Përplasja izrael në rripin e gazës me hamasin e palestinezët ka hyrë në muajin e dytë dhe kam preferuar të mos deklarohem për shumë arsye njerëzore. Nuk kam reaguar e as nuk do ja lejoja vetes të reagoja, por mendoj se duhet për të mos lejuar manipulimet e politiqenve shqipfolës që keqpërdorin njerëzit e thjeshtë pa din e iman në të gjitha trevat tona.
Duhet nënvizuar se të gjithë pa përjashtim si Bini me shokë në politikën e prishtinës janë hipokritë me okë. Këtej flasin për reciprocitet, por nuk kërkuan nga bota arabe, palestinezët, araboturkosllavogrekolatinët të ngriheshin në protesta kundër gjenocidit në kosovë, por organizojnë në prapaskenë protesta për palestinezët dhe botën arabe.
Cilat nga këto shtete perëndimore dhe lindore kanë protestuar kundër gjenocidit shqiptar në kosovë?
Asnjë!
Protesta kanë bërë vetëm shqiptarët emigrantë të brezave të ndryshëm kudo ndodhur nëpër botë. Por, asnjë solidarizim nuk patëm nga popujt arabë apo nga popujt e ashtu quajtur perëndimorë europë amerikanë.
Solidarizim në aspekt parimor e pranoj edhe unë që duhet të ketë, por ne nuk jetojmë në botë parimore e vlerash njerëzore, kjo është paaftësia juaj t’a kuptoni. Prandaj ka politikë, politikanë, parti politike, shërbime sekrete, dipllomaci, ushtri e armatime të sofistikuara bota e përparuar e shekullit tonë. Dmth këto janë mënyrat, veglat, instrumentet, organizmat me të cilat duhet të punosh, përdorësh për të vendosur paqe dhe parimet e vlerat universale. Mos dil nga kornizat e parapërcaktuara të lojës. Prandaj më duket absurde të mbroj e të protestoj për ata që nuk më kanë mbrojtur e protestuar në favorin e kombit, shtetit, popullit tim ndër shekuj.
Jo vetëm absurde, por çmenduri. Kushdoqoftë!
Reciprociteti, ky është bini vogël, be be be që ke hedhur politikën e jashtme në erë vitet e fundit duke e vënë Kosovën në pozitën më të keqe dipllomatikisht pas pseudokumandarëve.
Bota i takon më të fortit, më inteligjentit, më dipllomatit, më të aftit dhe më elastikut. Sikur t’u dhimbseshin kaq sh gjaku i fëmijëve shqiptar që vdiqën, u vranë, u dogjën, u dhunuan, përdhunuan, u shkrinë në klor ndër shekuj nuk do e shisnit kaq lirë gjakun e tyre me lot krokodili për mbështetje të fëmijëve arabë apo kujtdo tjetër për hir të pushtetit e ca votave për konsum të politikës së brendshme.
E gjitha kjo një lojë e pisët me bekimet e kryetarit të lidhjes islamike në rajon saliut me shokë. Pështirosje deri në gen. Të gjithë jemi kundër luftës, vrasjeve, viktimave, nuk ka dyshim e s’do shumë pare mend për këtë, por edhe kaq të poshtër, të ligj kundër llojit tuaj nuk ka ku shkon. Sigurisht jemi kundër sulmeve e vrasjeve, por kur të sulmojnë në shtëpinë tënde sigurisht që do mbrohesh sidomos kur shton që s’flet e s’mbron gjakun e të parëve e fëmijëve të tu, të plasi shumë për gjakun e palestinezëve dhe çifutëve.
Fundja kjo është llogjika e thjeshtë politike e shteteve të mëdha. Kur të vret araboturkosllavogrekolatini fëmijët me hanxhar nuk do mendoj për fëmijët e të tjerëve. Kanë rradhë shqyrtimi çështjet sipas rradhës, rëndësisë e përparësive që bendos koha dhe më kryesorja në interes të çështjes kombëtare e shtetit shqiptar.
Ligësisë tuaj të programuar ndaj zërave kundër u kthehem me fjalët e Thaçer që u tha gazetarëve për luftën në lindje.
A nuk mendoni se po vriten të paarmatosur e fëmijë? Përse nuk mendoni për ta dhe të pafajshmit që vriten?!
Ajo i’u kthye; “secili shtet ka qeverinë e tij, ata duhet të mendojnë për këtë, unë mendoj për shtetin e fëmijët e popullit tim.”
Në demokraci kështu janë gjërat, dmth nëse dikush nga ju araboturk do të bëj xhenazenë e të pijë ndonjë kafe e raki për të vdekurit ta bëjnë në shtëpitë e tyre. Këndojini ndonjë sure, ndonjë lutje, e drejta juaj brenda oborrit të shtëpisë suaj. Nuk ju ndalon njeri, të presin e përcjelin ngushëllime sa të duan, mjafton mos të dalin rrugëve e të na inponohen ne shqiptarëve se plagët e luftrave araboturkosllavolatine i kemi akoma të freskëta, nuk janë mbyllur e rrjedhin gjak akoma, jo për gjë por merrni nofkën e tradhtarit, të shiturit në lule të ballit kundër gjakut të të vrarëve të popullit tuaj në shekuj.
E harruat reciprocitetin pushtetarët e kosovës dhe çirakët e tyre shqipfolës në masat e gjera të popullit të paditur e pa llogjikë.
Pra me pak fjalë, duhet parë interesi shqiptar dhe jo interesi për pushtet e vota nga të shiturit e partive politike pa bosht e palcë kombëtare. Kjo vlen për të gjitha trevat.
Paqja është mbi gjithçka për shoqërinë njerëzore, por ajo nuk vendoset duke shkelur e përdhosur gjakun e të parëve tanë për liri e pavarësi. Paqja është burim i dashurisë për drejtësi dhe për aq kohë që njerëzit kanë epsh për pushtet, lakmi për lluks, adhurim për ligësinë, injorancën dhe shejtadjallëzinë do të mungojë paqja në çdo cep të këtij planeti.
Prandaj çështja është, kush do na mbroj nga ujqërit e fshehur pas simbolikave të shqiptarizmës, me këmb e duar sorrash, me qeleshe e flamur të mbështjellë kokë e këmbë, hajde ti dallosh çakejujqërit shqipfolës mes nesh si patriotët më të flaktë në të gjitha kampet politike. Më e keqja alterojnë dita ditës me qëndrimet e tyre dhe hajde njeriu i thjeshtë ti dallojë siç fshihen me ndihmën e medias dhe kapitaleve ruse dhe lidhjes islamike. Kamuflohen bukur kudo në çdo cep e në çdo fushë. Këta janë më të rrezikshmit se të futen në gjak e të helmojnë dhe kush guxon ti tregojë me gisht këta antishqiptarë të fshehur mirë në kësulat me shqiponjë akuzohen si tradhtarë.
Kjo është çështja! Të arrini ti kuptoni se cilët janë fallcot dhe cilët të vërtetët. Deri atëherë që do të bëni dallimin mes tyre ju takon veç një fjalë, Turp!
Kolazh fotosh nga tituj lajmesh për protestat propalestineze dhe politika e tyre antishqiptare.
1- lart majtas, lajmërim për tubim dhe marshim për palestinën në sheshin Skëndërbe.
2- lart djathtas, Palestinezët mbajnë protestë në Beograd me parrulla: “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet” 14 maj 2021
3- majtas në mes, Ambasadori palestinez, “Kosova pjesë e Serbisë, Arabët mbështesin Serbinë dhe asnjëherë pavarësinë e Kosovës”, 18 Korrik 2014
4- djathtas në mes, dokumente sekrete, Thaçer për Sadamin dhe luftën në Bagdad.
5- poshtë majtas, Protestë në Kosovë, parrulla e të riut, “Liria jonë është e pa plotë pa lirinë e Palestinës”.
6- poshtë majtas, fjalët e Thaçer për Sadamin, e përshkruan si një “humbës” dhe bagdadi e quan me shprehjen
“Ky njeri është një humbës, u shpreh Thaçer në një intervistë televizive. ” Nuk është për ne të themi çfarë do ti ndodhi atij brenda në Irak. Kjo i takon popullit të irakut, që kanë vuajtur përgjatë 8viteve të luftës me Iranin.”
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!