Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Hashim Thaçi, nuk mund të mashtron njeri, kur deklaron:
“Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i liruar përjetësisht.”
-Politikat e gabuara të tij dhe të klasës politike të Kosovës, të Opozitës së sotme në raportet me Serbinë Fashiste dhe me ndërkombëtarët, pas LÇ-re, të UÇK-së, e kanë sjellë në këtë gjendje Kosovën, Hashim Thaçin & Co.
-Këto politika dhe kjo diplomaci PRAPAKTHYESE, fatkeqësisht janë pranuar edhe nga Tirana zyrtare nga klikat Saliu-Rama, por edhe në Shkup nga Ali Ahmeti e të tjerë, gjetkë…
Një mik imi, në fzb quhet, Bedri Rexhep Veseli, paska reaguar ndaj statusit tim, mësa vijon:
“E keni komplet gabim ose e keni komplet me inat …,-nuk të ka hije fare kjo zoti shyti!!!”.
-Unë, me këtë rast z, po i përgjigjem:
Z, Bedri Veseli!
Secilit shqiptar dhe secilës shqiptare i ka hije kur e flet dhe e shkruan të vërtetën:
-A nuk ishin politika dhe diplomacia PRAPAKTHYESE e Hashim Thaçit, Isë Mustafës, Behxhet Pacollit dhe Ramush Haradinajt:
1.
Humbja e territorit në kufirin me Maqedoninë, andej nga Dabëlldeni?
2.
Nënshkrimi i Asociacionit, (Zajednicës) nga Hashim Thaçi (2013).
3.
Nënshkrimi i Asociacionit (Zajdendicës), përsëri bashkë me Isë Mustafën (2015).
4.
Nënshkrimi i Shënjimit të kufirin (Demarkacionit) në kufirin me Malin e Zi, bashkë me Haradinajn, me ç’rast Kosova u ricopëtua andej nga Çakorri në kufirin me Malin e Zi.
5. Decentralizimi një-etnik, duke ia lejuar Serbisë Fashiste enklavizimin e Kosovës, kinse i paska dymbëdhjetë komuna me shumicë serbe?!!!
6.
Lejimi i eks-terriorialitetit të Kishave dhe Manastireve, kinse, të gjitha këto Kisha qenkan serbe. Dihet historikisht që shumica e Kishave në Kosovë, janë konvertuar nga Serbia Fashiste; nga Kisha katolike, në Kisha ortodokse…
7.
Votimi i pamend dhe shumë i turpshëm nga Hashim Thaçi & Co i Gjykatës Speciale NJË-ETNIKE në dëm vetëm të shqiptarëve liridashës të UÇK-së Heroike me seli në Hagë.
Pse Gjykata, (eventualisht), për krime lufte nuk u formua në Prishtinë, por, u lejua që kjo Gjykatë të formohej në Hagë?!
-Kjo qe gabimi fatal përkrah votimit të tetëdhjetë e dy deputetëve reaksionarë të Kuvendit të Kosovës.
8.
Ndarja administrative e Mitrovicës: në të ashtuquajtura: “Mitrovicë e Jugut” dhe në “Mitrovicë e Veriut”, qe kjo përpjekja fillestare për përpjekjet e mëtutjeshme e Hashimit dhe Isës & Co që ta ndajë Mitrovicën sipas orekseve shoviniste të kolonëve serbë me nxitjen e fashistëve të Serbisë.
9.
Në vazhdën e kësaj përpjekjeje të ligë kundër-shqiptare u bë “oferta” e MARRE-
VESHJES me Vuçiçin, Ramën, Baton Haxhiun-“Stanishiçin”, -e, të tjerë mushejarë trutharë dhe myteberë, që të bëhet NDËRRIMI i territoreve SHQIPTARO-
SHQIPTARE, me Serbinë pushtuese të Kosovës Lindore.
-Këtë përpjekje vetëvrasëse për shqiptarët e pengoi i madhi Albin Kurti dhe VV, me ç’rast,-siç dihet kjo i kushtoi atij me rënien e qeverisë, “Kurti 1”, që pas një kohe të shkurtër, ra qeveria ilegjitime, A. Hoti, alias Koti; që Albini për të ardhur në pushtet me votën plebishitare 51% në krye të VV në pushtet, me qeverinë “Kurti 2”.
10.
Poashtu, në aspektin e brendshëm ekonomik, social, kulturor-
arsimor, ushtarak e të tjera, Kosova është ndeshur me pengesa të mëdha dhe kishte papunësi të tmerrshme; prandaj, në vitin famëkeq 2015, mbi 15.000 shqiptarë ia mësynë kufijve, duke ikur nëpër Serbi, drejt, Hungarisë Rumanisë,
Gjermanisë e gjetkë, për të siguruar kafshatën e gojës,-apo, -siç thuhej atëbotë, “për një jetë më të mirë”…!
-Ndërsa, “udhëheqësit” sunduesit milionierë talleshin me deklarata të poshtra, si ajo e Isë Mustafës: “Nga Kosova po ikin ata që, në xhepa po mbajnë telefona “Ajfona”?!!!
-Z, Bedri Rexhep Veseli!
Unë, asgjë personale nuk kisha as nuk kam kundër të apostrofuarve, “politikanëve” të lartcekur, as ndonjë “inati” personal,-siç ke pandehur ti, krejt gabimisht!…
Mua, më vjen keq për gjithçka që ka ndodh dhe po ndodh edhe sot e sot me popullin tim, në atdheun tim.
-Unë, kam folur dhe shkruar ndër vite, dua të flas dhe të shkruaj çdoherë, për tema të caktuara që i trajtoj vetëm me argumente që politika dhe diplomacia njëzetë vjeçare “kosovare” e politikanëve dhe diplomatëve të Kosovës dhe më gjerë kudo në trojet shqiptare në bashkëpunim me servilizëm të mjerë, me qarqet ndërkombëtare e kanë sjellë Kosovën me viset shqiptare në këto katrahura feudaliste-kapitaliste, kinse, “demokratike”.
11. – Deri në gjendjen që: flamurin kombëtar na e hoqën nga institucionet e Republikës.
12.
Gjuhën shqipe e barazuan me atë serbe, kur dihet që në Kosovë jetojnë mbi 95% shqiptarë me vetëm rreth 4% serbë kolonë të ardhur nga Serbia dhe përtej Karpateve…
13.
A nuk qe lëshim (kompromis) katastrofal dhe falja e 10 vendeve kolonëve serbë dhe 10 vendeve minoriteteve pakica jo serbe në Kuvendin e Kosovës?!
14.
-TRISHTUESE KJO TRADHTI:
Flamurin tonë kombëtar e hoqën paturpësisht, duke zëvendësuar atë, me një flamos laraman allë serbo-europian, që ASGJË të bukur nuk simbolizon nga vlerat tona kombëtare shqiptare.
-Të gjitha këto turpe dhe krime politike, ekonomike, sociale, kulturore janë bërë duke e futur lirinë e Kosovës në Paketën e “Greut të Dytë” të Londrës, nga Skandinavi finlandez, në favore të mëdha që, zor mund të riparohen…
-Të gjitha këto PRAPAKTHIME,
u bën për të kënaqur Serbinë Fashiste, Rusinë dhe miqtë e tyre kudo nëpër botë…
-Këto i kemi dhurata me helme nga politikanët mendje-fyçka me aleatët dinakë ndërkombëtarë, në krye me “mikun” e madh, Ahtisarin…
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
-O, Hashim Thaçi!
As pika e dytë, kur deklaron se, populli shqiptar ka fituar lirimin e përjetshëm nuk është hiç e vërtetë!…
-Populli ynë është edhe në Kosovën Lindore, në Malësi të Madhe, në Sanxhak te Tregut të Ri, ish-Novi Pazarit, Iliridë dhe në Çamëri.
-Këto vise shqiptare janë ende të okupuara nga fqinjët sllavo pushtues.
-Betimi i UÇK-së nuk është realizuar.
Betimi i UÇK-qe për RIBASHKIM kombëtar me Nënën Shqipëri.
Prandaj, çdo tendencë për të harruar dhe revizionuar betimin e UÇK për RIBASHKIM kombëtar, në emër të kësaj lirie të pjesërishme dhe të brishtë të Kosovës, është tradhti ndaj idealit të UÇK-së, është tradhti kombëtare.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
26 Korrik, 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
