“Pompa” e madhe opozitare e Kosoves, kunder Atdheut e popullit.

23
Oct
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Propaganda e opozites kosovare, per t’u dorezuar ne kerkesat e Serbise, per t’i plotesuar ato, nje per nje e te gjitha, pamvaresisht se keshtu merr fund shteti e humbet liria dhe pamvaresia, ka zene vend edhe ne lexues jo te paket kosovare shqipetare ne rrjetat sociale!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Nje mendim i perbashket i ngulur ne kokat e tyre, nga kjo propagande kunder kombetare, e kesaj “opozite”, qe vetem eshte opozite per karrike, per te shitur majtas e djathtas, e aspak nje opozite konstruktive, qe te jape mendimin e saj opozitar vetem ne sherbim te popullit e te atedheut, vetem ne sherbim te ketyre qellimeve madhore.

Kercenime opozitar se do te ike baza amerikane nga Kosova, i servirur si nga politikane amerikane me programe te paqarta edhe prej tyre, ose konjukturiale, dhe nga vete opozita qe do vetem pushtet e jo perparim te vendit.

I nderuar R.B. Ata aty do t’i kesh, bazen amerikane dhe ushtaret amerikane, sido qe te mendosh ti, se ata kane edhe interesat e tyre strategjike afatgjate.

Megjtheate, te mencurit pergatiten per me te keqen. Nuk pranojne mendimin dhe veprimin e MIKUT, kur ai eshte ne demin tend, dhe pergatiten qe t’i dalin zot vete shtepise se tyre, mbasi ne se miku gabon nje here, dhe nuk e ka te rastit gabimin, ai do te beje perseri gabime ne demin tend.

Miku nuk te mban per mik kur je qurrash, puthadore e i pavlefteshem e i pa dinjiteteshem ne mbrojtje te vetevetes. Atij miku qe i pelqen qe t’i te jesh zvarranik, ai nuk eshte aspak mik per ty, dhe ti nuk je gje tjeter, vec nje zvarranik, pa kollone vertebrale, e behesh i pa vlefshem edhe per veten tende.

Kur une perdor emeritimin, apo etiketen “ti”, nuk kam parasysh ju personalisht, por kedo qe e quan mikun “mik” edhe kur ky vepron si armik.

Amerika eshte e do te jete aleat i shqipetareve, sepse interesat e saj perputhet me strategjine dhe interesat e kombit shqipetar e aspak per syte tane te bukur. Ka rendesi te kuptohet qe jo te gjithe politikanet amerikane do te jene pro shqipetare. Ata qe veprojne keq, per mosnjohje te se vertetes, ose jane ne sherbim te armiqeve tane, te nisur nga aresye qe ne shqipetaret edhe ndoshta nuk i dime, do t’u themi me respekt “jo”, dhe nje “jo” te fuqishme. Te mundohemi t’i bindim, e kur nuk degjojne interesin tone jetik, nuk kemi dhe nuk duhet t’i pranojme te bejne ate qe na demton.

Nuk ka perse te trembeni aspak, mbasi ne Amerike ka me shume forca progressive, qe vleresojne, perkrahin dhe ndihmojne ate qe ka te drejte, por ka edhe forca qe nuk dine se si te respektoje te drejtat e nje kombi qe lufton per nje te drejte qe i eshte mohuar ne shekuj si shqipetaret.

Shqipetaret e kane te sigurte territorin e te ardhmen e tyre, ne se ne si popull, nuk zgjedhim tregetare territoresh, qe te firmosin ne emerin tone duke i tregetuar ato.

Tokat shqipetare mund te ikin nga ne, vetem nga “lidere” te markes alla Esat Pashe Toptani, te cilet praktikisht i kemi edhe sot ne politike, e te gateshme te firmosin cdo tradhet, mjafte qe ne xhepat e tyre te futen ca para tek ta nga kriminelet nderkombetare, qe nderrojne vetem kostumet, por jo qellimeti

23 Tetor 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/10/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk