POPUJT E QYTETËRUAR NUK HEQIN DORË NGA E VËRTETA HISTORIKE E DOKUMENTUAR DHE PRANUAR BOTËRISHT

03
Jan
2024
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

(Greqia e sotme nuk gëzon asnjë të drejtë historike mbi emrin e krahinës ilire-shqiptare të Maqedonisë)
Të tjerët të vendosin për emrin e shtetit ku ne jemi autoktonë që nga krijimi i botës, këtë mund ta tolerojnë vetëm ata që heqin dorë vullnetarisht nga identiteti, kultura, gjuha dhe historia e tyre!
Faktorit ndërkombëtar duhet t’ia përkujtojmë se:
– pretendimet e Greqisë për emrin e Maqedonisë janë të pabaza;
– se rajoni me emrin Maqedoni, i cili aktualisht ndodhet nën Greqi, nuk është tokë greke, por tokë e pushtuar prej saj;
– t’ia përkujtojmë faktorit ndërkombëtar Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913, kur ajo pjesë e Maqedonisë (e Egjeut) është okupuar nga pushteti i atëhershëm i Greqisë (ndërsa pjesët tjera të krahinës së Maqedonisë janë pushtuan nga shtetet tjera fqinje, Serbia e Bullgaria);
– t’u rikujtojmë kancelarive të Europës se popullata vendëse e këtij rajoni, përgjatë gjithë historisë ka qenë me shumicë shqiptare, deri me ardhjen e grekëve, sllavëve dhe turqve në këto hapësira;
– t’ua bëjmë me dije se popullata autoktone e kësaj pjese të Maqedonisë është asimiluar, ose është shpërngulur me dhunë nga qytetet dhe vendbanimet e veta;
– t’ua paralajmërojmë se përfundimisht Greqia e sotme nuk gëzon asnjë të drejtë historike mbi këtë rajon, as mbi emrin e krahinës së Maqedonisë, në emër të së cilës thirret në të drejtën historike!
* * *
Mes mijëra argumenteve, dëshmive, dokumenteve dhe burimeve historike, në vazhdim japim disa prej tyre:
* Autori i lashtësisë Dionysius Periegetes në veprën e tij “Dionysii Orbis terrae descriptio” e përjashton Epirin dhe Maqedoninë prej kufijve të Akejve, apo të kështuquajturës “Greqi”.
*,,Grekët që sot pretendojnë se janë pasardhës të Perikliut dhe Sokratit nuk janë gjë tjetër veç një miks turqish, shqiptarësh dhe sllavësh.” (Jakob Philipp Fallmerayer, ”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters”).
* Diplomacia e SHBA është përpjekur që në vitin 1798 të krijojë shtetet (demokratike) të Ilirisë dhe Maqedonisë (atëkohë me shumicë absolute shqiptare), pas çlirimit të tyre nga Perandoria Osmane. (Shih në lidhje me këtë projekt: Xhon Adams, Presidenti i dytë i SHBA).
* Ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç: ,,Ne sllavët erdhëm në shek VII, shqiptarët erdhën edhe përpara romakëve”.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk