Premieri Dhimo dhe ‘shqipet e uritura’!

14
Sep
2023
Shkruan: Medai Shaholli


(Qyfyre bulevardi)
Që prej disa javësh që thoni ju more shokë premieri i ‘drzhavës’ Dhimo, po kujdeset për shëndetin e ‘shqipeve’ tona në bordelon qeveritare dhe në parlament, duke i ushqyer ato me grurë ‘vardar’ si njëfarë shpërblimi për lojalizmin dhe gatishmërinë e tyre të patundur ndaj ndryshimeve kushtetuese.
E po ja more shokë, si t’ia vëndojmë emrin kësaj servilosje të ‘shqipeve’ tona që për hir të pushtetit i shpie vërdallë një ‘qeros’, pinjoll i titizmit që nuk e di ‘nga lidhet gomari’, por që di të ndjell zoçkat tona pranë bordelos qeveritare si ‘shfalerka’ të papara që nuk negociojnë për çmimin e kurvërisë!
Për vete ai vërtetë është tapë, por ka me vete tërë aparatin shtetëror i cili e mbështet për t’i yshtur zoçkt tona të hynë në oborrin qeveritar si të përzgjedhurat dhe të ftuar specialë të qeverisë.
Jo se këtij tullacit të ‘drzhavës’ i dhimbsen zoçkat tona të pa ushqyera por, se ato i duhen si shifra për ndryshimet kushtetuese si një sfidë e madhe para shantazhit bullgar dhe për ta mbajtur më këmbë qeverinë e tij të korruptuar deri në palcë.
Kështu, zoçkat tona po ‘hanë grurin’ e qeverisë duke iu përshtatur me rregulla dhe një jetë të re si ‘shfalerka’ të qeverisë duke ‘harruar’ premtimet e tyre për liri të çdo zoçke të ‘drzhavës’ në territoret e pafundme të hapësirës shqiptare.
Kësisoj, zoçkat tona po përfitojnë nga fakti e të qënit pjesë e kënetës së korrupsionit duke shfrytëzuar çdo rast që i jepet për të kollofitur dhe zhvatur ‘kuleçë dhe petulla’ si dhe leverditë të tjera të pushtetit nga prania e tyre si pjesë e bordelos qeveritare.
Kato zoçka nuk janë shqipe por ‘zoçka stramastike’ të një kryqëzimi hibrid mes ‘makedonski muslimanëve’-turq të vetquajtur dhe evgjitësh që kryesore kanë pushtein dhe paranë para interesave kombëtare.
Deri në rrëfenjën e radhës mirëmbetshi!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk