Praktikojmë shkurtishten!

14
Jun
2025
Genta Petrit/Petro Kaloçi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Praktikojmë shkurtishten!
Kombet e mëdha njihen nga kokat e mëdha, më pas bëhen shtete të mëdha.
Sa më parë ti njohësh, ti pranosh, studjosh, mësosh, përvetsosh, përshtatësh sipas kohës dhe problematikave, aq më shpejt do të bëhemi edhe Ne një shtet i një kalibri të tillë.
Nëse Rusia, ka Leninin dhe Stalinin, Gjermania ka Marksin dhe Engelsin.
Atëherë Shqiptarizmi ka binomin e jashtzakonshëm Enverin dhe Nolin, ose Nolin dhe Enverin. Vetëm se vinin nga një vend (i vogël), që ka luftuar gjithmonë në shekuj për mbijetesë ndaj të gjithëve pa pushim.
Pikërisht për këtë këtyre ekzemplarëve nuk u është dhënë maksimumi që u takon nga njerëzimi, sepse brenda nesh ka konfliktualitet bosh që dëmton gjithçka me shqiptarizmin dhe figurat e saj.
Jepini Enverit, atë që i takon Enverit!
Dilni nga vorbulla e mohimit të gjithçkaje në lidhje me veten, prejardhjen, origjinën.
Mundohuni të mposhtni konfliktin me veten ndaj vetes në dëm të vetes. Vështirë të dallosh çfarë është dobi dhe çfarë jo. Nëse nuk dallon të mirën nga ligësia, atëherë problemin e ke te vetja dhe te mësimet që ke marrë nga jeta, familja, shkolla në lidhje me modelet e përcaktimit të tyre.
Përveç këtyre me emër e foto, janë edhe Dy ekzemplarë të tjerë (pellazgoiliralbanoshqiptarë), që plotësojnë mozaikun.
Të cilët janë si një trup i vetëm, funksionojnë me valë tinguj dhe konfirmojnë teorinë e kuantikës të Ajnshtajnit.
Për momentin do ti lëmë pa i përmendur “anonim”.
Ps. Ju sugjerojmë të shfletoni në gugle (google) për këta persona në listë. Mbase mësoni diçka!
/ nga AArkivi/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/06/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk