PJESË NGA DEBATI MIDIS DILAVER GOXHAJ DHE IBRAHIM XHEMAJLIT E AFRIM EMINIT

27
Dec
2022

Ribotim

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

datë 7-9 nëntor 2022
Dilaver Goxhaj: Ibrahim Xhemajli ku e ke emrin tim në këtë shkrim të datës 6 nëntor 2022? Kjo do të thotë se Arfim Eminin e keni nxitur ju të shkruaj, gjë që tregon mungesë karateri prej tij, i cili pranon të nxitet prej të tjerëve, si dhe nga ana juaj qe nxit të tjerët që të fyejnë cilindo që ju nuk keni konsideratë pozitive, gjë që nuk është aspak intelektuale, sikundër po mundoheni të tregoheni.

Dilaver Goxhaj: Afrim Emini ku e konstatoni emrin tim në këtë shkrim të ekspozuar nga I.Xh. te datës 6 nëntor 2022? Gjë që më len të kuptoj se jeni i instrukturuar nga Ibrahimi që të shpifni e fyeni. Mungesë karakteri. Kaq vegël qorre jeni ju, qe t’u shfrytëzojnë të tjerët si mashë?!

Afrim Emini: Dilaver Goxhaj tani ka filluar të ju tradhtojë kujtesa. Unë ju shkruaj që atë shkrim nuk e kam lexuar, por bazohem në pohimin e mikut tim I.Xh. Ai ju ndihmon duke ju përkujtuar ku është i deponuar ai shkrim…(Pashtriku).

Do të ju nderonte korrektësia, por jo pritshmëria Juaj me logjikë ushtaraku. Po bëjmë debat për të sqaruar keqkuptimet.

Për mua ky debat është i përfunduar.

Juve shëndet dhe mbarësi.

Ibrahim Xhemajli: Dilaver Goxhaj, Nuk të fyu asnjëri, as unë e as Afrimi. Unë pohova faktin se nuk ke kërkuar falje për faktin se një grup veprimtarësh na fute në një thes me Azem Vllasin, duke u bazuar në gënjeshtrat e Xh.Z.

Është e vërtetë se nuk e keni emrin në librin e fundit, por gënjeshtrat e shpifjet vazhdojnë, nga i njejti burim.

Unë nuk nxis askënd.

Dhe të lutem përmbaju nga ofendimet se Ju jeni që keni ra pre e shpifjeve …e jo ne.

Dilaver Goxhaj: Afrim Emini, pra, ju vetë po e pranoni që jeni vegël e Ibrahim Xhemajlit, duke më shkruar: “Unë ju shkruaj që atë shkrim nuk e kam lexuar, por bazohem në pohimin e mikut tim I.Xh.” Që do të thotë, se u ka thënë Ibrahimi të shkruanit kështu, sepse ju nuk keni lexuar as edhe një shkronjë të asaj që thoni. Thuaj jo, po deshe. A ka argat mashë më të bindur në këtë rast?!

Persa i përket atij shkrimit te “pashtriku.com”, (qe ju kërkoni të justifikoheni, duke u munduar të mbuloni “diellin me shoshë”), artikull i botuar në vitin 2017, para 5 viteve, s’ka asnje lidhje me shkrimin e këtyre ditëve. Apo jo? Këtë e ka të qartë edhe Ibrahimi, por edhe ai, si puna jote, në përgjigje mundohet të na mashtroi. Thuaj jo, po deshe.

Me një fjalë, Ibrahim Xhemajlit nuk i ka dalë inati i kritikës që unë i kam bërë para 5 viteve dhe tash gjeti ju dhe u ndërseu juve, duke u thënë: “Odos!”

Atij shkrimi të Ibrahimit unë ia kam kthyer pergjigjen ndaj pretendimit të Ibrahimt dhe është ezauruar ai rast.

Ja pra që, kjo e verteton edhe me saktë përdorimin tuaj nga Ibrahim Xhemajli si argat; njëkohësisht, tregon edhe karakterin e Ibrahimit që nxit argatët të shkruajnë, të fyejne e shpifin kundër atyre që e kanë kritikuar dikur; pra, inati dhe mllefi i Ibrahimit, që nxit të tjerë, si puna juaj, të shkruajnë për interes të tij kundër atyre që e kanë kritikuar, (ndoshta edhe qysh në fëmijëri), është tipik inat sllavi, që nuk ta harrojnë inatin derisa të vdesin. Duket që bashkëjetesa e gjatë me sllavët i ka kultivuar Ibrahimit qysh në vogëli vese sllave, pasi dihet që sllavët nxisin në këtë mënyrë të tjerët, duke hedhur gurin e fshehin dorën. E shihni sa poshtë keni rënë ju Afrim Emini?

Duke marrë shkas nga argatlleku juaj, më lind dyshimi se Ibrahimi mund të ketë nxitur edhe ndonjë argat tjetër nga këta që mundohen ta fyejnë Xhemil Zeqirin pa iu referuar veprës së tij, për të cilën pretendon vetë Ibrahimi; ku edhe vetë Ibrahimit nuk ia mban t’i referohet përmbajtjes së shkrimeve të Xhemilit. Trim i madh ky “intelektuali” Ibrahim Xhemajli!

Dilaver Goxhaj: Ibrahim Xhemajli

, edhe në këtë përgjigje, i nderuar Ibrahim Xhemajli, mundoheni të mashtroni, duke e devijuar aktualitetin e debatit. Në këtë portal të datës 6 nentor 2022 ju shkruani për një libër tjetër të Xhemilit dhe jo për atë të vitit 2017, për të cilin nuk të ka ikur urrejtja. Pra, vërtetoni atë që unë e them në përgjigjen që i jap Afrim Eminit: inat prej sllavi.
Kështu që, përgjigjen e para 5 viteve ta kam kthyer dhe nuk kam pse t’u kërkoj kurrë falje, pasi ua kam thënë se pse e bëra atë parathënie dhe atë kritikë. Është vepra e shkruar e Xhemil Zeqirit ajo që më ka bindur se ju jeni i tilli, sikndër unë them në atë parathënie të librit të tij, të vitit 2017.

Së dyti, çështja e atij libri nuk ka të bëjë me librin që ju fyeni Xhemil Zeqirin për librin tij të fundit: “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës”. Dhe jam befasuar shumë nga përgjigjia që Xhemil Zeqiri u ka kthyer ju përgjigje për shkrimin e datës 6 nentor 2022, por edhe komentuesve mbështetës të shkrimit tuaj fyes ndaj Xhemilit. Xhemili, duke e parë nivelin intelektual tuajin Ibrahim, si dhe të gjithë analistëve komentues në mbështetje të shkrimit tuaj fyes e jo argumentues ndaj librit te Xhemilit, të cilët merren me Xhemilin si person dhe jo me Xhemilin si autor i librit, Xhemil Zeqiri u ka vënë festen që meritoni, duke u kthyer përgjigje në menyren intelektuale më të zgjuar, me të cilën ua shumëzon me zero “intelektualizmin” tuaj Ibrahim dhe të gjithë komentuesve ndaj personit Xhemil dhe jo ndaj veprës së Xhemilit, duke ua dhënë shpërblimin me poezine e poetit Shandor Petëf. Një gjetje brilante!

Madje, do të thoshja se intelektualizmi i Xhemil Zeqirit shprehet jo vetëm me këtë përgjigje brilante si intelektual e krijues, (me poezinë Shandor Petëf), një gjetje ideale, që tregon se është tepër i kultivuar, dashamir dhe njohës i artit, por ky intelektualizëm i tij shprehet edhe në titullin e librit të vitit 2017: “E verteta ben armiq”. Dhe parashikimi i tij ka qenë po brilant: erdhi momenti dhe po e shohim atë parashikim në komentet mbështetëse të shkrimit tuaj fyes ndaj tij, (ndoshta edhe duke ua kërkuar ju atë lloj mbështetje), duke sulmuar Xhemil Zeqirin si person dhe jo veprën e tij dhe jo përmbajtjen e veprës së tij. Dhe kjo ndodh sepse ju personalisht, por edhe ndonjë argat i juaj, nuk e duroni dot intelektualizmin e Xhemilit. Librat e Xhemilit u kanë bere xheloz. Xhelozia eshte pasioni i medjes së verbuar dhe i shpirtit të vogël.

Kur e kam redaktuar librin e tij “E verteta ben armiq”, porsa lexova titullin e tij, më bëri shumë përshtypje, por nuk e pyeta. Përgjigjen po e marr në komentet kundër personit të tij dhe jo kundër veprës, librit të tij! Si është e mundur të kritikosh veprën e një intelektuali duke mos iu referuar veprës?! Këtë e bëjnë vetëm njerëzit e lig, me mllefe ose me urdhër, sikunder keni vepruar ju Ibrahim Xhemajli. Po ua mba, referojuni përmbajtjes së veprës së Xhemilit dhe rrezojani argumentat, dhe jo sikundër bëni me fyerje dhe shpifje ju Ibrahim si dhe ata që të mbajnë iso.

Si është e mundur që asnjë nga ju komentuesit mbështetes të Ibrahim Xhemajlit për shkrimin e tij fyes, nuk morri kurajon kush dhe t’i thotë “intelektualit” Ibrahim Xhemajli: Ku e gjete të drejtën duke e akuzuar Xhemilin për agjent të UDB? Por, befasohem se si është e mundur që Xhemil Zeqiri nuk e çon në prokurori për këtë shpifje dhe fyerje publike! Ja se deri ku arrin xhelozia e Ibrahim Xhemajlit!

Dhe parashikimi i Xhemilit me ate titull libri ka qenë po brilant: erdhi momenti dhe po e shohim në mbeshtetjen e urdhëruar që po i bëhet shkrimit fyes të Ibrahim Xhemajlit, duke sulmuar Xhemil Zeqirin si person, sepse nuk e durojnë dot intelektualizmin e Xhemilit.

Midis të tjerave, në pamfletin kushtrim e fyes të Ibrahim Xhemajlit shkruhet edhe: “Të jetosh 3-4 dekada në Danimarkë dhe t’i shkruash gabim titujt e gazetave e emrat e danezve,e aq më tepër kur pretendon se i ke bashkëpuntorë i gjenë vetëm në libra që për “autor” kanë Xhemil Zeqirin. Pse ndodhë kjo?Sepse shkrimet i bënë dikush tjeter që nuk jeton në Danimarkë.”

Kjo fyerje e ulët e Ibrahimit na lind të drejtën t’i bëjmë Ibrahimit pyetjen : ‘Po pergjigjet brilate tË Xhemilit në mbi 10 intervista televizive, jo vetËm si njohes i historisë së kombit shqiptar por edhe të politikës mbarë shqiptare të këtyre 40 viteve të tij në emigracion, mos vallë edhe këto dhjetra intervista, mos vallë i kanë dhënë sozitë e Xhemilit dhe jo Xhemili?” Apo mos vallë Xhemili ka përdorur për sozi vetë ju Ibrahim, dhe ju e keni marrë inat pse u ka përdorur për sozi? Thirri ndergjegjes Ibrahim Xhemajli për këtë fyerje që i beni Xhemil Zeqirit.

Po letrat e dërguara nga Xhemil Zeqiri dhjetra personaliteteve të larta evropiane, daneze dhe shqiptare, prej të cilëve ka marrë përgjigje, duke i dhënë të drejtë, (të pasqyruara këto në librat e tij), edhe ato letra zyrtare, z.Ibrahim, mos vallë ia ka shkruar “dikush tjetër që nuk jeton në Danimarkë”?, sikunder shprehesh zotrote. Turp!

Ibrahim, rastësisht kam dëgjuar një intervistën tuaj dhënë gazetarit Demir Rushiti, i radios “Zeri i Kosoves” në Kopenhage, me rastin e 28 vjetorit të saj, në vitin 2017. Dhe më bën përshtypje fakti, se në atë intervistë ju shpreheni konkretisht, se kur keni ardhur në vitin 1989 në Kopenhagë jeni përkrahur nga Komiteti i Kosoves në Danimarkë, dhe konkretisht nga veprimtari Xhemil Zeqiri, dhe me ndihmën e z. Xhemil Zeqiri iu propozua Komitetit Kosovar për Danimarkën të çelet një kanal radiofonik në gjuhën shqipe. Ndërsa në shkrimin fyes të këtyre ditëve shpreheni: “Xhemili nuk e ka themeluar Radio “Zërin e Kosovë… Unë asnjë herë nuk kam thënë ( as në radio Kosovë) se Xhemil Zeqiri është themelues. Kam thënë se ka propozu”. Tani cili jeni jua Ibrahim: ai i vitit 2017 apo ky i vitit 2022?.

Madje ju thoni: ”Nga e thëna në të bërë është një det i tërë”. Mirëpo, populli ynë ka edhe një thënie tjetër: Dialogu:

Pyetje: A keni Perëndi?

Pergjigje: Po, kam.

Pyetje: A e ke takuar Perëndinë?

Pergjigje: Jo.

Pyetje: A keni njeri t’u çoi te Perëndia?

Pergjigje: Jo ,nuk kam.

Perfundimi: Po nuk ke njeri që të të çoi te Perendia, nuk ke Perëndi.

Dhe ai që u çoi juve te “Perëndia” Komiteti Kosovar në Danimarkë ishte Xhemil Zeqiri, ndryshe nuk do qe themeluar radioja që keni sot, të paktën atë vit.

A e sheh zoti Ibrahim Xhemajli se sa MOSMIRËNJOHËS jeni? “Mosmirënjohja është ligësia më e madhe në botë”, – thotë Sami Frashëri.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 27/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk