PLANI SEKRET “NAÇERTANIA”, QË NGA VITI 1843 VAZHDON EDHE SOT – PROJEKT POLITIK RACIST DHE SLLAVOMADH I FRANCËS DHE RUSISË

23
Jan
2023


Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Për reflektim
Franca e ka sajuar dhe përgatitur planin sekret “Naçertania”, me idenë për krijimin e “Serbisë së Madhe”, kurse Rusia e ka modifikuar (kamufluar) atë më vonë përmes idesë së jugosllavizmit dhe krijimit të shtetit (mbretëri, federatë) të “Jugosllavisë, 1, 2, 3…” si perandori rajonale, forcë politike, ekonomike dhe ushtarake dominuese në Gadishullin Ilirik, për asimilimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e popujve josllavë nga ky rajon, sidomos të shqiptarëve, që Franca t’i realizojë më lehtë aspiratat e veta historike, qëllimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike hegjemoniste në rajonin ballkanik, në gjithë Evropën e më gjerë.
Nuk është aspak çudi që, edhe në ditët e sotme, si shtet me ndikim në BE, asnjë plan në lidhje me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore nuk miratohet, nuk pranohet nga shtetet tjera anëtare të BE-së dhe nga qeveritë e shteteve të rajonit (ballkanike) pa fjalën kryesore të Francës, sikurse është rasti i kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, zgjidhja e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe raste të tjera.
Hegjemonizmi rusomadh në Gadishullin Ilirik (Ballkan) nuk ka pasur aleat më të madh e të sigurt se Francën dhe Serbinë (me satelitë të tjerë të tyre), së paku deri në ditët e sotme.
(23 janar 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk