Pjese nga shkrimi i professor Ramazan Bekteshi ‘Morfologjia e dështimit të agresionit serb në Banjskë’

13
Oct
2023

Dështimi i misionit në Banjskë do të hy në librat e historisë jo vetëm shqiptare por edhe evropiane si një tentim i agresionit serb ndaj një shteti sovran para hundëve të NATO-s.
———————
Regjisor ishte kryetari serb Vuçiq, në prapaskenë e kishte angazhuar një arsenal të madh armësh e njerëzish duke përfshirë edhe djalin e vet. Në këtë tragjedi kishte planifikuar që të viktimizoj priftërinjtë, murgeshat si dhe pelegrinët që kishin ardhur nga Serbia dhe më pas t’i shfaqte përpara botës imazhet e manastirit të përgjakur me viktima
————————
Fatmirësisht, drama e Vuçiqit e nxitur dhe ndihmuar po ashtu dhe nga aktorë rusë pësoi fiasko, derisa aktorët e armatosur deri në dhëmbë ua mbathën këmbëve, duke e lënë arsenalin e rëndë pas dhe shumë fakte e materiale si dëshmi dhe testament të një tentimi të agresionit të paramilitarëve serb të stërvitur në kazermat e shtetit me armë të prodhuara në Serbi.
———————–
Gjatë qeverisjeve të kaluara fati i veriut ishte lënë në duart e bandave lokale që politikanët e Prishtinës bashkëpunuan dhe i lidhi biznesi me vite.
———————–
Veprimi serioz i qeverise Kurti në veri, ia shkurtoi krimit rrënjët derisa Listës serbe profitin. Pas bojkotimit të parlamentit, Lista serbe s’e la me aq por bëri presion mbi policët serb në veri të dorëzojnë uniformat. Ky veprim i policëve serb shkaktoi reagime dhe kokëçarje te ndërkombëtarët dhe opozita por jo dhe te Kryeministri Kurti.
————————–
Vuçiq testoi KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare dhe të dyja ranë në provim. Bashkësia ndërkombëtare në vend se të ndëshkonte shkaktarët ata i vunë Kosovës sanksione, dhe ky ishte kulmi i hipokrizisë ndërkombëtare dhe nxitja dhe trimërimi i Vuçiqit për planifikim të agresionit dhe ndarjes së Kosovës në baza etnike.
————————-
Kurti u tregua këmbëngulës dhe vizionar, ai duke e ditur se serbet e kuptojnë vetëm gjuhën e forcës, shtoi patrullimet, që zvogëlonte dhe mundësinë e kriminelëve të veprojnë lirshëm.
———————–
Borreli dhe Lajcak, në takimin e 14 shtatorit dolën haptas në përkrahje vetëm të propozimeve të palës serbe dhe duke e kritikuar Kurtin për dështimin e takimit, por duke e lëvduar Vuçiqin si bashkëpunues. Ky veprim e trimëroi atë që planet që i kishte ndërmend t’i çoj deri në fund. Ai pas 10 ditësh, me 24 shtator me paramilitarët e tij të armatosur deri në dhëmbë me të gjitha llojet e armatimit nga Serbia shkakton një tentim agresioni ndaj Kosovës duke vrarë një pjesëtar të policisë së Kosovës. Falë profesionalizmit të KP-së parandalohet agresioni dhe shpëtohen shumë jetë njerëzish.
———————–
Qeveria Kurti kaloi një sprove te madhe me sukses dhe kjo fal profesionalizmit të PK-se, këmbëngulësisë së kryeministrit dhe qëndrimit në ballë të detyrës së Ministrit të PB z. Sveçla dhe po ashtu qëndresës me dinjitet të dy grave të hekurta të Kosovës, Vjosa dhe Donika.
————————
Kurti pos ballafaqimit me Vuçiqin, e sulmon edhe opozita kosovare si dhe kryeministri Rama me parullën e fundit “toka e askujt” që i shkojnë për shtati armikut në këto kohë kur Kosova kalon momente të ndritshme dhe të errëta, njëkohësisht, të errëta nga opozita tregtare dhe kryeministri shqiptar, një sharlatan. Shqiptarët do të duhej të bashkohen dhe të përfitojnë nga ky momentum.
/pjese nga shkrimi i professor Ramazan Bekteshi ‘Morfologjia e dështimit të agresionit serb në Banjskë’

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk