“Kombi është themeli i godinës së shtetit, sa më i fortë të jetë themeli,
aq më shumë qëndron godina”. Sami Frashëri
Tani flitet për një Evropë të bashkuar me shuarjen e kufijve në mbarë kontinentin, ku qytetarët pa pasaportë shtetërore mund të udhëtojnë pa pengesa në të gjitha vendet e Evropës, ngjashëm siç udhëtojnë danezët, suedezët dhe norvegjezët në mbarë Skandinavinë. Megjithatë qytetari shqiptar e ka vështirë të besojë, kurse Parlamenti Evropian e ka lehtë të vendosë në Bruksel, ata nuk i dëgjojnë kërcënimet, krismat dhe torturat ndaj qytetarëve shqiptarë në vendet ballkanike, pikërisht në Shqipërinë Etnike të copëtuar nga dora e diplomacisë evropiane. Prandaj, para se të bëhet shuarja e kufijve ballkanikë, duhet që të gjitha trojet shqiptare të bashkohen në Shqipërinë Natyrale, pastaj shuarja e kufijve do të jetë realitet i ditës.
Provincializmi ballkanik ka prekur edhe vendet që kufizohen me Gadishullin Ballkanik, dhe njëra ndër to është Hungaria. Ky vend me tradita universitare dhe mbretërore, që dikur së bashku me Austrinë ka qenë perandori e madhe në Evropë, mirëpo duket sikur e magjeps diplomacia e Serbisë arrogante, mbase edhe ka frikë nga fqinji jugor, e cila nga trungu hungarez ia ka shkëputur hambarin e drithit – Vojvodinën. Kohët e fundit, Hungaria u tregua e brishtë përballë diplomacisë serbe, në Budapest arrestoi një veteran të UÇK-së që kishte luftuar për çlirimin e atdheut nga kolonizatori serb dhe ia dorëzoi Beogradit, kryeqendër e fitilave të luftës në Ballkan dhe në Evropë. Ngjashëm veproi edhe Bullgaria me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çekun. Prandaj nëse dy bashkudhëtarë, njëri maqedonas dhe tjetri shqiptar, udhëtojnë me aeroplan nga Evropa Perëndimore në Shkup: i pari do të pritet me lule në aeroport, i dyti do të rrahet dhe me inat do t’ia grisin biletën kthyese. Por nëse ndonjë shqiptar e ka emrin gjerman, policia maqedonase do ta vë herë në sitë, herë në shoshë, derisa të bindet se turisti me të vërtetë nuk është shqiptar. Ata (kupto: organet policore serbe dhe maqedonase) janë të pamëshirshëm edhe ndaj ministrave shqiptarë.
Parashtrohet pyetja pse shqiptarët i urrejnë serbët, kurse serbët i urrejnë shqiptarët?! Zgjidhja është e thjeshtë: shqiptarët e urrejnë Serbinë, sepse kjo e fundit është pushtuese dhe shtet kriminal, kurse Serbia i urren shqiptarët, sepse nuk pranojnë kolonizimin serb. Lidhur me diskutimin e penalistit serb, Vladimir Vukçeviq, i cili në Parisin e tij të dashur, që vjen fill pas Moskës, tha se Serbia ishte viktime e luftës, kinse ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomike për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj, dhe se ka shume viktima serbe dhe jo shqiptare, të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Duket qartë që krimineli serb po luan rolin e viktimës, dhe kjo nuk na habit aspak, por është për t’u habitur pse Parlamenti Evropian i bën privilegje Serbisë, derisa ajo nuk kërkon falje për masakrat ndaj popullit shqiptar, dhe ende nuk heq dorë nga ripushtimi i Kosovës. Penalistin serb duhet përkujtuar se po të kishte pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës vetëm një të katërtën e armatimit që kishte Serbia e Millosheviqit, Kosova do të ishte çliruar plotësisht dhe bashkimi me Shqipërinë do të ishte punë e kryer. Pastaj, po të kishte bombarduar NATO bazat e armatimit ushtarak në Serbi, Serbia do të ishte demokratizuar plotësisht, ngjashëm siç u demokratizua Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore. Derisa komandantët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në procesin e Nurembergut u dënuan me varje dhe me burgim të përjetshëm, komandantët serbë, që masakruan një popull të madh boshnjak dhe shqiptar, priten me lule në Beograd. Koha diplomatike po tregon se po të kishin serbët pas forcën e gjermanit, Venecinë do ta kishin bombarduar. Serbët vetëm boshnjakë që kanë vrarë nuk duhet bashkëpunuar, pa lë më që kanë masakruar edhe shqiptarët 100 vjet shtypje, burgosje dhe vrasje. Sipas ministrisë serbe thuhet që Bashkësia Ndërkombëtare e shkatërroi Jugosllavinë Federative, atëherë parashtrohet pyetja, kush e shkatërroi Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën? Plani serb me anën e doktrinës unmike është i pazbatueshëm në Kosovë.
Në diplomacinë evropiane dhe ndërkombëtare dihet që popull më i shtypur dhe i përndjekur janë shqiptarët nga kolonizatorët serbomalazezomaqedonas. Mirëpo asnjë shtet nuk merret me mbrojtjen e viktimës, përkundrazi kolonizatorëve u thonë mbyte shqiptarin, ai kërkon bashkimin e vendit të tij me Shqipërinë. Po të flasim me gjuhën popullore, është sikur të thuhet, mbyte vogëlushin që po qanë, ai kërkon nënën e vet, dhe ne si Evropë e modernizuar nuk lejojmë kthimin e foshnjës te mëma”. Dihet që Evropa është e bukur dhe e dashur, mirëpo më e bukur dhe më e dashur se Evropa është mëmëdheu ynë SHQIPËRIA, në të cilën dëshirojmë të jetojmë të bashkuar, ashtu siç jetojnë gjermanët në Gjermaninë e bashkuar. Prandaj atë që e bëri populli gjerman para 20 vitesh, nuk e bëri populli shqiptar, as pas një shekulli. Në televizionin suedez flitej për nobelisten Nënë Tereza, ndaj reporteri tha se emri i saj i vërtetë është Gonxhe Bojaxhiu, është shqiptare dhe ka lindur në Shkup të Shqipërisë në kohën e perandorisë turke. Kjo do të thotë se vendlindjet e personaliteteve shqiptare të lindur në Shqipërinë Etnike sot gjenden të kolonizuar nga fqinjët sllavë e grekë. Gjeografia shqiptare është e tmerrshme, është prerë me gërshërët e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, si pasojë e së cilës populli shqiptar vazhdon të vuaj, si në fushën kombëtare ashtu edhe në fushën ekonomike. Formula ballkanike dihet, sa më gjatë që mbetet Shqipëria e cunguar, aq më shumë vuan populli i madh shqiptar, prandaj në kurriz të varfërisë shqiptare përparojnë vendet fqinje. Kjo është strategjia ballkanike, në mënyrë që fqinjët grabitqarë në kurriz të kombit shqiptar të shfrytëzojnë tregun evropian dhe botëror, që të kujton Komodusin e zymtë romak, i cili tha “Nëse Egjipti dhe Siria lypin bukë, unë do t’i vras”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!