Shkruan: Genc Sefa – Lushnja
( Për ti kujtuar Greqisë e kryeministrit të saj,
disa nga plagët dhe problemet e vërteta mes nesh, mbi të cilat ajo shkelë më shumë se një shekull )
Ndonëse në revolucionin grek të vitit 1821, shqiptarët (Arvanitët) patën rol të fuqishëm,
pas revolucionit në Greqi filloi
një spastrim etnik, një reprezalje e egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe tokave të tyre !
Dhuna dhe vrasjet vazhduan në periudha të ndryshme, pothuajse më shumë se një shekull
deri në vitin 1944- 45, ku ishte dhe goditja fatale për popullatën shqiptare në troje e tyre të lashta !
Fatkeqësisht, jeta e popullsisë Shqiptare në krahinën e Çamërisë ka qenë vazhdimisht e shoqëruar nga masakrat e herëpashershme drejtuar kësaj popullsie që me krijimin e shtetit grek, e më herët se kaq, me qëllim për t’i terrorizuar ata e për t’ua bërë jetesën të pamundur, në mënyrë që ata t’i linin territoret e tyre ose vullnetarisht, për shkak të rrethanave ose forcërisht, gjithashtu dhe me ndikime të tjera.
Masakra të ndryshme janë kryer ndaj kësaj popullsie si para aneksimit të krahinës së Çamërisë nga shteti Grek, dhe pas tij, por do doja të ndalesha në tre masakrat e fundit që iu bënë kësaj popullsie, siç është masakra e Paramithisë me 27 Qershor 1944, masakra në Filat, Margëlliç, Pargë etj., në Shtator të vitit 1944, dhe gjithashtu masakra e Filatit dhe rrethinat e tij në Mars
të vitit 1945.
Masakra e fundit iu drejtua asaj pjese të popullsisë shqiptare të Çamërisë të cilët pas shpërnguljes disa mujore drejt Shqipërisë ishin kthyer përsëri në shtëpitë e tyre në Çamëri.
Ky ishte një mesazh i qartë për popullsinë shqiptare të Çamërisë për të mos u kthyer më në trojet e veta, pasi kjo masakër përveç vëmendjes që pati në postën diplomatike të kohës, nuk u dënua më tej, ashtu si dhe masakrat e tjera, dhe çamëve nuk iu dha asnjë ndihmë konkrete për rikthim në trojet e veta !
Ndërsa sot Kryeministri i Greqisë vjen në zemër
të Labërisë , në një trevë të njohur historikisht shqiptare, dhe pa u shqetësuar e turpëruar aspak për krimet e masakrat ndaj popullit shqiptar përgjatë një shekulli, për dëbimin me dhunë nga shtëpitë e tyre, jo që nuk kërkon falje, por shkon deri aty sa e mohon tërësisht ekzistencën e çështjes Çame !
Në anën tjetër hap plag të reja duke shpikur minoritet, dhe kërkon me forcë të imponojë regjistrimin e popullsisë shqiptare në Himarë,
me të ashtuquajturin ligj të vetdeklarimit !
Kërkon prona e çdo gjë në një vend
që nuk ka minoritet !
Nuk njeh kufij e sovranitet, kërkon tokë
e kërkon det, në shtëpinë tonë sillet si mbret !
Ndërsa qeveritë shqiptare njëra pas tjetrës nuk e kanë pasur kurr guximin të kërkojnë një të drejtë legjitime për shqiptarët e Çamërisë, për tu kthyer në shtëpitë dhe pronat e tyre , se për të kërkuar tokën e për të dënuar masakrat dhe gjenocidin ndaj viktimave civile të pafajshëm, as që pritet
prej tyre !
Vetëm në vitet 1944-1945, në fshatrat Çame,
janë vrarë gjithsej 2771 civilë shqiptarë.
Konkretisht si më poshte:
Në Filat dhe rrethinat, 1286 civilë të vrarë.
Në Igumenicë dhe rrethinat, 192 civilë të vrarë.
Në Paramithi dhe rrethinat, 673 civilë të vrarë.
Në Pargë, 620 civilë të vrarë.
Janë plaçkitur dhe djegur 5800 shtëpi në 68 fshatra.
Si rezultat i këtyre goditjeve, mijëra të tjerë , gra ,pleq, e fëmi çamë, u strehuan në Shqiperi ,
ku jetojnë dhe sot e kësaj dite !
Deri kur të shkelur e nëpërkëmbur në vendin tonë ?
Deri kur do të heshtim ndaj padrejtësive ?
Është koha të zgjohemi vëllezër , të kërkojmë të drejtën tonë shekullore !
Tua bëjmë me dije se nuk mundë të kërkojnë diçka që nuk ekziston, dhe të mohojnë një të drejtë që ne na takon, për tu kthyer në vatrat tonë në Çamëri !
Tu tregojmë të gjithëve se nuk mund të sillen si padron në Atdheun tonë !
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, kudo në Trojet tona Arbërore !
———————————————————————–‐———–
Autor Genc Sefa – Lushnja !
Ish Ushtarak dhe juristë i diplomuar!
Luftëtar i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës,
Në Luginën e Preshevës në UÇPMB,
dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
I robëruar në emër të Atdhedashurisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!