Pjesa e dytë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Kujtime dhe dëshmi të treguara nga veterani partizani i LANÇ-re,
Novrus Bilimani.
-Helmesi, gjatë kohës së qëndrimit të Enver Hoxhës ku drejtonte luftën në shtëpinë e tij.
…Ai, kur punoi e jetoi në shtëpinë time në Helmes, kur dëgjonte zërin tim, më thërriste për të biseduar për probleme aktuale, për luftën, për hallet e popullit dhe për të ardhmen e vendit.
-Ja, më thoshte Enveri
-dëgjojmë lajmet.
Hapte radion në stacionet e Londrës, të Moskës dhe radio Egjiptit si qendra e forcave aleate të fuqive të mëdha kundër murtajës fashisto- naziste etj, ku flitej për luftën e dytë botërore mandej dhe për luftimet që zhvilloheshin nga forcat partizane në Shqipëri.
Radiot e huaja, jepnin lajme për përparimet e Ushtrisë së Kuqe të Stalinit në frontin e lindjes.
Ato, jepnin edhe gënjeshtrat e pseudo-patrioteve të Ballit dhe Legalitetit.
-Enveri, shpesh më pyeste: ”Kush do ta fitoj luftën”?!
Unë, nuk dija nga ato mendimet e Enverit, por një gjë e dija që luftën do ta fitonte Nacionalçlirimtarja dhe shtoja: “Hasmi i popullit dhe kombit shqiptar me kokë poshtë”!
-Enveri qeshte dhe më rrokte për qafe.
Në kohë të lirë me thërriste mua, disa bashkëfshatarë të tjerë dhe shokë të Shtabit të Përgjithshëm që ndodheshin në Helmes si Haxhi Lleshin, Gogo Nushin, dy Spirot dhe “Ali Kosovarin”,-kështu, e njihnim në, që ishte malazezi i komunistëve të Malit të Zi, Miladin Popoviçin, një burrë i bëshëm, i gjatë dhe me mustaqe.
-Dilnim te shkëmbi i Mesës dhe bënim qitje.
Ai, më thërriste mua të parin.
-Mbaj mend se dilja mirë në qitje. Pas meje bënin qitje të gjithë shokët me radhë.
-Edhe në kohë lufte, punohej për të fituar bukën e motmotit. Novruzi, me përkushtim e kryente detyrën e Komandantit te çetës vullnetare të kooperativës.
Në kohë të korrje-shirjeve të grurit, ne gjithë ato ditë ishim të angazhuar në lëmenj për grumbullimin e grurit.
-Enveri, ishte i preokupuar njëlloj si ne që të korrej dhe mblidhej çdo kokërr gruri. Jo në pak raste, linte punën e zyrës dhe vinte te fshatarët për t’i ndihmuar.
Bisedonte me ne dhe përpiqej të bënte ndonjë punë…
-Më ndërronte mua, duke me thënë: “Pusho pak ti Novruz, se je i lodhur”. Merrte shufrën dhe ngiste kuajt në lëmë. Në disa raste hidhte një shami në kokë dhe së bashku me gratë e shtëpisë, që të mos i bëheshin flokët dhe koka me tym (me byk kashte) e mbështillte kokën me shami, hidhte demeket e lidhura të grurit, (dengjet e lidhura te grurit), që vinin nga ara në vra, (në lëmë, te këmbët e kuajve që shpërndanin kashtën nga kokrrat e grurit,
-hidhte grurin në erë me lopatë etj…
-Mbaj mend që, ditët e muajit Prill dhe Maj, kur ishte koha e shartesave bashkë me Medar Shtyllën, që ishte i studiues për frutikulturë (vjetore) dhe pemëtari edhe me mua bënte shartesa të mollëve të dardhave e kumbullave.
Pemët që ka shartuar Enveri, ende janë në prodhim edhe shumë vite pas çlirimit.
Kujtimet e mia për Enverin janë të shumta shprehej gjithmonë im atë, Novruzi.
21 Janar, 2025
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!