Përvjetori e masakrës serbe në kafene të Pejës

17
Dec
2023
Shkruan: Beqir Elshani


Para një çerek shekulli ndodhi vrasja e gjashtë të rinjve serbë në kafene ”Panda” të Pejës nga ana e Shërbimit Sekret të Serbisë më 14.12.1998 në Pejë, e cila ka qenë bombë e kurdisur me sahat e Serbisë kolonizatore në Kosovën e përgjakur. Agjentët e policisë serbe me maska në orët e mbrëmjes hynë në kafene dhe i masakruan bijtë e tyre. Në atentat u plagosën edhe shumë të tjerë.
Ishte një inskenim i vrasjes së të rinjve në dëm të shqiptarëve me synim për t’i vrarë dhe për t’i ndjekur nga Kosova. Botërisht dihet, që serbët kanë tradita për inskenimin e vrasjeve në vendet fqinje, për nxitjen e urrejtjes serbe ndaj popullit shqiptar. Fill pas vrasjes së të rinjve, vrasësit e masakruar serbë u zhdukën gjatë natës. Policia sekrete me kohë e kishte hulumtuar terrenin, kafenën e të rinjve që gjendej afër gjimnazit. Prej zemërimit beogradasit protestonin kundër shqiptarëve me sloganin e vrasjes tradicionale, ndonëse krimin e kishte bërë agjentura e tyre serbe. Pas ngjarjes së kurdisur, ushtria dhe policia serbe në shenjë hakmarrjeje sulmuan dhe dogjën fshatrat në Kosovë si dhe vranë pjesëtarët e UÇK-së. E tërë kjo makineri serbofashiste bëhej për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut, mu në sy të Evropës gërdallë, prej nga i pari i Serbisë Fashiste, Sllobodan Millosheviq, deklaroi se bandat terroriste (është fjala për UÇK-në) nuk kanë pushuar së sulmuari ushtrinë, policinë dhe banorët e Kosovës. Gjashtë të rinjtë shqiptarë të pafajshëm u burgosën dhe u keqtrajtuan një vit me radhë, duke i detyruar të pranojnë krimin e kurdisur serb. Me anën e burosjes Gjykata Serbe mundohej të mashtronte opinionin ndërkombëtar, kinse shqiptarët vrasin rininë serbe megjithatë nuk pati sukses. U desh të kalonin shumë vite, që masakra e kurdisur serbofashiste të zbulohet, përndryshe po të mbetej Kosova nën sundimin e Serbisë, masakra e Pejës do të vazhdonte të përkujtohej në dëm të shqiptarëve. Masakrën e inskenuar serbe vite me radhë Serbia u mundua ta heshtë, mirëpo qeveria e sotme në krye me kryeministrin, Albin Kurti, e nxori në sipaërfaqe. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Suedi, 16.12.2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk