Popull shqiptar, kthjellohu ?!

17
Dec
2023
Shkruan: Elmaz Ademi

PAMFLET

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

A je duke e kuptuar se në ç’gjendje jemi katandisur nga propagandat e huaja dhe nga lajmet e rreme dhe krejt të pavërteta.
Nga propagandat e huaja dhe nga lajmet e rreme krejt të pavërteta, ndër ne është krijuar një situatë e koklavitur, si në politikë, në ekonomi, në kulturë, pra në të gjitha poret e jetës. Kjo gjendje e papërcaktuar, e krijuar në përditshmërinë tonë jetësore, po krijon një situatë poashtu të papërcaktuar në ndërgjegjen e popullit tonë.
Në popull po krijohet një amulli, një gjendje tallava, ku njerëzit nuk janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja, “ta ndajnë shapin nga sheqeri”, pra nuk janë në gjendje ta dallojnë vlerën nga anti-vlera. Në një shoqëri njerëzore, ku vlera dhe anti-vlera barazohen; në atë shoqëri krijohen barriera të pakapërcyeshme në zgjidhjen e problemeve, bëhen pengesë për ecje drejt ardhmërisë. Kosova në vitet e nëntëdhjeta, në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë, kishte statutin e autonomisë. Serbia mundohej me çdo kusht, që ta ruante sundimin (primatin) që kishte ndaj republikave, që e përbënin federatën jugosllave. Çdo Republikë që shprehte interesim për t’u ndarë nga federata, Serbia e sulmonte ushtarakisht.
Në atë kohë delegatët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në Kaçanik dhe e shpallën Republikën e Kosovës.
Pas shpalljes së Kosovës Republikë, (1990), nuk qëndruan pas aktit që ta jetësojnë, por ikën duke e lënë Kosovën, si një fëmijë të posalindur në mes të rrugës. Më vonë të gjithë këta delegatë u bënë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Në fillim të veprimtarisë, kjo parti nga masat e gjëra të popullit; u llogarit si një Lëvizje gjithë popullore, derisa nuk njihej programi i saj.
Kur programi ra në duart e masave të gjëra popuillore, u pa se ishte një program, që nuk lëviste shumë nga autonomia e Kosovës, në kuadër të Jugosllavisë. Edhepse Jugosllavia po shpërbëhej, Serbia synonte aty, që së paku ta ruante një mini-federatë, Serbi-Mali i Zi dhe dy krahinat ekzistuese, Kasovën dhe Vojvodinën. Në këtë kohë, nga një pjesë e vogël e popullit, nga disa Organizata ilegale si LPK, LKÇK etj, u vërejt veprimtaria denigruese e LDK-së. E ritheksoj se, në kohën kur cilado Republikë e federatës jugosllave, kërkonte largim nga ajo federatë, Serbia e sulmonte me ushtri.
-Në këtë situatë LDK-ja, në vend që ta organizonte popullin për mbrojtje, ajo doli me një qëndrim sa oportunist aq edhe utopik. “Nuk kemi nevojë të përgaditemi për luftë, sepse, Kosovën Republikë, do ta fitojmë me Marrëveshje”. Nga kjo ide, shprehje utopike Ibrahim Rugova e fitoi titullin “Gandi i Ballkanit”, një titull qesharak, për kohën dhe hapësirën. Mahmatma Gandi, udhëhiqte një shtet disa qindra miljonësh banorë, kishte një armik si Anglinë, me mijëra kilometra larg, kurse Kosova jo vetëm që është në kufi me Serbinë, por Serbia ishte edhe mbrenda Kosovës. Nga kjo lindë pyetja: A e dinte Ibrahim Rugova se Kosova nuk do të shpëtonte pa luftë?
Nëse e ka ditur, atëherë pse nuk u mor me pëergaditjen e popullit për luftë? Ai ishte e sigurt LDK-ja, se Kosova me statut të autonomisë në kuadër të mini Jugosllavisë, së aluduar nga Millosheviçi, nuk do të ishte përfshirë nga lufta? Në fund doli, që Ibrahim Rugova këto lojëra i kishte bërë,-siç thotë populli, “Pa hanxhinë”. Ibrahim Rugova e dinte se; “Nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë” (Populli).
Ai thoshte, por nuk bënte asgjë, as për Republikën as për Pavarësinë. Ecte nëpër botë, fliste për Pavarësinë e Kosovës, por këtë e bënte me leje të Sërbisë. Mund të bëhet pyetja: A ka mundësi të ndodh një gjë e tillë? Ekziston dyshimi dhe për faktin që, nuk dihej se çfarë pasaporte përdorte gjatë udhëtimit, kur nisej nga Kosova për në perëndim, apo vise tjera, kalonte nëpër terrizore të kontrolluara nga Serbia dhe nuk i hynte asnjë therrë në këmbë.
Ngado që shkonte, propagandonte, se në rast lufte Serbia do të bënte masakra ndaj popullit të pa armatosur të Kosovës.
Nga ana tjetër nuk merrte asnjë hap për ta armatosur Kosovën dhe popullin e saj. Kur kthehej në Kosovë thoshte:
“Nuk na duhen armët”?!
Kur bënte fjalë për luftën thoshte: “Nëse insistojmë që me luftë ta bëjmë Kosovën Republikë, do të duhet t’i llogarisim pesqindmijë të vrarë. Lind pyetja, sa humbëm nga propaganda e Ibrahim Rugovës, se: “Serbia do të bëjë masakra ndaj popullatës së pa armatosur”? Nga kjo ide disfatiste e Ibrahim Rugovës, nga Kosova u larguan pesqindmijë të rinj e të reja, të cilëve nuk do t’ua dijmë as varret.
Në Kosovë, Ibrahim Rugova, krijoi do “organe paralele” me ato serbe, pa asnjë fuqi mbrojtëse, dhe pa asnjë fuqi vendim-marrje. Organet të cilat i jepnin mundësi Serbisë, që ta zgjaste afatin e sundimit mbi Kosovën. I jepte mundësi, sepse Rugova thoshte: “Ne bisedojmë për shumë gjëra me qeverinë serbe, në mënyrë të barabartë”?!!!
-Të bisedosh, donë të thotë; të kërkosh rrugë zgjidhjeje për një problem. Kjo, nuk donë të thotë zgjidhje e problemit. Bisedimet për të zgjidhë një problem, mund të zgjasin me vite, o me dekada. Lindë pyetja, sa do të zgjatë biseda për Pavarsinë e Kosovës?!
Me kushtet që i kishte Kosova, dhe me qëllimet që kishte Serbia, bisedat do të zgjateshin pafundësisht.
Me të drejtë dhe me habi, populli bënte pyetjen: Si të barabartë, kur Serbia ka ushtri të organizuar, polici të organizuar, kurse Ibrahim Rugova shkonte në biseda me duart në xhepa,dhe ishim të barabartë, çudi?!
Ajo pjesë e pakicë e popullit, që e kuptonte këtë lojë të pistë të kësaj partie, pas një kohe të gjatë pritjeje, pa se nuk ka gjë prej saj, rroku armët. Rrokja e armëve nga kjo pjesë e popullit, jo vetëm qe e theu mitin, se nuk luftohet kundër Serbisë, por ja hoqi maskën, partisë që e bënte këtë lojë të pistë, LDK-së. Dalja në skenë e UÇK-së, më 28 Nëntor, 1997 e tmerroi Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.
Arsyeja nuk dihet; nga ajo që i dhimbsej populli, apo nga ajo që ja prishte lojërat, që i bënte me Sërbinë. Kjo situatë krijoi një gjendje jo të mirë psiqike te Ibrahim Rugova. Nga kjo gjendje e krijuar, nuk mundi të përmbahej, shpërtheu në akuza të rënda kundër UÇK-së. deklarata koti dhe krejt të pavërteta : “Ajo është dorë e zgjatur e Serbisë”, “Është pjellë e Serbisë”, “Janë terroristë, janë kriminelë e të tjera shpifje të turpshme si këto; ai madje kërkoi ndihmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, për t’i asgjësuar etj, etj.
Gjersa lufta përhapej në tërë Kosovën, aktiviteti i kësaj partie kundër UÇK-së intensifikohej gjithnjë e me shumë. Lufta kishte nevojë për mjete financiare, për këtë filloi formimin e Këshillave për finansim nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe jashtë Kosovës. Në të njëjtën kohë LDK-ja, formonte Këshillat e emergjencës. UÇK-ja me shumë mundime, dhe sakrifica, insistonte që ta armatos popullatën në Kosovë, LDK-ja organizonte delegacione, të cilat shkonin nëpër fshatra dhe qytete dhe u bënte thirrje ushtarëve që t’i dorëzonin armët dhe qytetarëve të mos e përkrahnin UÇK-në?!!!
Më e keqja është se, LDK-ja, aspak nuk insistoi që të afrohet me UÇK-në, që luftonte me armikun në terren, por formoi një ushtri të veten të quajtur “FARK” ( Forcat e Armatosura të Kosovës), të cilat qëndronin në Shqipëri, dhe pritshin kohëra më të mira për të shkuar në Kosovë, kështuqë, në këtë formë aspak nuk e shqetësonin Serbinë. Një pjesë e tyre, më vonë do të marrin pjesë në destabilizimin e Shqipërisë. Ibrahim Rugova nuk shkoi asnjëherë te familja e Adem Jasharit, kurse familja e Zahir Pajazitit nuk e pranuan për ngushllime, me akuzën se, ka kërkuar likuidimin e tyre.
Sa i përket qëndrimit të tij në Rambuje e dinë të gjithë pjesëmarrësit, por të gjithë heshtin, nuk flasin, nuk e dijmë pse?!!! Kur u kthyen nga Rambujeja rruga i çoi për në Shqipërinë e andej Drinit, atje nuk deshi të takohej me asnjë qeveritar të Shqipërisë. Pas përfundimit të takimit në Tiranë, të gjithë u kthyen rrugëve alternative në Kosovë, Ibrahim Rugova shkoi drejt në Prishtinë, pra u dorëzua te organet e Serbisë. Në atë kohë Prishtina ende ishte nën okupimin e serb. Nga Prishtina, së bashku me anëtarët e familjes dhe suitës meqë, përbëhej “me roje” nga disa miq të tij, shkoi në Beograd, prej aty së bashku me Sllobodan Millosheviçin, bënte thirrje që NATO mos e bombardonte Serbinë. Adhuruesit e tij edhe sot e kësaj dite, nuk e pranojnë se Ibrahim Rugova u dorëzua vetë te serbët, por thonë kinse, “serbët e kidnapuan”?!!!
Për më keq, ai asnjëherë nuk mori pjesë në varrimin e viktimave, nga masakrat që i bënte Serbia nëpër fshatrat dhe qytetet e Kosovës.
Pyesim veten me habi: Kë ta llogarisim dhe nderojmë si hero?!
Adem Demaçin, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Fehmi Ladrovcin e shumë të tjerë, të cilët e dhanë atë që e kishin më të çmuar; jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Apo, Ibrahim Rugovën dhe klikën e tij, të cilët gjatë kohës që digjej Drenica e Dukagjini Ortakolli dhe Shala e Bajgorës, zotëriu zgërdhihej në Beograd dhe së bashku me Sllobodan Millosheviçin mbante konferenca shtypi….
Popull shqiptar, kthjellohu!
A ka turp më të madh se, kur në mes të Prishtinës, qëndron lapidari i heroit Zahir Pajaziti, e përballë tij, disa metra qëndon më lart, portreti i Ibrahim Rugovës ironikisht duke qeshur, sikur i thotë: “Edhe të vdekur të survijojmë”!
A ka turp më të madh, ku ballë për ballë qëndrojnë varri i Adem Demaçit dhe varri i Ibrahim Rugovës?!
Adem Demaçi, i cili një jetë të tërë e çoi nëpër kazamatet jugosllave, për lirinë e Kosovës. Në kohën kur Ibrahim Rugova shëtiste nga njëri kolltuk në tjetri, duke i thurur vargje Kalit të Trojës, Titos.
Për ironi të fatit, varri i Ibrahim Rugovës ruhet njëzet e katër orë pa ndërprerë, me “roje nderi”?!!!
A ka turp më të madh, kur anëtarët e LDK-së nuk morën pjesë në varrimin e Adem Demaçit, me arsyetimin se nuk ka qenë në një vijë politike me Ibrahim Rugovën?!
A ka turp më të madh kur Komandantët e UÇK-së, dënohen në Gjykatën Speciale të Hagës, ndërsa, dëshmitarë janë disa qyqarë, vetëm anëtarët e LDK-së?!
-Pse, ja, pse: Xhim Piterfejdi në librin e tij “UÇK-ja” në faqen 242, shkruan: “Në Europë dhe në disa pjesë të departamentit të shtetit, ka pasur presion, për ta mbajtur Ibrahim Rugovën ende në këmbë, duke e shikuar si një udhëheqës të mundshëm në të ardhmen dhe marrëdhëniet me të, ia kaluan Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS, Javier Solana.
Pas fillimit të fushatës së bombardimeve, ata takoheshin rregullisht dhe një takim i rëndësishëm ishte ai i 18 Majit, 1999 kur u diskutuan strukturat e ardhshme politike të një administrate të Kombeve të Bashkuara, ku Ibrahim Rugova paraqiti një zotim për ta shtyrë për më vonë çështjen e Pavarsisë. Kurse, në faqen 273, po në të njëjtin libër shkruan: Lidershipi politik i këtyre guerilëve ishte i qartë dhe i bashkuar rreth veteranëve të LPK-së së Zvicrës, Veliut dhe Ahmetit dhe nuk kishte lider kolaboracionistë në Maqedoninë Shqiptare,-siç ishte Rugova në Kosovë; i cili mund të shpërqëndronte përpjektet për luftë”.
Situatë hiç më e mirë, nuk na paraqitet as në Shqipërinë e andej Drint.
Pas rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, në krye të politikës shqiptare erdhën persona të pandërgjegjshëm sa i përket çështjes së kombit. Personaliteti i Sali Berishës, ka qenë i dyshimtë që nga fillimi i veprimtarisë së tij. Me parullën; “Të shkatërojmë çdo gjë komuniste”, u vërejt qëllimi armiqësor i tij ndaj Shqipërisë. Shkatëroi ekonominë ekzistuese, mbylli fabrikat dhe uzinat, të gjithë ata punëtorë mbetën në rrugë. Krijoi skemat piramidale, e zhvati popullin dhe gjithë atë kapital e nxori jashtë Shqipërisë duke e lënë popullin në mjerim. Shkatërroi sistemin e arsimit. Shkatërroi Ushtrinë dhe sistemin e Sigurimit, të cilat me shumë mund i krijoi Shqipëria. Armiqtë duke e parë dobësimin e Shqipërisë, duke e parë paaftesinë e mbrojtjes së kufijve e sulmonin ku mundnin. Sali Berisha, pasi i kishte zhveshur ushtarët e kufirit nga forca mbrojtëse, nuk kishte të drejtë t’u kërkonte llogari, kur ndodhte ndonjë vrasje. Atëherë, shkonte atje dhe i shpallte heronjë. Ky ishte një mesazh nga Sali Berisha për çdo shqiptar: kush dëshiron të bëhet hero, le të shkonte të bënte gjumë në kufi; kujtojmë rastin e një sulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.
-Me shpërthimin e Luftës Çlirimtare në Kosovë, u shpalos edhe më qartë fytyra armiqësore e Sali Berishës ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar në tërësi. Bashkësia ndërkombëtare i vuri embargo Serbisë. Sali Berisha, as që e respektoi këtë vendim, e ndihmoi Serbinë me naftë dhe me gjithë çka mundi. Kurse, luftës në Kosovë i nxirrte barriera përpara. Njerëzit që e përfaqësonin UÇK-në ose që i ndihmonin, i burgoste ose i likuidonte, si rasti i Remzi Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe të tjerë…,-përkrahësit e UÇK-së në Shqipëri, hapur dhe tinëzisht i asgjësonte siç ndodhi akti me familjen atdhetare të Haklajve; sepse ata ishin pengesa kryesore e realizimit të planeve anti-kosovare të Sali Berishës.
Nga ana tjetër lejoi krijimin e një ushtrie paralele me UÇK-në, nga ana e qeverisë Rugova-Bukoshi. Ushtri e cila nuk tentoi asnjëherë seriozisht, të shkonte të bënte luftë çlirimtare në Kosovë, pikërisht ku bëhej lufta, por, “çuditërisht” priste kohëra më të mira. Një kontigjent i udhëhequr nga Tahir Zemaj, depërtoi në zonën e Dukagjinit; aty e vendosi “Shtabin e Farkut”. Shtab legal, në kohën kur ushtarët e UÇK-së, nuk duhej të dëgjoheshin edhe kur ecnin. Së shpejti dezertoi nga lufta,- paturpësisht iku, në Shtab la një arsenal të mirë armatimi, disa ushtarë të UÇK-së i la të plagosur, të cilët Serbia më vonë i pushkatoi, la gjithashtu shumë armë, miell, e shumë gjëra tjera, të cilat i mori Serbia. Pas dezertimit nga lufta, askush nuk i kërkoi llogari, as për tradhëti,-e, as për dëmtimin e pasurisë kombëtare. Në vend që të jepte llogari dhe të merrej në përgjegjësi, ai me të arritur në Shqipëri u dekorua me çmim të lartë nga gjenerali i tij, Ahmet Krasniqi. Pavarësisht, nga rrethanat, populli tradhëtinë e dënon. Ahmet Krasniqi u vra, sepse nuk e kishte ushtrinë për ta dërguar në luftën e Kosovës, po e kishte për ta destabilizuar Shqipërinë. Paastaj, në Tiranë u vra Azem Hajdari, pasi kishte deklaruar: “UÇK-ja, gjegjësisht FARK-u, do të marshonte në Tiranë”, ishte ai i cili thërriste në Tropojë: “U burra t’i kapim armët e të nisemi drejt Tiranës” të rrëzojmë qeverinë e Tiranës. -Këto ishin thirrjet më ogurzezeza që, mund të bëheshin në kohën kur në vjeshtën e vitit 1998, Kosova po luftonte për jetë e vdekje, kur po digjej në luftë me shkja, po të arriheshin qëllimet e tyre, klika e Sali Berishës do ta fuste si mos më keq në luftë civile Shqipërinë, u pa pastaj që, edhe kufoma e Azem Hajdarit, u keqpërdor nga Sali Berisha dhe PDSH-ja, pë ta destabilizuar Shqipërinë.
Në këtë lojë të pistë morën pjesë edhe ushtarët e
FARKU-t.
Edhe këtu lindë pyetja: Kë ta nderojmë si hero?
Dezertorët e luftës, gjeneralët që pritshin kohëra më të mira, për të marrë pjesë në Luftën Çlirimtare të Kosovës, ndërsa, po at që nuk pritonin të merrnin pjesë në lojërat e pista të Sali Berishës, për ta destabilizuar Shqipërinë. Destabilizimi i Shqipërisë nuk bëhej pa qëllim. Ata ishin të vetëdijshëm se destabilizimi i Shqipërisë, ishte një lehtësim i madh, shpërblim për Serbinë. Atëherë, Shqipëria do të merrej me hallet e veta, nuk do të kishte kohë të merrej me Kosovën. Apo t’i nderojmë si heronjë, ata që vullnetarisht e vunë në rrezik jetën e tyre në dobi të kombit dhe Atdheut si: Dilaver Goxhaj,Tahir Sinani, Adem Shehu, Komandant, “Teli” etj. etj. Të cilët edhe sot e kësaj dite, nuk janë të qetë as nga pushteti as nga Tribunali i Hagës, as sot e kësaj dite familjet e tyre nuk nderohen as ndihmohen me asgjë nga shteti?!!!
Një qëndrim jo miqësor ndaj Kosovës, shpesh po paraqitet edhe tani nga qeveria e politikanit të moderuar Edi Rama. Pas luftës, kur Kosova përpëlitej që të mëkëmbet, nga qeveritë shqiptare, të udhëhequra herë nga Berisha, e herë nga Rama, Kosovës i bënin pengesa politike e ekonomike. Kjo ndodhte kur Serbia investonte miliona euro, për ta mbajtur gjallë shpirtin nacional të sërbëve ne veriun e Kosovës. Qeveria shqiptare nuk bëri as përpjekjen më të vogël për t’u dhënë krah shqiptarëve të Kosovës Lindore apo shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre në Maqedoni.
-Edhe më keq paraqitet situata në mes Kosovës dhe Shqipërisë, pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, ku fitues doli Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti. Me ardhjen në pushtet, Albin Kurti vendosi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Hapi i parë drejt zbatimit të vendimit, ishte ndalimi i përdorimit të tabelave të makinave, të lëshuara nga qeveria serbe. Për këtë hap të qëlluar dhe të drejtë nga qeveria “Kurti 2”, Serbia kërcënohej me luftë, madje, ajo afroi forcat ushtarake në kufirin me Kosovën. Opozita kosovare në vend që t’i jepte përkrahje Albin Kurtit drejt realizimit të qëllimit, ajo doli me kritika të ashpra se: “Kurti donë të na fusë në luftë, donë të na prishë me aleatët, Kurti nuk duhet të merret me gjëra të vogla si problemi i tabelave, etj, etj”.
-Qëndrim ky, sa i palogjikshëm aq edhe armiqsor.
I palogjikshëm, sepse problemi i tabelave u duket i vogël dhe aspak nuk u shkon ndërmend, se për këtë problem të vogël, Serbia ishte në gjendje të fillonte luftën. Armiqësor, sepse lejojnë sundimin e ligjit të Sërbisë në Kosovë, duke mos dëshiruar sundimin e ligjit të Kosovës të vendosur nga qeveria e Albin Kurtit.
Qeveria shqiptare, në krye me Ramën, në vend që t’i drejtohej Vuçiqit me të njejtat masa, ai nuk u mor aspak me Vuçiqin, por, Edi Rama shkoi në Prishtinë, për ta bindur Albin Kurtin që ta tërheq vendimin e marrë. Me këtë qëndrim, Edi Rama e mohoi Kosovën si tokë shqiptare dhe si problem shqiptar. Edi Rama, në vend që të ecë, me të njëjtin hap, me të cilin ecë Vuçiqi, ky bën të kundërtën. Kur Vuçiqi kërkon asosiacion komunash sërbe në tokën shqiptare; Rama nuk është në gjendje të kërkon asociacion komunash shqiptare në tokën shqiptare. Nëse, Vuçiqi kërkon asociacion komunash serbe në veri të Kosovës, Rama duhet të kërkon asociacion komunash shqiptare në Kosovën Lindore dhe për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi etj. Problemi është i njëjtë, nëse Vuçiqi mbronë interesat e sërbëve, Rama duhet t’i mbrojë interesat shqiptare.
-Por jo, Rama bëri të kundërtën, akuzoi Albin Kurtin, dhe e përkrahi Vuçiqin, duke iu bashkuar projektit serb për themelimin e Ballkanit të Hapur, projekt i cili e la Kosovën jashtë. Edhe kësaj radhe Rama, e la Kosovën jashtë, sikur nuk është tokë shqiptare. Është jo logjike, qëndrimi i Qeverisë Shqiptare, dhe i opozitës ne Kosovë, sa i përket vendimit të Albin Kurtit për asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kur Albini nuk pranonte ta nënshkruante formimin e tyre, e akuzonin rëndë. Tash, që pranon ta nënshkruan një asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe vetëm nëse ky asociacion kalon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, prapë akuzohet. Mirë është të tregojn se çka duan këto?!!!…
-Kjo është dëshmi e qartë, për qëndrimin e qeverisë, “Kurti 2”, për asociacionin njëetnik që Serbia po e kërkon
Edhe më e zymtë paraqitet situata në Maqedoni.
Me rastin e shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë nga Serbia, në vitet e nëntëdhjeta, në ceremoni mori pjesë edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Pjetër Arbnori. Në fjalën e rastit ai tha, citoj: “Jam i lumtun që gjindem këtu, në këtë moment historik për Maqedoninë”!… Shprehja e tij më tingëlloi keq në vesh, dhe thashë me vete: Enver Hoxha nuk paska dënuar njerëz të pafajshëm,-siç po thotë dikush. Ky zotëri mezi paska pritur momentin që ta shprehë kënaqësinë, kur një shtet tjetër, kyshtet që ia shkëputë, një pjeë të tokës dhe një pjesë të popullit të Shqipërisë.
-Pas shpalljes së Maqedonisë, Republikë kinse me sistem demokratik, filluan të lindin partitë politike, si këpurdhat pas shiut. Te populli shqiptar, edhe pse me statut të pazgjidhur, u formua Partia e Prosperitetit Demokratik. Si në Kosovë edhe këtu në Maqedoni, formimi i kësaj partie, u prit me një entuziazëm të madh, u kuptua si një Lëvizje gjithëpopullore, e menduar si një forcë, e cila do ta zgjidhte problemin e shqiptarëve në Maqedoni.
-Deputetët e Kosovës në vitin 1990, e shpallën Republikën e Kosovës dhe ikën.
Në Maqedoni, e mbajtën Referendumin, për Autonomi Politiko-Teritoriale, dhe e lanë që të vdes, pa u krijuar asnjë dhimbje. Pasi nuk deshën që ta realizojnë, Autonominë, u orientuan nga shtetformimi, pra, ta fitojmë statutin e shtetformimit. Pa e vu logjikën në përdorim, se shqiptarët janë shtetformues në Maqedoni, duan apo nuk duan maqedonët. Maqedonia në bashkësinë ndërkombëtare deklarohet se i ka dy milionë e njëqind mijë banorë. Ky numër bëhet me shqiptarët, pa shqiptarët është shumë ma pak. Më e keqja është se, pas kësaj lindën edhe parti tjera në mesin shqiptar. Populli shqiptar me statut të pazgjidhur, pra me statutin e robit, në vend që të unifikohet, ai u përça skajshmërisht, nga formimi i partive të ndryshme politike.
Ku shihet armiqësia e partive politike, kundrejt interesave të popullit shqiptar.
-Çdo parti politike që formohet ka një qëllim, ka për qëllim të merr pushtetin dhe të sundojë me atë pushtet.
Lind pyetja: a ekziston pushtet te shqiptarët e Maqedonisë? Jo, pushteti është në duartë e maqedonëve. Atëherë, a ka logjikë, që partitë politike shqiptare, të fërkohen dhe të luftojnë mes vedi, për të marrë diçka që nuk ekziston për ‘ta. Kjo tregon se, elita politike shiptare, qëllimisht nuk lejonte krijimin e një Komiteti Kombëtar, i cili do të angazhohej drejt zgjidhjes së statutit të shqiptarëve, por lejonte formimin e partive politike, të cilat paraqiteshin me ide të ndryshme për çdo problemi. Si për shembull, delegacioni i formuar nga partitë politike shqiptare, i cili shkoi të bisedonte me qeverinë maqedone, për realizimin e Autonomisë. Atje u paraqitën me ide të ndryshme, pra të përçarë, një palë ishte për realizimin e menjëhershëm të Autonomisë, kurse pala tjetër ishte për zgjidhje hap pas hapi. I njëjti veprim si në Kosovë kur drejtonte Ibrahim Rugova. Të zgjedhurit e partive politike, bisedonin me organet e qeverisë maqedone, por pa fuqi vendim-marrje. Qeveria Maqedone i realizonte qëllimet e veta pa i pyetur shqiptarët, por për çudi gjithmonë merrte pëlqimin e shqiptarëve?!!!
Të pakënaqur nga qëndrimi i partive politike, populli shpërtheu në kryengritje. Këtu, kemi një dallim nga lufta në Kosovë. Gjersa në Kosovë, bëhej luftë për liri dhe pavarësi, në Maqedoni filloi lufta për liri dhe bashkim me Kosovën, por kjo shumë shpejt reflektoi negativisht, apo devijoi nga ideali i popullit, nga luftë për liri dhe bashkim, degradoi në luftë për të drejta njerëzore, bile edhe më pak.
Komunikata nr. 6 e UÇK-re, thoshte: “UÇK-re, lufton për ruajten e integritetit të Maqedonisë”.
-Ky akt politiko-ushtarak, politikanët dhe krerët e UÇK-së, i shtyu drejt rrugës së tradhëtisë kombëtare.
-Ndërhyrja e bashkësisë ndërkombëtare e ndërpreu luftën. Ndërprerja e luftës solli “Marrëveshjen e Ohrit”, ku shqiptarët, përveç premtimeve nuk fituan asgjë. Shqiptarët, mbetën me lëvdatat e partive politike, se fituam shumë. Në realitet shqiptarët fituan: vdekjen e një numer të konsideruar të rinjësh, fituan djegie dhe shkatërim të shtëpive dhe objekte tjera të rëndësishme, fituan nënçmim, dorëzim armësh, fituan venitjen dhe humbjen e Identitetit, fituan eliminimin e një numri të panjohur të shqiptarëve, duke pranuar bashkëjetesën me përqindje.
-Formimi i partisë politike nga kreu i UÇK-së, u mundësoi atyre që të bëhen pjesë e qeverisë maqedone. Me hyrje në qeveri menduan se Maqedonia u bë e tyre dhe aspak nuk u shkonte ndërmend se, Maqedonia nuk u bë e tyre, por këto u bënë të Maqedonisë. Për çudi, serbët qofshin ata të Kosovës, qofshin ata të Bosnjës, kudo që shkojnë flasin për serbë dhe për Serbi. Shqiptarët e kyçur në Institucionet e Maqedonisë, flasin me një zell shum të madh për Maqedoninë, më zell më të madh se vet maqedonët. Bujar Osmani, si Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë, shkon në Bullgari, atje bisedon me qeverinë bullgare për heqjen e barrierave, të cilat e pengojnë Maqedoninë që të anëtarsohet në bashkimin europian. Sikur bullgarët t’i bëjnë pyetje, po ti cilit nacionaliteti i takon? Nuk e dimë si do të përgjigjet. Po, Talat Xhaferi, si kryetar Kuvendi, ç’dallim ka prej maqedonasit që ishte në të njëjtën detyrë para tij.
-Në Marrëveshjen e Prespës; Maqedonia, mori vendime për ndryshimin e emrit dhe përbërjen e strukturës së popullatës brenda saj, pa pjesëmarjen e shqiptarëve. Aty, Maqedonia fitoi shtetin dhe integritetin, kurse politikanët shqiptarë u deklaruan se, çështja nacionale mori fund. Maqedonia e zgjidhi çështjen nacionale, krijoi shtetin maqedon me bazë sllave dhe me popullatë sllavo-maqedone. Në opinion u deklarua se: Maqedonia ësht shtet i qytetarëve. Kjo donë të thotë se Maqedonia është shtet sllav, me popullatë pa Identitet. Që ta kuptojmë sa më qartë, largimin e shqiptarëve të Maqedonisë nga Identiteti Shqiptar, do të marim shembull veprimin e serbëve të Kosovës. Pesë përqind e serbëve të Kosovës e kanë bllokuar qeverinë e Kosovës. Lind pyetja si? Serbët e Kosovës të bashkuar e formojnë një delegacion, e çojnë në Beograd. Atje, ulen së bashku me qeverinë e Serbisë; i shtrojnë problemet në tavolinë, përpilojnë plane, dhe marrin vendime, sesi të dominojë Beogradi mbi Prishtinën.
-Përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë, shkojnë në Prishtinë dhe në Tiranë. Shkojnë, po nuk shkojnë me bindje dhe shpirt shqiptari, se Tirana duhet të dominon mbi Shkupin. Shkojnë, po si shkojn?! Shkojnë si rivalë, pra, shkojnë të konvertuar politikisht si maqedonas.
Çurçilli, dikund thotë: “Nëse një popull nuk mëson nga e kaluara e tij historike, ai është e detyruar të përsëritë historinë”. Neve, po na përsëritet historia, por këtë radhë me një skenar shumë më të keq. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit, fuqitë europiane në marrëveshje me perandorinë turke, deshën t’ia falin Malit të Zi Plavën dhe Gucinë; populli shqiptar iu përgjegj me kryengritje.
Në vitet 1912-’13 kur fuqitë e mëdha imperialiste, shkëputën pjesë të tëra nga trungu i tokave shqiptare dhe ia falën Serbisë, populli shqiptar përsëri iu përgjegj me kryengritje, pra me luftë, për t’i mbrojtur ato. Edhe në kohën e luftës së dytë botërore, ndaj padrejtësive të tilla populli shqiptar u përgjigj me luftë. Siç po shihet gjatë gjithë historisë së Shqipërisë, vullneti, gjaku dhe ideali për liri dhe Bashkim Kombëtar nuk ka munguar, nuk ka shteruar, por, as nuk është venitur, përkundrazi gjithmonë ka ardhur duke u rritur dhe forcuar.
-Sot, po na ndodh një tragjedi kombëtare, që nuk na vjen krejt veç nga të huajt, por aksidentalisht, po na vjen dhe nga vetja. Pavarësisht se, edhe tani të huajt po vendosin kufij të rinjë mbrenda tokave shqiptare, ata kurrë në asnjë epokë të historisë sonë të përgjakshme, nuk kanë mundur as do të munden të vënë kufijë shpirtërorë, nuk munden t’ua marrin të drejtën shqiptarëve që të mendojnë dhe të veprojnë drejt, dhe ta thonë atë që mendojnë, ta kërkojnë atë çka është e tyre dhe mesiguri që herët apo ca më vonë do ta fitojnë. Por, mjerisht sot kjo nuk po ndodh me të gjithë shqiptarët. Ka një numër prej tyre që kanë orekse të lakimve si mizat, që janë edukuar në frymën e “vëllazërim-bashkimit” titist, që edhe më vonë janë zhytur në frymën kundërmuese të multi-kulturës dhe të multi-etnicitetit, ku, tek ata, fryma e atdhetarizmit ka mbetur nga qafa e lartë. Gjatë luftës në Kosovë, u krijuan dy rryma, njëra ishte kundër luftës së armatosur, tjetra pro-luftës së armatosur, fundi ishte; bile u arrit një gjysmë-liri e Kosovës, vlerësimi i drejtë i veprimtarisë së këtyre dy rrymave i mbetet historisë.
Në Maqedoni, lufta u udhëhoq nga njerëz që, çështjen nacionale e kishin nga qafa e lartë, njerëz butakë dhe jokorrizorë. Këta njerëz, u joshën dhe u dominuan, jo vetëm nga sllavët, por edhe nga elita politike e shtetit shqiptar, dhe nga klasa pacifiste e Kosovës, nga ndikimi i tyre e ndryshuan tërë kursin e luftës. Nga lufta për liri dhe bashkim me Shqipërinë, në luftë për krijimin e shtetit maqedon dhe integrimi i shqiptarëve mbrenda këtij shteti. Lufta përfundoi me një Marrëveshje e quajtur, “Marrëveshje e Ohrit”, e cila veçse, i dëmtoi shumë shqiptarët. Shteti maqedon nuk pësoi asnjë ndryshim, por edhe pozita e shqiptarëve nuk ndryshoi për të mirë, por ndodhi e kundërta. Sikur kjo luftë të sillte ndryshimin e gjendjes reale të shqiptarëve, si jetësimi i Autonomisë Politiko- Teritoriale, apo federalizimi i Maqedonisë, atëherë do ta mernim guximin të thoshim se, shqiptarët derdhën gjakun por fituan dicka. Po, kështu siç jemi, çka fituan shqiptarët me Marrëveshjen e Ohrit?!!!
Pa u realizuar asnjë pikë e Marrëveshjes, Ali Ameti i dorëzoi armët. Dorëzoi dhe një pasuri kombëtare, për të cilën nuk i dha llogari askujt, po më e keqja është se, as nuk i kërkoi llogari askush. Pranoi të jetojë me përqindje, pranoi të jetojë si pakicë e asnjëherë i barabartë me maqedonët.
Sipas komunikatës numër gjashtë të UÇKre ku thuhet: UÇK-re, lufton për ruajtjen e integritetit të Maqedonisë. -Po, për të njëjtin qëllim luftonte edhe ushtria maqedone.
-Pas përfundimit të luftës, ushtarët maqedonas e morën statutin e çlirimtarit, u shpërblyen dhe u dëmshpërblyen, kurse luftëtarët shqiptarë, çfarë statuti morën?!
-Ata, u tradhëtuan nga nga udhëheqësit e tyre dhe u detyruan të luftojnë për integritetin e shtetit maqedon, fituan titullin terroristë dhe si shpërblim; fituan ndjekjen, persekutimin dhe zhdukjen.
Të gjitha gjërat për të cilat krekosen politikanët, se kemi arritur shumë si: shtetformues, gjuhë zyrtare, flamurin, univezitetin etj; të gjitha janë në kuadër të shtetit maqedon, dhe zbatohen, aq sa të lejon shteti maqedon. Si duket nuk kemi asgjë shqiptare.
Marrëveshja me Greqinë, që njihet si “Marrëveshja e Prespës”, është njëra nga Marrëveshjet më skandaloze. Në këtë Marrëveshje, Maqedonia ruajti kufijt me karakter sllavë, ruajti gjuhën maqedone si gjuhë zyrtare e shteti, ruajti identitetin maqedon.
Ndryshoi emrin në:Maqedoni e Veriut. Të gjitha këto, i bëri pa i pyetur shqiptarët dhe pa pjesëmarrjen e tyre. Pas përfundimit të kësaj marrëveshje, Ali Ahmeti deklaroi: “Ne nuk morëm pjesë në këtë Marrëveshje, sepse nuk kemi problem me Idenitetin, me këtë çështja nacionale mori fund dhe ideja e bashkimit, sipas tij, vdiq. Ali Ahmeti që herët ka hequr dorë nga çështja nacionale në Maqedoni. Që nga Marrëveshja e Ohrit, kur u bë pjesë e qeverisë. Ky e identifikoi popullin me vedin, mendoi se me pjesëmarrjen e tij në qeveri, problemi shqiptar u zgjidh. Që atëherë, ai filloi të flet për Maqedoninë si shtet i qytetarëve, për një shtet multi-etnik dhe multi-kulturor, pa i analizuar divergjencat në mes popujve. Kjo bindje m’u forcua edhe më tepër, me mospjesëmarjen e tij në Marrëveshje me Greqinë. Po të ekzistonte problemi shqiptar, ai si një përfaqësues i dinjitetshëm dhe me Identitet të shëndoshë Kombëtar, do të merrte pjesë e do ta mbronte me këmbënguljë të drejtën e popullit shqiptar. Maqedonët që e llogaritën si problem, morën pjesë në Marrëveshje, ku krijuan, Shtetin edhe Identitetin. Shqiptarët mbetën qytetarë të Maqedonisë pa Identitet. Ndërrimi i emrit të Maqedonisë, është element tjetër që e vërteton qëndrimin anti-popull të Ali Ametit. Maqedonia, nuk e ndërroi emrin, Maqedonia mbetet Maqedoni, qoftë e jugut, qoftë e veriut, ajo mbetet Maqedoni, e shfrytëzuar vetëm nga elementi sllav.
Do të ishim të pajtimit, sikur Maqedonia të zgjidhte një emër që do të ishte i pranueshëm nga të gjithë. Ta marim si shembull Zvicrën. Besoj se, problemi i Zvicrës së asaj kohe, ka qenë i ngjajshëm me këtë të Maqedonisë sot. Besoj se, edhe gjermanët, francezët, italianët në atë kohë do të kishin pasë dëshirë që, ai territor të quhej, Gjermania Jugore, Franca Veriore, Italia Lindore. Por, kjo nuk e zgjidhte problemin dot; prandaj, gjetën një emër, që ishte i pranuar nga të gjithë, Zvicër. Në shtetin e formuar, Zvicrër, të gjitha nacionalitetet, kanë një lloj autonomie, dhe të gjitha gjuhët e nacionaliteteve janë gjuhë zyrtare. Maqedonia nuk e ndërroi emrin, mbeti Maqedoni me baza sllave, por nuk e ndërroi as qëndrimin ndaj shqiptarëve. Shqiptarët mbetën një popullatë amorfe prej njëzetë përqind, 20%, që as nuk duhet të shtohet e as nuk duhet të paksohet. Kjo shifër, mbrohet me këmbëngulje nga maqedonët, në përkrahje edhe nga politikanëve shqiptarë. Kërkesa e Bullgarisë, që në Kushtetutën e Maqedonisë të përfshihen edhe bullgarët, jepet mundësia që të përmirsohet edhe statuti i shqiptarëve, pra, të hiqet termi njëzetë përqindëshi për shqiptarët. Bujar Osmani, si Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë, deklaroi se, kjo kërkesë e shqiptarëve nuk është në agjendë. Duhet të zgjidhet problemi i bullgarëve, dhe të hapet rruga e Maqedonisë për në Bashkimin Europian. Kur bullgarë do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, ata do të përfshihen si popull, jo si numër, jo si përqindje. Siç shihet, shqiptarët edhe më tej mbeten shifër e pandryshuar. Për ta ruajtur status-cuon, Ali Ahmeti, e forcoi pushtetin e tij në shërbim të pushtetit maqedon, duke afruar afër vetes njerëz të bindjeve të njejta si: Talat Xhaferi, Bujar Osmani, Teuta Arifi, Ermira Mehmeti, Artan Grubi etj; personalitete të cilët edhe gjatë luftës ishin kundër luftës, e pro-Maqedonisë.
Me këtë plejadë politikanësh, Ali Ahmeti arriti që t’i eliminonte nga skena politike, jo vetëm, por edhe nga jeta luftëtarët e vërtetë të lirisë. Duke u bazuar në këto veprime, lirisht mund të themi se pas luftës maqedonët fituan gjithçka, kurse shqiptarët humbën gjithçka.
Ta bëjmë një krahasim, nga viti 1990-2001, të gjithë maqedonët e dënuar politikisht nga sistemi jugosllav, u dëmshpërblyen. Shqiptarët vazhduan ta mbajnë nofkën, armiq të shtetit dhe nuk u shpërblyen. Qindra dhe mijëra shqiptarë, që vuajtën nëpër burgjet jugosllave si; Memet Gega, Rafi Halili, Zaim Beqiri, Shefit Ilazi, etj. nuk u shpërblyen e as nuk u dëmshpërblyen. Nga 2001 deri më sot, të gjithë maqedonët që pësuan nga lufta e 2001-shit, u pensionuan dhe u shpërblyen. Nga 2001 e deri më sot, asnjë ushtar i vrarë, dhe asnjë familje e dëmtuar shqiptare, nuk është pensionuar, apo shpërblyer. Pse maqedonasit u shpërblyen e shqiptarët, jo?! Gjatë luftës kur në krye të çlirimtarëve ishte Ali Ahmeti, nga pushteti maqedonas, quheshin terroristë. Pas luftës ky statut i terroristit, iu hoq vetëm Ali Ahmetit dhe klikës së tij, të tjerët mbetën terroristë. Pse ndodhë kjo?
-Sepse, Ali Ameti nuk e shiti vetëm trupin por edhe shpirtin te maqedonët. Si i tillë ai i mori të gjitha shpërblimet që u takonin shqiptarëve, dhe u bë patriot maqedonas, kurse luftëtarët e tij mbetën terroristë. Edhe sot kur partia e ,,Dinjiteti” e Stojancës, kërkon dëmshpërblim nga shtatëdhjetë mijë euro, për çdo maqedonas të vrarë apo të dëmtuar, BDI-ja heshtë, heshtja është pajtim. Kështu, çlirimtarët shqiptarë vazhdojnë ta mbajnë edhe më tej nofkën e rrejshme terroristë, si dhuratë nga Komandanti i tyre?!!!
Është e nevojshme që, si në Kosovë edhe këtu në Maqedoni, të tërheqim një paralele, që ta ndajmë, “Shapin nga sheqeri”.
T’i quajmë heronjë ata që nënshkruajnë çdo lloj Marrëveshje, që është në dëm të popullit shqiptar dhe të tokave shqiptare dhe shfrytëzojnë çdo përfitim nga pushteti maqedon, apo t’i quajmë heronjë të vërtetë, ata që e dhanë dhe më të shtrenjtën që kishin, jetën e tyre, për ta jetësuar idealin shekullor të popullit; Bashkimin, pa shfrytëzuar asnjë përfitim si: Mehmet Gega, Rafi Halili, Rrahim Neziri, Shefit Ilazi, Tahir Sinani, Komandant, “Teli” e qindra e mijëra të tjerë.
Popull shqiptar, kthjellohu!
Kthjellohu dhe mobilizohu, kundër të këqijave që po na paraqiten si sëmurje të panjohura, dhe të pa ditura se nga po na vijnë. E keqja vjen edhe andej, kah nuk e pret. Sot popullit shqiptar, një e keqe i vjen dhe nga besimi shpirtëror,-pra, nga feja. Kemi qenë në njohuri se shumë klerikë fetarë shqiptarë reaksionarë kanë qenë në shërbim të pushtetit jugosllav. Shërbimi i tyre ndaj pushtetit në fuqi ishte individual. Sot shërbimi i besimeve ndaj qeverive të huaja, sikur ka marrë karakter institucional. Sikurse partitë politike, që janë pozicionuar kush më shumë e kush më pak, në shërbim të qeverive të huaja; edhe besimet fetare kanë marrë një pozicionim të tillë. Sot, besimi Islam është politizuar aq shumë, ka hyrë në shërbim të qeverive të huaja, aq shum sa në masat e gjëra popullore është krijuar dyshimi, të besojmë, apo të mos i besojmë?! A ka bazë ky dyshim i krijuar në popull, veçanërisht te populli shqiptar?! Mbështetur nga një dokument top-sekret i qeverisë së Serbisë ku thotë: “Të gjtha bashkësitë islame të Bosjnës, të Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Serbisë, i kemi nën kontroll ne; dhe të gjitha janë të orientuara që të mbledhin fonde, dhe të ndërtojnë xhami në vendet më të frekuentuara dhe në oborret e tyre të ndërtojnë shkolla (mejtepe) për mësimin e fëmijëve”.
-Të shohim sa është në shërbim të këtij urdhëri Bashkësia Islame e Maqedonisë?! Populli shqiptar në Maqedoni është popull social, pra 80% e popullatës shqiptare është i papunë. Si i tillë nuk ka mundësi që të ndërton objekte si janë xhamitë, që kushtojnë miliona euro. Gati çdo javë apo muaj njoftohemi përmes mjeteve të informimit se, në filan fshatin apo filan qytetin lëshohet në përdorim xhamia e re. Për çudi, aty do të shohësh një numër klerikësh, të cilët deklarohen shqiptarë, por aty nuk e thonë asnjë fjalë shqip. Secili prej tyre, reciton diçka në gjuhën arabe, sipas stilit që e ka mësuar. Lind pyetja, nga vijnë këto para?! Këtë e kanë për obligim të na tregojn klerikët muslimanë. Sa është i realizuar plani serb në këtë drejtim? Në Maqedoninë e Veriut, ky plan i Serbisë realizohet 100%. Në çdo fshat, përpos xhamisë ekzistuese, është ndërtuar dhe xhamia tjetër e re, kjo po ndodh edhe në qytete, është e njëjta situatë. Rrugës do të hasësh fëmijë të moshave të ndryshme, të veshur në stilin turko-arab, me një ,,musaf”, poashtu, në gjuhën arabe shkojnë në xhami, ku ju flitet arabisht për kulturën turko arabe, varësisht nga financuesi. Më herët fjala “selamë”, arabisht dëgjohej vetëm nga mosha e vjetër, tash kemi filluar ta dëgjojmë edhe nga rinia. Nga klerikët propagandohet mbajtja e ,,hatmeve” e ,,mevludeve”, që janë ca këngë-bejte, poezi apo prozë arabe; ku së paku katër apo pesë herë theksohet Sulltani. Nga një pjesë e rinisë shqiptare,për çdo vjet festohet ditëlindja e Muhamedit, kurse për Skënderbeun, nuk duan të dëgjojnë?!!!
Në një sure të Kuranit thuhet: “Zoti ka çuar njeri të shenjtë (Pejgamer) te çdo popull i botës, me qëllim që rrugën e Zotit, ta tregon në gjuhën e atij populli, që ta kupton ai popull”. Lind pyetja, a ka çuar Zoti, njeri të shenjtë (Pejgmer) te shqiptarët? Asnjë hoxhë nuk jep një përgjigje të sakt. Ndonjëri thotë: “Ja, që është Muhamedi. Kur i thua se, ai është arab e nuk është shqiptar, hoxha heshtë, nuk të jep përgjigje. Siç shihet nga klerikët e deklaruar si shqiptarë fshihet dhe mohohet profeti shqiptar. Duke i mohuar figurat historike dhe shpirtërore të popullit tonë dhe duke u munduar që t’i përvetësojmë e t’i bëjmë për vete personalitete të huaja, vijmë deri te një besim jo logjik. Për shembull Hazreti Isa, sipas muslimanëve, është musliman. Hazreti Isa, ka shkuar drejt kryqëzimit me kryqin në qafë dhe me thënjen unë jam Judë, jam Izrailit. Nëse pyesim një musliman se, kë e keni armik kryesor? Do të përgjigjet Izrailin. A ka logjikë kjo, edhe armik kryesor edhe i falesh?!
Popull shqiptar, kthjellohu!
Kthjellohu dhe gjeje Zotin e vërtetë, Zotin që ta cakton Identitetin dhe Parajsën!
Besoj Zotit, që ta donë zemra dhe shpirti, besoi një fuqie që ka krijuar gjithçka. Besoj fuqishëm kësaj fuqie, sa që mos kenë fuqi as prindët që të kan lindur, të luhati nga ky besim. Nëse arrin të krijosh një besim të tillë ndaj Zotit, atëherë nuk ka nevojë t’u nënshtrohesh përrallave të hoxhallarëve reaksionarë.
Luhatja e njerëzve ndaj besimit Islam ka arsye: Në krye të Bashkësisë Islame të Maqedonisë, shumë kohë ka qenë “Njeriu” gërmadhë, Sulejman Rexhepi. I dokumentuar si njeri i UDB-së. “Njeriu”, që i çoi shqiptarët të binin në ,,sezhde”, që Gruevski (me nder lexuesve), t’jua shihte bythët përpjetë, dhe në fund tha: “Zoti e bekoftë Gruevskin”. “Njeriu”, që tha se populli shqiptar nuk ka patriotë më të madh se Ali Ahmetin. “Njeriu”, që u tërhoq nga posti për skandal amoraliteti dhe korrupsioni dhe shpëtoi “pa ferrë në këmbë”, pa asnjë ditë burg. “Njeriu”, që u tërhoq nga posti duke e lënë në të njëjtin post, shokun e tij, po të njëjtës kategori. Si njerëz kemi të drejtë të pyesim: A bën zoti gabim? Shumica e njerëzve do të thonë,-jo.
Nga përgjegja vijmë në përfundim se, këta njerëz qenkan emruar në Kryesi të Bashkësisë Islame të Maqedonisë me pëlqimin e zotit.
Lind pyetja, zoti a është me ‘ta, apo me njerëzit e ndershëm?! Këto janë veprime dhe pyetjet, që i ka çuar besimtarët të luhaten, ndaj besimit islam.
-Popull shqiptar, kthjellohu!
Kthjellohu dhe gjeje rrugën e drejtë të besimit. Nëse një besim nuk i shërben popullit që e predikon dhe jep mundësi që ai besim të keqpërdoret nga armiqtë e atij populli, atëherë ai besim është i huaj për atë popull.
Nëse besimi të cilin e predikon një popull, mundohet të merr rolin politik dhe mundohet që popullit që e predikon t’ia mbjellë historinë dhe kulturën si eksport të rajonit prej kah vjen; edhe këtë radhë ky besim është i huaj për popullin që e predikon.
Të gjithë popujt e botës, përpos Identitetit kombëtar identifikohen edhe me besimin që e predikojnë.
Ps krishterët dhe ortodoksët, kur hyjnë në Kishë, prifti iu drejtohet me fjalët: “Kisha e ka bekuar këtë popull. Hoxha, në Xhami nuk e thotë këtë fjalë, sepse nuk din cilin popull ta bekon, popullin arab, turk , boshnjak apo shqiptar.
-Këtu vijmë në përfundim se: besimi Islam, është i vetmi besim që nuk njeh komb. Shprehja: “Të gjithë muslimanët janë vëllezër”,
-të jep mundësinë të dyshosh, se një numër bukur i mirë i hoxhallarëve e kanë marrë si detyrë nga padronët e tyre, që, te populli shqiptar ta mbjellin Identitetin ,,musliman”. Kjo vërehet në mënyrë të theksuar gjatë varrimit të pjestarëve të komunitetit shqiptar.
Një shqiptar, i cili tërë jetën e tij, ka frymuar shqip, ka vepruar shqip, ka konsumuar të mirat e tokës shqiptare, në fund e varrosim si arab, me fjalë arabe. Fan Noli, një klerik atdhetar, ortodoks shqiptar, duke parë dëmin që i vinte popullit shqiptar, nga kisha ortodokse greke, mori guximin dhe shpalli pavarësinë e kishës ortodokëse shqiptare. Pse një hoxhë shqiptar, nuk e merr guximin të del publikisht e të thotë: Xhamitë janë në tokën shqiptare, ithtarët e fesë,-fetarët (xhemati) janë të gjithë shqiptarë dhe nuk e dijnë asnjë fjalë arabisht, atëherë, pse xhamitë mos dekorohen me simbole shqiptare, që do ta vërtetonin Identitetin e popullit që e praktikon atë besim, si dhe falja të bëhet në gjuhën shqipe.
Popull shqiptar, kthjellohu!
Kthjellohu se fryma e vëllazërim-bashkimit sllavë dhe të pushtuesve lindorë, në politikë është ende prezente ndër shqiptarët. Por, në veçanti edhe fryma turke, është prezente ende ndër shqiptarët. Sulltan Abdyl Hamiti i Parë me dekret, pra me ligj e ndalonte përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe e llogariste si gjuhë e mallkuar. Derisa hoxhallarët tonë çdo bisedë e nisin me fjalë arabe, me ,,bismilah” dhe jan në gjendje të flasin me ditë e me javë për historinë e kulturën arabe, e nuk e thonë asnjë fjalë për historinë dhe kulturën shqiptare, tregon qartë se, edhe këta janë në një vijë me qëndrimin e Sulltanit.
-Përkundër kësaj, në Enciklopedinë e Sami Frashërit në gjuhën turke, janë fjalët e tij: “Mos harroni se unë jam hoxhë, por njeriu i shenjtë (Pejgameri) i shqiptarëve nuk është Muhamedi, por Jezu Krishti! Pse? Ngase, derisa Muhamedi e kaloi jetën me njëqind gra, Jezu Krishti e sakrifikoi jetën fizike për shpëtimin e shpirtit të shejtë’’. Derisa, një klerik shqiptar musliman, ndjekë frymën e Sulltanit, një klerik tjetër katolik, pashtu shqiptar thotë: “Mallkuar qoft ai bir shqiptari, që këtë gjuhë të perëndisë, trashëgim që na e la i pari, trashëgim nuk ja len fëmisë”.
-Atëherë, kujt t’i besojmë?!
Dante Aligieri në veprën e tij ,,Komedia Hyjnore”, nga nëntë rrathët e shtatë ferrit,-në rrethin më të fundit, prej ku nuk ka shpresa për të dalë, i vendosë tradhtarët e popullit, jo të fesë.
Për këtë arsye, më mirë po e pranoj ferrin shqiptar, sesa, parajsën turko-arabe. Këtë them me bindje se Zoti im më kupton, se ai më ka mësuar gjuhën shqipe.
12. 12. 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 17/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk