Popullin e Kosoves, nuk e ndal dot asnje zuzar!

15
Jul
2023
Nga: LUAN BAÇI

Ujqërit dhe hienat e Kosovës, veç mund të bejnë vetëvrasje, nuk e ndalojmë dot interesin e popullit!
Ujqerit dhe hienat, të gjitha egërsirat e të gjitha llojeve janë sikur kundër ekzistencës së qeverisë së popullit, kundër vetë ekzistencës së Kosovës, kundër vetë lirisë dhe përparimit të saj, kundër mirëqenies sociale të popullit, kundër deri vetë aspiratës kombëtare për bashkim!
Lufta kundër qeverisë Kurti në tërësi dhe ndaj cdo anëtari të kësaj qeverie në vecanti, ka vetëm sundimin e mbrojtjes së korrupsionit, linje e cila i intereson aq shumë Serbisë dhe cdo shoveni në rajonin e Ballkanit, që nuk heqin dorë nga objektivi i tyre për zhdukjen e KOMBIT SHQIPTAR.
Ju lumtë ju zonja shqiponja dhe ju o burra atdhetarë, në përbërje të qeverisë së popullit e të atdheut, qeverisë Kurti, që stoikisht qëndroni në ate që është në interes të atdheut e të popullit. Trimi apo trimja edhe mund të vritet fizikisht, por në fakt rron me shume së njeriu që ikën fizikisht nga kjo botë. Shembulli më i mirë i tregimit të qendrimit kundërkombëtar është lufta e turpshme e opozites kosovare, kollone e pestë e Serbise, ndaj dy apo me shumë grave, e këtu mendoj se duhet theksuar lufta kundër bijës së Isuf Gervallës, zevënds kryeministrës dhe ministres së nderuar, zonjës Gervalla, dhe ministrës së drejtësisë, zonjës Haxhiu.
Lum ai ose ajo që punon me shpirt për popull e atdhe, dhe mjere ju që e sabotoni ate!

14 KORRIK 2023

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk