Vargjet e Arbenit i prekën malet
U bënë këngë për festivalet
Autor i mbi 50-të vëllimeve poetike
Pena e tij ishte magjike
–
Dhjetëra çmime të fituara
Jo me hatër por të merituara
I spikatur si poet lirik
Ky djalë i zgjuar Gjirokastrit
–
Fjala e tij s’peshohet dot
Të padrejtës i binte në kokë
Kritikonte si është më mirë
Me vargjet e tij plot satirë
–
Cigaren ndezur i menduar
Lapsin në dorë duke shkruar
Kështu ishte o miq ky burrë
Arben Duka që nuk vdes kurrë.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
