të ishte një nderim i veçantë për familjen Jashari, një shenjë mirënjohjeje institucionale për sakrificën sublime të kësaj familje që janë themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.
Për me tëpër,do të ishte një histori ne vetë për brezat që vinë pas se partitë politike,familjen Jashari e kishin nderuar me të parin e shtetit.
Kujtojmë se në të kaluarën, qeveritë kishin zgjedhur figura edhe kontroverse si Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga si presidentë. Megjithatë, simboli i rezistencës siç ishte Adem Demaçi, nuk gjeti asnjëherë vend në kabinetin e ish-qeverive si ministër, e mos të flasim për president. Kjo dëshmon se shpeshherë, fjalët dhe premtimet politike mbeten larg njëra-tjetrës dhe veprave konkrete.
Me ç’rast,tani është koha dhe momenti që veprat të flasin më shumë se fjalët. Përfaqësimi i Murat Jasharit në postin e presidentit do të ishte jo vetëm një akt politik, por edhe patriotik dhe një mesazh i qartë se sakrifica dhe uniteti vlerësohen dhe nderohen në nivelet më të larta të shtetit dhe shoqërisë sonë. Prandaj le të bëhet kjo një vepër që flet vetë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!