Autor: Muhamet Krasniqi
Komandant Malisheva
.
Ishte mëngjes herët
Atë ditë Maji të bekuar
Kur njëri nga shokët bërtiti
Zgjohuni se na kanë rrethuar
.
Filluan të krisurat
Sulmet pa nderprerë
Kuptohej aq bindshem
Se në besë na kishin prerë.
.
Erdhëm t’ju ndihmonim
Vëllezërve tonë shqiptarë
Që me shekuj armiku
Mundohej për të na ndarë.
.
Kapëm armët në duar
Sdo të rrinim në mëshirë të fatit
I kemi tokat amanet
Që në kohërat e Pellazgut.
.
Janë tokat tona të Iliridës
Popull që kerkojnë lirinë
Nuk mund ti lëjmë këto troje
Të bëhen motra me Serbinë.
.
Këtij vendi ia njoh dhimbjet
Dhe tokat e ujitura me gjak
Nuk e lëj dot nên kthetra korbi
Skenderbeut ia kemi hak.
.
Ishim veshur ushtarë lirie
Dhe emblemën me flamur
Kuq e Zi na rrihte zemra
Bashkë me shqiponjën që s’trembet kurr
.
Na u vërsulën bishat e egra
Na plagosën e na vranë
Luftonin trimat sy patrembur
Krenaria e Shqipërisë nanë!
.
Tanksa, blinda e topa dore
Sikur shiu mbi kokat tona
Gjaku jonë le të bëhej liri
Ilirida është e jona!
.
Kam lindur mes historisë
Me të u rrita dhe u burrërova
I dhash besën shqiptarisë
Dhe flamur e komb nuk I ndërrova!
.
I qendisur me plagë lirie
Trupi im bashkë me shokë
Po e gdhendnim historinë
Ujitur me gjak e lotë!
.
Tmerr e luftë në Kumanovë
Qielli u shëndrrua gri
Nuk e japim Iliridën
Edhe këtu është Shqipëri!
.
Ajo lagje e katandisur
Me ushtri dhe polici
Ashtu si e kishte emrin
Ashtu e mbrojti me krenari!
.
Luftonte Begu dhe Mirsadi
Me trimëri të shkruar në ballë
Nuk e japim Kumanovën
Kurrë s’dorëzohemi të gjallë!
.
Na vranë, burgosën e torturuan
Por trimërinë s’na morën kurrë
Jemi luftetarë lirie
Të përbetuar nën flamur
–
Ranë dëshmorë heronjtë e kombit
Që luftuan për këtë dhe
Lavdi trimave të pavdekshëm
Gjakut të derdhur për atdhe!
.
Me atë pushkë që luftova
Dhe smë la kurrë në vetmi
enderroj që të bashkohem
Të luftoj prap për Shqipëri.
.
Kokën lart dhe të patrembur
Bashk me trimat e lirisë
Burgjet sllave nuk na e plakin
Amanetin e shqiptarisë.
.
Që kur lindëm na urryen
Ende pa u ngritur në këmbë
Përmes pellgjesh gjaku u rritëm
Me shqiponjën në pëllëmbë.
.
Jemi të bijtë e kësaj toke
Jemi të gjithë shqipëtarë
Hidhni poshtë çdo politikè,
Nuk kemi vend për tradhtarë!
.
“Mbretërinë e Gruevskit”
tè pèrçarjes dhe tè rrènimit
E rrëzuam dhe e gjunjëzuam
Me sakrificën e bashkimit
.
Veç lirisë asgjë s’kërkuam
Në trojet e Dardanisë
Nuk duam më pranga në duar
Jemi djemtë e Shqiptarisë.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!