Prof. Dr. Ragip Gjoshi: Vështrim mbi librin e Fehmi Ajvazit, “Tradhëtia e shumëfishtë”

01
Mar
2024
Prof. Dr. Ragip Gjoshi

DEKONSPIRIMI DHE ZBËRTHIMI I ENIGMËS PËR AUTORËSINË E ROMANIT ”TRADHËTIA”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Prishtinë
Haki Limani është autor i romanit “Tradhëtia” e jo i Kapllan Resulit… Duke shfletuar librin më të r “Tradhëtia e shumëfishtë” të poetit, prozatorit, gazetarit dhe publicistit Fehmi Ajvazi të botuar në muajin qershor 2023 nga botuesi “Lena Graphic”, Prishtinë, 313 fq.mbështetur në dëshmitë që sjell autori konkludohet se, pas një ngjarje të trishtë të vdekjes”aksidentale” të krijuesit të ri dhe atdhetarit Haki Limani. Pas 59 vjetësh dokumentohet me fakte se autor i romanit “Tradhtia” nuk është Kapllan Resuli, por është Haki Limani…! Gjatë viteve sa isha nxënës i Shkollës Normale, në vitin 1972 më kishte rënë në dorë, ilegalisht romani “Tradhtia”, që mbante për autor emrin e Kapllan Resulit, një figurë kontraverze dhe antishqiptare. Brezi jonë, libra të tillë që shpërndaheshin, në mirëbesim, dhe tinës nga nga dora në dorë i lexonim me një frymë, e më pastaj përcillej te lexuesi vijues. Nuk mund të them se edhe “Tradhtia “ e Kapllan Resulit, si dhe libra të tjerë të ardhur nga rrjeti i organizuar ilegal kishte ndikuar në edukimin atdhetar dhe në krijimin e urrejtjës për ripushtimin e Kosovës dhe për tadhtinë e madhe sllave-komuniste. Më vonë, sidomos gjatë periudhës së studimeve, duke njohur më në plotëni jetën dhe veprën e pseodoautorit, më lindi kurreshtja, prej nga ky frymëzim e pasqyrim atdhetar nga një shkrimtar që më vonë shante prejardhjen e tij ! Por, më në fund, me vonesë, por mësuam se cili ishte ky Kapllani ?!

Dekonspirimi i plotë i një komploti letrar
Romani historik i mirënjohur “Tradhëtia”, së pari është botuar në vitin 1965 në Tiranë, pastaj është ribotuar në vitin 1967 në një tirazh prej 20 000 kopje. Ky roman, të cilin brezi im e lexonte me ëndje tinëz, larg syve të ”rojeve të mjegullës” është bërë objekt trajtese për autorin e librit“Tradhëtia e shumëfishtë” e Fehmi Ajvazit, duke e hulumtuar bërthamën e pikësynimit për dritëhijet e dy “personazheve” që kurrë nuk u panë mes vete, njëri është shqiptarë dhe tjetri përtej serbi. Haki Limani qe personifikim i identitetit kombëtar dhe Kapllan Resuli, një personazh që personifikon shumëfishë tradhëtinë ! Cili është shkrimtari ?! Të dy jo se jo ! Nga faktografia shpërthen autori real shkrimtari Haki Limani dhe në anën tjetër ”grabitësi” i pasurisë intelektuale të Hakiut, pseodoautori, agjenti i heshtur sekret, me urdhër dhe mbikqyrje të pushtetit, Kapllan Resuli (Kapllan Buroviq). Autori Fehmi Ajvazi ka hulumtuar, krahasuar, sistemuar dhe analizuar të vërtetën…Kam bindjen se ia ka dalë që në këtë “ballafaqim”, të ngadhënjejë e vërteta, me shumë dokumente e të dhëna burimore. E vërteta është se plagjatura e një ”Tradhëtie” të dekonspiruar nga “Tradhëtia e shumëfishtë ishte një nga romanet më të mirë historikë në letërsinë shqipe që u lexua dhe shpërnda ilegalisht dhe që ndikoi shumë në frymëzimin e brezit të ”Pranverës studentore” të vitit 1981. Ky roman aso kohe, pati jehonë të madhe dhe ishte pritur me interesim të jashtëzakonshëm. Deri sa në Shqipëri ky roman ishte lexuar në mënyrë legale, në Kosovë dhe në viset e tjera, ishte lexuar në mënyrë të fshehtë – ilegale meqë, shërbimet jugosllave e kishin trajtuar me automatizëm si roman me karakter antijugosllav
”Tradhëtia e shumëfishtë e Plagjiatorit Kapllan Resuli tradhëton edhe misionin e tij”

“Tradhëtia e shumëfishtë“, i Fehmi Ajvazi është një libër i një zhanri të veçantë, shumë pak i lëvruar tek ne, të cilin autori e ka strukturuar në pesëmbëdhjetë kapituj. Autori i librit, ka një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e letrave, deri tash ka botuar shtatëmbëdhjetë vepra.

“Tradhëtia” i nxjerrë në dritë me emrin e agjentit Kapllan Resuli.

Fakte

Përpos analizës deductive, që autori e ka kaluar në një filtër mikroskopikë, argumentet e kësaj “Tradhëtie të shumëfishtë” janë faktike dhe kokëforta.

Argumenti iniciues i zbulimit të kësaj “Tradhëtie” vjen fillimisht nga një personazh i UDB_së.

Dëshmitari

Ky autor i dyshimtë (Kapllan Resuli) si shkrimtar, ishte i panjohur, por u bë i prekshëm në letërsinë shqipe në Tiranë e në Kosovë. Këtu sforcohej dyshimi i z. Ajvazi, sidomos kur në shtypin e kohës, paraqitet Nafi Çergani (një ish operativist i zellshëm i UDB-s jugosllave në Shkup), i penduar publikisht që kishte punuar për shërbimin jugosllav. Ai, ndër të parët publikisht hedh dyshim për autorësinë e Kapllan Resulit për romanin “Tradhëtia”. Ky ish-sigurims dëshmon se e ka pasur në sirtarë dosjen e romanit në UDB-në e Shkupit.

Kapllan Resuli

Shtrohet pyetja se a ka qenë ndonjëherë në Preshevë “autori” i romanit Kapllan Resuli ?!

Autori arrin të argumentojë se Kapllani s’kishte qenë kurrë në jetën e tij në territorin e Karadakut. Debati i domosdoshëm për Kapllanin kishte përfunduar në vorbullën e “kryetezës“ së autorit…! Në krejt vorbullën e histories së agjentit Kapllan Resulit është ideja se a është autori real ky monstruminën shkrimit të letrave!

Këtë fakt e shtjellon Ajvazi dhe e bind lexuesin se një njeri që nuk kishte jetuar gjatë në Preshevë mund t’i dinte aq mirë ngjarjet, t’i njihte aq në hollësi personazhet, sikur të ishte rritur me ta dhe t’i paraqiste aq bukur e me aq besnikëri peizazhet, sikur ta kishte kaluar një jetë të tërë në ato vise. Ulqinaku Resuli, pa asnjë lidhje me Karadakun e Gjilanit, në roman duket njohës i shkëlqyer i terrenit, njerëzve, traditës e mendësisë së këtyre viseve që pasqyrohen në roman. E ”autori” i ”Tradhëtisë” këto njohje i kanë munguar. Kapllan Resulit, ky agjent i UDB-së – KOS-it jugosllav në hulumtimin, analizën dhe studimin e hollësishëm të Fehmi Ajvazi, zbërthen, lakuriqësohet dhe dekonspirohet tërësisht! Të gjitha udhët na shpien se Kapllan Resuli nuk është autori, por është Haki Limani .

Në kapitullin e katërt trajtohet “aksidenti” në dimër, duke dokumentuar me një dosje të plotë të Ratit dhe deklarata të dëshmitarëve okular, si dhe fakte për heshtjen e frikshme mbi varrin e tij. Kapitulli vijësi kushtohet faktografisë për agjentin Kapllan Resuli. Dhe analize të dyzuar: “Haki Limani & Kapllan Resuli”. Në kapitullin e tetë bëhet fjalë për strukturën dhe metodat e veprimit të shërbimeve sekrete serbe OZN/KOS dhe për teoritë dhe praktikat politiko-agjenturore jugosllave kundër shqiptarëve. Autori ka arrit të deportojë në veprimtarinë e Qendres agjenturore – terroriste: “Skopje”, nga nxori Kumtin e (pa) pritur apo lajtmotivin i një dorëshkrimi. Sukseshëm në këtë libër trajtohen te të dy Dosje kamufluese PPR “Korabi” ( Predmet u predomurada dhe “Kapllan Resulbegoviq”. Në Aneks, autori ofron dhe elementet e kodimit të figurës: “rebel, shkrimtar, patriot, komunist, antijugosllav, luftëtarë, disident, hulumtues, akademik etj. Autorit nuk i ka shpëtuar pa trajtuar edhe historinë e botimit të romanit “Tradhtia” në Tiranë, ndërkaq piksynimi për të analizuar përmbajtjen e romanit dhe për të argumentuar, se pse nuk është autor i romanit Kapllan Resuli!? Kjo analizë zë vend në Kapitullin e dhjetë. Ajvazi e demanton një tezë për versionin e paqëndrueshëm kinse të “Mahmut Dumani” si autor i romanit. Në Kapitullin e njëmbëdhjetë hidhet dritë mbi njohjen dhe miqësinë e ngushtë të Haki Limanit me Fazli Arifin, madje i përkushtohet dokumentimit se pse është i bindur se Haki Limani e ka shkruar romanin “Tradhtia” me plot dëshmi të pakontestueshme. Edhe njëherë vlerësoj se kryetezën e autorit është faktografia mbi refuzimin e autorësisë së Kapllanit dhe argumentimit të faktit se autor është Haki Limani. Shfrenimi i Agjentit Kapllan R. Kapitulli dekonspirimi më i mirë i dështimit të misionit të rrezikshëm këtij agjenti deri në organizimin e një “kryengritje të shqiptarëve” në Jugosllavi !!! Kështu, lexuesi mund të bindet se jo veç se Kapllani ishte antishqiptar deri në vdekje gjë që dokumentohet me intervistat e tij raciste e fashiste, por edhe me tezën e ngritur nga qarqe shoveniste serbe e të nënshkruara nga Buroviq se gjoja “Shqiptarët sot duan ta kontrollojnë Ballkanin,e nesër Evropën”. Sipas F.Ajvazit, K.Buroviq është mohuesi i kombit shqiptar dhe teza e tij raciste “Diaspora” – nga më të rrezikshmet të derisotshme. Autori dokumenton edhe faktin për ndërhyrjet dhe deformimet në përmbajtjen e romanit dhe bën thirrje që Kapllani nuk është autori i romanit “Tradhtia”: atij duhet t’i merret autorësia ! Sidoqoftë, dihet se Kapllani vdiq si serb.

T’i merret autorësia Burroviqit e t’i kthehet Haki Limanit!

T’i merret autorësia

Libri i Fehmi Ajvazit, para lexuesve vjen si një thirrje e titulluar “Tradhtia e shumëfishtë”, me nëntitullin (Dosja “Haki L. & Kapllan R”) që pseudo autorit t’i merret autorësia dhe postmortem t’i kthehet .

Kush është Haki Limani, autori i vërtetë i “Tradhëtisë” së Resul Kapllanit ?

Sipas shpjegimeve të autorit, Haki Limani leu në vitin 1936 në fshatin Tërrnavë të Preshevës. Pati mbaruar studimet në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Prishtinë. Në vitin 1964, me porosi të UDB-së, atij ia ka marrë jetën një makinë, që e ka shtypur në trotuarin e një rruge në Prishtinë, duke shëtitur me poetin Azem Shkreli.

Në këtë libër Fehmi Ajvazi pas 59 vjetësh dëshmon me fakte se autor i romanit “Tradhtia” nuk është i Kapllan Resulit, që ka ndërruar jetë në vitin 2022 në Gjenevë, por Haki Limani.
Po si përfundoi dorëshkrimi te plagjiatori Kapllan Resuli ?

Ka kohë, pas krijimit të klimës së volitdshme politike në Kosovë është debatuar pa frikë për shumë çështje kombëtare, është folur e është përfolur hapur edhe për historinë se si ka përfunduar romani “Tradhtia” në dorë të Kapllan Resulit, si dhe për botimin dhe për vlerësimin e tij në Shqipëri. Përderisa autorësia e romanit qëndronte e mbështjellë me mjegull, është bindës fakti se ky njeri pasi ishte përpunuar në organet e Sigurimit jugosllav ishte dërguar atje me mision antikombëtar. Edhe kur ishte botuar romani në qarqet e intelektualëve atdhetarë, që janë marrë edhe me shkrime, shpesh është thënë se këtë roman nuk e ka shkruar Kapllan Resuli, por dikush nga intelektualët e anës së Preshevës ose të Gjilanit. Pas leximit të librit të F.Ajvazit nuk mbetet asnjë dyshim se autor i vërtetë i romanit “Tradhtia” është vetë Haki Limani, që si vendës edhe i ka njohur ngjarjet e personazhet dhe ka pasur nga kush të mësonte për ato që janë paraqitur në roman.

Aksidenti
“Vdekja” e Haki Limanit është vrasje e kurdisur nga UDB-ja për shkak të qëndrimit të tij atdhetar, e sipas të gjitha gjasave të besueshme, edhe për shkak se ishte në dijeni të shkrimeve të tij, në veçanti të një vepre më voluminoze në dorëshkrim, që është konfiskuar në banesën e tij pas vrasjes dhe i është dhuruar Kapllan Resulit si mbulesë të rreme për veprimtarinë e tij antishqiptare, i cili më vonë e boton në Republikën e Shqipërisë, si vepër autoriale me titullin “Tradhtia”. Libri vjen si një thirrje për korrigjimin e padrejtësisë, sadoqë me vonesë, ka peshën e vet të madhe. Institucionet e kulturës e të arsimit, madje edhe të tjerat, që u takon të merren me këtë çështje, si në Kosovë, si në Shqipëri, e kanë për detyrë, që pas 59 vjetësh t’ja kthejnë autorësinë të zotit. Këtë duhet ta bëjnë për Hakiun. Këtë duhet ta bëjnë për veprën ! Mos të mbetet kjo vepër letrare nën kthetrat që ia grabitën dorëshkrimin e romanit të tij… !

Romani “TRADHËTIA” Kal Troje, për t’u dëshmuar patriotizmi i Resul Begoviqi !

Tematikë e interesimit të autorit të librit “Tradhëtia e shumëfishtë” të Fehmi Ajvazi të botuar kohë më parë ishte çështja e dyshimeve të hedhura për autorësinë autentike të romanit “Tradhëtia” të Kapllan Resulit(më vonë të konvertuar në Kapllan Resulbegoviq). Kush ishte ky njeri i “infiltruar” të aktronte rolin e “patriotit”? Kapllan Resuli, i lindur, më 8 gusht 1934 në Ulqin, me mbiemër Resulbegoviq. Ai, në vitin 1958 mbaron Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup. Ndërsa, në vitet 1953-1959 punon mësues në Tearcë të Tetovës. Resuli në vitin 1959 arrestohet në Tetovë, ndërkaq në vitin 1961 ndodhë “arratisja” në Shqipëri (me ndihmën e UDB-së). Mashtrimin e vijon edhe në Shqipëri. Kështi gjatë viteve 1963-1970 u emërua mësues historie e letërsie në Lushnje. Më pastaj, organet e sigurimit shqiptar dekonspirojnë “Kalin e drunjtë” dhe, gjatë vitit 1970 ai arrestohet në Shqipëri. Më 15 qershor 1971 organizohet gjykimi në Gjykatën e Tiranës. Në burg, atje ka qëndruar deri në janar të vitit 1991, kur ndodhi amnistia nga vuajtja e dënimit. Në vitin 1993, pas sorollatjeve nëpër dyert e UDB-es në Titograd e në Beograd, ai emigron dhe strehohet në Gjenevë, jetoi si i strehuar politik.
Një shqiptar akademik i Sërbisë…!!! Në fakt do mjaftonte vetëm origjina shqiptare që Serbia të shpalli armik edhe po t’i shërbesh! Si mundet që shtypi serb dhe Akademia Serbe e Shkencës e kishte shpallur Akademik prof.dr. Kapllan Buroviq (Академикпроф. дрКапланБуровић). Por, shtrohet pyetja, pse u desh që Kapllan “shkrimtari, albanologu e patrioti” të arratisej në Shqipëri ?

Mashtrimi

Shtypi serb, shkruan se ai i shkroi mbi 100 libra. Që të gjitha mbasi iku nga, e kjo e dhënë është indicie për të besuar se ai vetë nuk ka shkruar asnjë libër, përpos këtij të vjedhuri. Dhe ky është një argument se ai nuk është as autor i romanit “Tradhëtia”. Shtrohet pyetja, e pse ky “autor” kurrë më, asnjëherë nuk shkroi diçka të përafërt me “Tradhëtinë”. Autori i këtij libri, Fehmi Ajvazi, ia ka dalë që të dokumento se gjatë viteve 1963-1970, sa kohë që ishte mësues historie në Lushnjë, e as pas 1991 nuk ishin në jetë autori apo autorët e romanit “Tradhëtia”! Pra Kapllani shërben si publicist, shkrimtar dhe shkencëtar, dhe alabanolog dhe si është e mundur që t`i publikon teoritë serbe që me argument të del nga goja e një shqiptari se “Shqiptarët nuk janë autokton në Ballkan dhe as trashëgimtar të ilirëve” ! !
Kapllanin, ky libër e nxjerr nga strofulli ”lakuriq”!

Ajvazi dekonspiroi autorësinë e vërtetë të romanit “TRADHËTIA”

Terri i gjatë i diktaturës ka sjellë pas mungesën e hulumtimit, dëshmive, fakteve, të dhënave. Autori i hulumtimit, një zhanër i munguar në mes publicistikës e shkencës ia ka dalë që z. Ajvazi, të na sjellë në dorë një libër të rrallë në literaturën shqipe. Libri në fjalë “Tradhëtia e shumëfishtë”, është i llojit të veçantë, diku në mes argumentimit të spiunazhit dhe e krimit të organizuar kundër shqiptarëve në shekullin e pushtimit dhe robërisë serbe të Kosovës. Duke e lexuar këtë libër, lexuesi bindet me argumente se është një histori reale. Natyrisht se stili i shkrimit është brilant, por nuk i takon zhanrit artistik. Ajvazi në 313 faqet e librit, sjellë dritëhijet për Kapllan Resulin dhe e dekonspiron arkitekturën e agjenturës së shërbimit sekret ushtarak jugosllav kundër shqiptarëve në trojet e mbetura nën sundimin jugosllav.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk