Por fajin smund ta ketë grupi i xhunglës kurrsesi!

08
Jul
2023
Shkruan: Silvana Begaj

Rasti i dhunës që ndodhi në Krujë më dha një neveri të madhe. Një grup kafshësh nga xhungla që përdornin të vetmin mjet që njohin: Dhunën!
Por fajin smund ta ketë grupi i xhunglës kurrsesi!
Fajtor është kush iu ngroh krahët me pushtet!
Besoj ju kujtohet rasti i Xhensila Malokut e cila përjetonte një dhunë ekstreme nga një prej pinjollëve të grupit. Pas disa ditësh Xhensila ndryshoi komplet deklaratat e saj dhe polici i cili bëri publik krimin; sot rezulton i arratisur.
Besoj se e keni të gjithë kaq inteligjencë të kuptoni pse-në.
Jam e sigurt që me një gërrmim të thjeshtë mund të gjenden krime dhe më të rënda se këto që janë bërë publike nga fisi Rrahja.
Ajo që më shqetëson mua është: Kush e futi Rrahman Rrahjen në parlament me disa mandate radhazi?
Pse nuk ndikuan aspak këto raste të bujshme për kryetarin e tyre i cili e rizgjodhi përsëri?
Une e kuptoj z. Rama se ju e shikoni botën nga lart dhe nuk ndikoheni nga raste të tilla dhune me shkopa bejzbolli, por më lini tju kujtoj se:
Ato shkopa bejzbolli ua keni dhënë ju në duar.
Atë konfidencë që kishte grupi Rrahaj ia keni dhënë ju duke i ngrohur shpatullat!
Policia nuk e ka përkrahjen tuaj të marr masa ndaj tyre dhe rasti i Malokut e tregoi qartë.
Unë e kuptoj se ata ashtu si një ditë të bukur me diell reagojnë ndaj një ankimi imagjino cdo bënin netëve të errëta për të mbajtur pushtetin tuaj që i përkëdhel.
Këta kontigjent kriminal kanë edhe përfaqësues në parlament. Dikë që nuk flet. Një deputet me syze të zeza që nuk e thyen kurr kodin e heshtjes. Nuk flet, por duket!
Por ama në zyrën tuaj duhet të ketë thënë shumë gjëra të zgjuara përderisa ju vazhdoni dhe e fusni në listat për deputet.
Mbi cbazë i kanë ngritur ata këto biznese që iu jep fitime të mbajnë edhe ata që nuk punojnë?
Si mund të mendoni ti jepni pushtet një grupi kafshësh të egra në atë zonë aq të varfër?
Pse u kapën dhe pastaj u lanë të lirë ? Pse u shpallën në kërkim pas bërjes së ngjarjes virale?
Drejtësia nuk duhet të hetojë këtë grup të cmendurish. Jo! Ata duhet të ishin në burg kohë e kohë më parë! Kush i mbron duhet të jetë në fokusin e drejtësisë.
Ajo që më trondit përvec faktit se ushtrohet dhunë ekstreme në mes të ditës është edhe heshtja e shoqërisë. Duket sikur në heshtje pranojnë këtë realitet. Presin ndonjë parti politike që ti nxjerr në protesta.
Pse të heshtni? Pse prisni ndryshimet të bëhen vetë? Pse e pranoni këtë realitet të shëmtuar? Po këto organizatat, shoqatat e shoqëria civile ku janë? Pse i lejoni fëmijët tuaj të rriten me pamje të tilla? Doni ti mësoni se ne të ardhmen o do jenë viktima o agresori?
Reagoni sot përpara se të jetë shumë vonë!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/07/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk