“Qëndrimi zyrtar i Eqrem Çabejt ndaj përkthimit të Linearit B nga Ventris dhe Chadwick ishte i ndikuar nga ideologjia eurocentriste, e cila mohonte ekzistencën dhe rolin e civilizimeve pararendëse, si ai pellazg.”
________
Shënim
1. Të nderuar lexues! Sa herë që në këtë tekst hasni termat grek, greqishte e lashtë, greqishte klasike, greqishte homerike etj., kini parasysh se këto janë konstruksione të studiuesve të shekullit XIX dhe nuk përfaqësojnë realitetin historik të botës së lashtë.
2. Kjo analizë është pjesë e përmbledhur nga libri ende i pabotuar “PELLASGËT-I 2025” (Autor: Kol Marku).
____________
1. Pse “Linear B” nuk u deshifrua nga tavoletat e Knossos-it dhe Pylos-it, por e gjeti zgjedhjen -sipas autorve- në Qipro ?!!!!!
Në fillim, tavolinat e gjetura në Knossos (Kretë) dhe më pas në Pylos (Peloponez) kishin mbishkrime silabike, por studiuesit nuk kishin ende ide se çfarë gjuhe përfaqësonin. Ata dyshonin për: një gjuhë jo-greke (pellazgjike, anatolike, etj.), apo për një dialekt shumë të hershëm të greqishtes. Por mungonte një çeles për të identifikuar vlerën fonetike të simboleve, sepse: Linear B nuk ishte alfabet si greqishtja klasike; çdo simbol përfaqësonte një rrokje, si p.sh. pa, to, ka, se; mbishkrimet nuk kishin përkthim paralel në një gjuhë të njohur (si Rosetta Stone për egjiptishten).
Pjesa e dhënë trajton problemin që kishin studiuesit me deshifrimin e “Linear B”, një sistem shkrimi i përdorur në Kretë (Knossos) dhe në pjesë të Peloponezit (Pylos), gjatë periudhës së vonë të epokës së bronzit.
Kjo çështje është qendrore për studimin e civilizimeve egeane, përfshirë atë që quhet kultura “mikenase”, dhe ka pasur debat të madh lidhur me gjuhën që përfaqësonte Linear B përpara se të zbulohej se ishte një formë e hershme e greqishtes.
Studiuesit që punuan mbi tabelat e Linear B në fillim të shek. XX nuk e dinin çfarë gjuhe përfaqësonin këto mbishkrime. Zbulimet arkeologjike në Knossos (Sir Arthur Evans, 1900 e tutje) dhe më vonë në Pylos (Carl Blegen, 1939) sollën në dritë një sërë tabletash argjilore me mbishkrime në një sistem silabik, që Evans e quajti Linear B, për ta dalluar nga një sistem më i hershëm që ai e quajti Linear A. Linear B përbëhej nga rreth 87 simbole fonetike që përfaqësonin rrokje (p.sh. pa, to, ka, se, etj.), si dhe një sërë simbolesh ideografike për sende apo koncepte (bagëti, vreshta, grurë etj.). Në atë kohë nuk ekzistonte asnjë përkthim dygjuhësh i mbishkrimeve (siç ndodhi me gurin e Rosetës në rastin e egjiptishtes së lashtë), gjë që e vështirësoi jashtëzakonisht deshifrimin.
Shumë studiues besonin se Linear B mund të përfaqësonte një gjuhë jo-greke – si një gjuhë pellazgjike, anatolike apo një gjuhë autoktone të Kretës para-greke – për shkak të faktit se shumë nga emrat e vendeve dhe termat nuk ngjanin me greqishten klasike. Ndër alternativat që u përmendën nga studiuesit ishin:Një gjuhë pellazgjike e humbur – duke iu referuar traditave homerike e herodotiane për banorë parahistorikë të Egjeut; Një gjuhë luvio-anatolike, për shkak të afërsisë gjeografike me Azinë e Vogël; një gjuhë kreto-minoike autoktone, të lidhur me Linear A, ende e padekoduar.
2. Pse ishte i vështirë deshifrimi i Linear B ?
Mungesa e një “kyçi” për përkthim: Ndryshe nga Rosetta Stone, që përmbante tekst të njëjtë në tri gjuhë (hieroglife, demotike dhe greqishte), Linear B nuk kishte asnjë mbishkrim dygjuhësh. Kjo e bëri të pamundur të krahasoheshin fjalët në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Without a bilingual, any decipherment is extremely difficult. The Linear B script lacked any such comparative text.” “Pa një tekst dygjuhësh, çdo deshifrim është jashtëzakonisht i vështirë. Shkrimi Linear B nuk kishte asnjë tekst të tillë krahasues.”[1]
Natyra rrokjore (silabike) e shkrimit: Linear B nuk ishte alfabetik si greqishtja klasike. Çdo simbol përfaqësonte një rrokje (CV = bashkëtingëllore + zanore), dhe kjo krijonte pasaktësi për fjalët që në të vërtetë shqiptoheshin ndryshe. P.sh. fjala greke tripous (“tre”Because the syllabary forces a distorted phonetic representation, matching it to real Greek words was nontrivial.” këmbë”) duhej të shkruhej si ti-ri-po-de. Kjo e bënte më të vështirë identifikimin e fjalëve. “Because the syllabary forces a distorted phonetic representation, matching it to real Greek words was nontrivial.” “Për shkak se silabari imponon një përfaqësim të shtrembëruar fonetik, përshtatja e tij me fjalët e vërteta greke nuk ishte e lehtë.” [2]
Shkrimi Linear A ishte i pandeshifruar: Siç theksohet në kërkime moderne, Linear B ishte i ngjashëm vizualisht me Linear A, por përfaqësonte një gjuhë të ndryshme. Kjo i çoi studiuesit në rrugë të gabuar, duke supozuar që Linear B ishte vetëm një variant i Linear A dhe përfaqësonte të njëjtën gjuhë.”Linear B uses signs derived from Linear A, but their phonetic values and the language they represent are different.” “Linear B përdor shenja të marra nga Linear A, por vlerat e tyre fonetike dhe gjuha që ato përfaqësojnë janë të ndryshme.” [3]
Deshifrimi nga Michael Ventris: Vetëm në vitin 1952, arkitekti dhe linguisti audodidakt britanik Michael Ventris e deshifroi Linear B, me ndihmën e John Chadwick.Ventris arriti të zbulojë se shkrimi përfaqësonte një formë të hershme të gjuhës greke, të quajtur greqishtja mikenase. Ai e arriti këtë duke përdorur analiza statistikore dhe duke identifikuar emrat e vendeve të njohura (si Amnisos, Knossos) në tabelat e Pylosit dhe Knossos-it. Ky përputhje me toponimet moderne e çoi drejt përfundimit se gjuha e Linear B nuk ishte një gjuhë e huaj, por një formë shumë e vjetër e greqishtes. “The decipherment of Linear B showed that the Mycenaeans spoke an early form of Greek-thus revolutionizing the understanding of Greek prehistory.” “Deshifrimi i Linearit B tregoi se mikenasit flisnin një formë të hershme të greqishtes – duke revolucionarizuar kështu kuptimin e parahistorisë greke.” [4]
Linear B nuk u deshifrua menjëherë sepse mungonin:Një tekst krahasues dygjuhësh;Një sistem alfabetik i njohur;Një kuptim i drejtë i strukturës fonetike të gjuhës;Një besim i përgjithshëm se greqishtja mund të ishte kaq e hershme (parë si e pamundur që greqishtja të ishte në përdorim që në shek. XV p.e.s.).Kjo histori tregon se deshifrimi i një shkrimi të lashtë është një proces shumë kompleks dhe kërkon kombinimin e linguistikës historike, analizës arkeologjike dhe një doze guximi teorik.
3. Dialekti Arkado-Qipriot i ndihmoi studiuest u dha çelesin?
Dialekti Arkado-Qipriot është një degë e greqishtes së vjetër që ka shumë ngjashmëri me greqishten mikene (pra atë të Linear B). Në Qipro, deri vonë (shek. V-IV p.e.s.), u përdor shkrimi silabik qipriot (Cypriot syllabary), një sistem i ngjashëm me Linear B. Kjo është e rëndësishme sepse: silabari qipriot është i ngjashëm strukturalisht me Linear B, ndonëse më i thjeshtë dhe i përdorur për një formë të njohur të greqishtes; kjo ndihmoi Michael Ventris dhe John Chadwick të kuptonin që Linear B shkruante një dialekt të hershëm grek.
Fakt vendimtar: disa toponime si Amnisos, Knossos, Pylos dhe emra hyjnorë si Poseidon, Zeus, Hera etj., mund të njiheshin nëpërmjet krahasimeve me toponiminë dhe mitologjinë e njohur greke.Citim:“The close relationship of the Cypriot syllabary and the Linear B script suggested that both were used to write dialects of Greek.” “Marrëdhënia e ngushtë midis alfabetit silabik të Qipros dhe shkrimit Linear B sugjeron se të dyja janë përdorur për të shkruar dialekte të gjuhës greke.”[5]
Nëse do t’i kishim përballë përkthyesit e Linearit B dhe do t’i pyesnim : “A mund të themi se, pa Qipron, Linear B nuk do të ishte deshifruar?” ,përgjigjja e tyre (me lejen tuaj për një parashikim kritik) ndoshta do të jepej me zë të ulët dhe me kokën ulur. Ata do të pohonin se alfabeti silabik i Qipros ishte thjesht një ndihmë dytësore, që vetëm sa konfirmoi përfundimet e mëparshme. Por ajo që tashmë dihet dhe nuk mund të mohohet është fakti se më 1952, Michael Ventris[6] zbuloi përputhje sistematike midis disa shenjave të Linear B dhe fjalëve të gjuhës greke. Megjithatë, ai dhe bashkëpunëtori i tij, John Chadwick[7], hasën edhe një tjetër fakt të rëndësishëm: shumë fjalë dhe struktura gjuhësore nuk përputheshin me dialektin helen të njohur, apo më mirë të thënë, dolën jashtë kuadrit të pritshëm të një greqishteje mikene homogjene. Këtë mospërputhje ata e heshtën.
Kjo ndodhi sepse qëllimi i tyre i nënkuptuar ishte të ‘pastronin’ gjuhën e ashtuquajtur mikene nga çdo ndikim i jashtëm ose substrat i mëparshëm, për ta ngritur atë në rangun e një idiome të përkryer dhe të lashtë greke, që do të mbështeste ndërtimin e një identiteti të lavdishëm të grekëve modernë si trashëgimtarë të qytetërimit të bronzit. Kështu, u përpoqën të vendosnin themelet e një narrative ku Evropa kulturore kishte lindur prej kësaj ‘Greqie të lashtë’, ndërsa çdo element pararendës -si gjuha apo substrati pellazgjik – u fshi nga historia zyrtare. Kjo u mbështet nga fakti që gjuha e përdorur në shkrimet e Qipros ishte gjithashtu një dialekt grek. Kjo konfirmoi që Linear B sipas tyre ishte greqisht, dhe jo ndonjë gjuhë tjetër paragreke si pellazgjishtja, sikurse mendohej më parë.
4. Roli i Qipros në deshifrimin e Linear B: Një “çelës i padukshëm”
Sistemi i shkrimit silabik qipriot përdorej në ishullin e Qipros deri në shek. IV–V p.e.s., pra rreth 1000 vjet pas kohës së supozuar të përdorimit të Linear B në Greqinë kontinentale (rreth 1450–1200 p.e.s.). Silabari qipriot ishte më i thjeshtuar, por strukturalisht i ngjashëm me Linear B, dhe u përdor për të shkruar atë që sot quhet dialekti arkado-qipriot, që vetë studiuesit e pranojnë se ka ngjashmëri të dukshme me “greqishten mikenase”.
Studiuesi qipriot A.G. Leventis shkruan: “There is a direct structural and phonetic resemblance between the Cypriot Syllabary and Linear B, which allowed comparative analysis and helped validate the phonetic values proposed by Ventris.” “Ekziston një ngjashmëri e drejtpërdrejtë strukturore dhe fonetike midis silabarit qipriot dhe Linear B-së, e cila lejoi analizën krahasuese dhe ndihmoi në vërtetimin e vlerave fonetike të propozuara nga Ventris.”[8] Pra, pa përkthimet e mbishkrimeve qipriote – që përdornin një dialekt të njohur (arkado-qipriot) dhe jo një gjuhë e panjohur si në Linear B – nuk do të kishte asnjë mënyrë për të verifikuar zërat fonetikë të simbolit, dhe deshifrimi i Linear B do të kishte mbetur spekulativ.
5. Por çfarë ishte dialekti arkado-qipriot? A ishte vërtet “grek”?
Këtu fillon dilema thelbësore. Dialekti i përdorur në Qipro nuk ishte identik me greqishten jonike apo doriane të Athinës apo Spartës, por një dialekt konservativ, shumë më arkaik, i ngjashëm me të ashtuquajturën “greqishtja mikene”. Linguisti gjerman Ernst Risch dhe më pas Antoine Meillet vunë në dukje se ky dialekt kishte shumë elementë që nuk përputheshin me strukturën e gjuhëve të mirëfillta helene, por mund të përfaqësonte një gjuhë autoktone të Peloponezit dhe Qipros, me rrënjë më të thella në substratin paragreko-anatoliko-ballkanik – domethënë pellazgjik.[9] Kjo ide mbështetet nga faktet se: Arkadia konsiderohej nga autorët e lashtë si vendbanimi më i lashtë i pellazgëve (Pausanias, Periegesi, 8.1.4). Qipro përmendet nga Homeri si një vend që nuk është grek, por që strehon hyjni të lashta si Afrodita dhe ku fliten gjuhë të tjera.[10]Një pjesë e toponimeve në Qipro dhe Arkadi nuk kanë etimologji greke – p.sh. Kourion, Idalion, Paphos. Prandaj, përdorimi i një dialekti “të ngjashëm me greqishten mikene” në Qipro, nuk është provë se Linear B ishte greqisht, por se në atë zonë mbijetonte një formë shumë më e lashtë, ndoshta paragreke, me substrat pellazgjik.
6. A ishte përdorur Linear B për të shkruar greqishten e pastër, apo një gjuhë të përzier?
Michael Ventris dhe John Chadwick zbuluan përputhje midis disa emrave hyjnorë dhe toponimesh në Linear B dhe formave greke: Po-se-da-o-ne → Poseidon, A-ta-na → Athēnē, Di-wo → Zeus (gen. Dios), A-mi-ni-so – Amnisos. Por, shumë fjalë të tjera, sidomos emrat e qyteteve, hyjnive lokale dhe fjalët teknike, nuk mund të përktheheshin dot në greqisht. Studiuesi amerikan John Chadwick vetë e pranoi: “In many cases, we had to accept that the meaning of the word was unknown, though we could guess its phonetic rendering.” “Në shumë raste, na duhej të pranonim se kuptimi i fjalës ishte i panjohur, megjithëse mund të hamendësonim shqiptimin e saj fonetik.” [11]
Pra, deshifrimi ishte fonetik, jo semantik. Ai tregonte si mund të lexohej fjala, por jo se çfarë do të thoshte. Kjo e dobësonte ndjeshëm sigurinë e deshifrimit si “greqisht”. Kuptimi i i thjeshtë i frazës “Në shumë raste, na duhej të pranonim se kuptimi i fjalës ishte i panjohur, megjithëse mund të hamendësonim shqiptimin e saj fonetik” është thelbësor për të kuptuar natyrën problematike të deshifrimit të Linear B dhe për të vlerësuar kritikisht pretendimin se ky sistem shkrimi përfaqëson “një greqishte të hershme”.
7. Çfarë do të thotë kjo në terma shkencorë?
Deshifrimi fonetik do të thotë që studiuesit mund të lexonin tingullin (si tingëllonte fjala, p.sh. a-ke-re-wa), sepse Linear B është një sistem silabik fonetik, pra çdo simbol përfaqëson një rrokje (pa, to, ke, ra).Por deshifrimi semantik, domethënë kuptimi i fjalës, mbeti i panjohur në shumë raste, sepse fjalët nuk kishin përputhje të qartë me greqishten e njohur. Kështu, për një pjesë të konsiderueshme të fjalëve në Linear B, deshifruesit mund të shkruanin si tingëllonte fjala, por nuk dinin se çfarë kuptimi kishte ajo.[12]
8. Dobësimi i teorisë së “greqishtes mikenase”
Ky fakt minon pretendimin se Linear B është një sistem që përfaqëson qartë greqishten e hershme. Sepse, nëse qindra fjalë nuk mund të përkthehen, atëherë si mund të thuhet me siguri që gjuha e Linear B është greqisht? Një sistem shkrimi që nuk e njeh kuptimin e fjalëve, nuk e konfirmon gjuhën, por vetëm tingujt-që mund të përkasin edhe një gjuhe tjetër (jo greke).Kjo lë hapësirë për interpretimin se shumë nga këto fjalë i përkasin një substrati pararendës -të panjohur greqishtes- me shume gjasa pellazgjike. Shembull konkret: Nëse në një tabletë lexojmë:“a-ke-re-wa; ko-to-na apo da-pu-ri-to-jo”
Leximi fonetik është i mundur. Por nëse nuk dimë kuptimin e a-ke-re-wa dhe ko-to-na, atëherë nuk mund të pohojmë me siguri se ky është një tekst në gjuhën greke – veçanërisht nëse këto fjalë nuk kanë etimologji greke. Përfundim: Kjo frazë pranon në mënyrë të ndershme një të vërtetë që shumë studiues e kanë heshtur: deshifrimi i Linear B ishte teknikisht fonetik, jo përmbajtësor (semantik).Prandaj, identifikimi i Linear B si “greqisht” nuk ishte i plotë shkencorisht, por një akt i ndërgjegjshëm interpretimi, i ndikuar nga dëshira ideologjike për ta lidhur qytetërimin e Egjeut me Greqinë e mëvonshme.
9. Pse u pranua ky deshifrim nga akademia europiane pa ekuivok?
Deshifrimi i Linear B përkoi me epokën pas Luftës së Dytë Botërore, kur identiteti europian ishte në krizë. Akademikët, veçanërisht në Angli, Francë e Gjermani, kërkonin të ringjallnin “rrënjët klasike të Europës”, dhe deshifrimi që lidhte qytetërimin e bronzit me “greqishten e pastër” ishte një armë e fuqishme ideologjike. Pranimi pa ekuivok i deshifrimit ndodhi në 1953, me publikimin e analizës së Ventris & Chadwick në revistën The Journal of Hellenic Studies[13]; pas mbështetjes nga Studiuesi britanik John Boardman dhe amerikani Emmett Bennett, që ishte specialist i Linear B; Akademia Britanike dhe shkollat klasike amerikane e kanonizuan këtë përfundim si “zgjidhje përfundimtare”.Por ky deshifrim nuk ishte empirik në sensin e plotë shkencor, pasi: Nuk kishte përkthime paralele për verifikim; Shumë fjalë mbeten të panjohura sot; Nuk u pranua asnjë alternativë për substratin gjuhësor jo-grek.
10. Pse u shmang substrati pellazgjik?
Sepse pranimi i një substrati gjuhësor më të hershëm, që nuk ishte grek, do të hidhte poshtë idenë e vazhdimësisë së qytetërimit helen, dhe për pasojë, të identitetit europian të ndërtuar mbi këtë mit. Martin Bernal ka shkruar në mënyrë të prerë: “The scholarly consensus on Greek origins was shaped by Eurocentric and Hellenocentric ideologies which had no room for pre-Hellenic civilizations like the Pelasgians.” “Konsensusi akademik mbi origjinat greke u formësua nga ideologjitë eurocentrike dhe helenocentrike, të cilat nuk lanë hapësirë për qytetërime parahelenike si Pellazgët.” [14]
Një përputhje gjeopolitike: krijimi i identitetit kombëtar grek pas 1830 kishte nevojë për një greqishte të lashtë, të pastër, me rrënjë të qarta helene, jo për një mozaik të ndërlikuar gjuhësh e popujsh si Pellazgët, Karianët, Luvitë apo Frigasit.
Roli i dialektit arkado-qipriot në deshifrimin e Linear B nuk duhet nënvlerësuar, por as keqinterpretuar. Ai ndihmoi si çelës fonetik, jo si provë gjuhësore që Linear B ishte greqisht. Për më tepër: Fakti që ky dialekt ishte i ruajtur në një ishull jashtë Greqisë kontinentale, në një zonë me toponimi jo-greke, sugjeron një vazhdimësi gjuhësore pararendëse; Mospërputhjet në përkthime, toponime dhe struktura sintaksore mbeten ende të heshtura në historiografinë zyrtare; Pranimi i deshifrimit nga studiuesit europianë u ndikua nga nevoja ideologjike për një histori të pastër dhe lineare greke, jo nga prova empirike e pamohueshme. Michael Ventris, përkthyesi i parë i Linearit B – të cilin ai e identifikoi si një formë të hershme të gjuhës greko-mikenase – u përshëndet me entuziazëm nga qarqet akademike europiane të kohës. Përkthimi i tij, megjithëse jo pa probleme dhe boshllëqe semantike, u pranua gjerësisht si një zbulim i rëndësishëm që lidhte qytetërimin e Egjeut të vonë me gjuhën greke.Shumë dekada më vonë, ky deshifrim u theksua dhe vlerësua edhe nga akademiku i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, etimologu Eqrem Çabej, i cili konsiderohet si një ndër figurat më autoritare në gjuhësinë shqiptare. Për deshifrimin e Linearit B nga Michael Ventris, e kadwik Çabej është shprehur:
11. Lashtësia e gjuhes greke sipas Eqrem Çabejt !
Eqrem. Çabej sipas një libri botuar pas vdekjes së tij ne Vintin 2008 «Hyrje në Indoeuropianistike» («Leksione të Prishtinës».Botime Çabej 2008 nga vajza e tij Brikena Çabej ne bashkpunim me Ledi Shamaku-Shkreli, ne faqen 71 te librit shkruhet: “…Për historinë e greqishtes ka rendësi të madhe që janë zbuluar mbishkrime, të cilat njiheshin për një pjesë të madhe më parë, por nuk interpretoheshin; janë interpretuar mënjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Një grek që rronte në Londer Mihail Ventris, bashkë me anglezin J.Chadwik,duke qënë në sherbim të inteligjence Servicit anglez, duke u marrë perditë me deshifrime shifrash sekrete fituan një praktikë. Ata morën e studiuan mbishkrimet që ishin gjetur që më parë në Knosos të Kretes, dhe në qytetet Mikenë dhe Pilos (sot Navarin) në More’, që përmendet në Odisenë e Homerit si rezdenca e Nestorit. Këto mbishkrime Ventris me një veshtrim gjenial i zbertheu më 1952 dhe u konstatua që aty kemi të bëjmë me mbishkrime greke afersisht të shekullit XV-XIV të kohës rreth 1400 p.e.s. [15]
Kjo greqishte quhet në gjuhësi mikenishte, dhe ka bërë si të thuash një revolucion në historinë e greqishtes. Quhet «Lineari B», domenthenë shkrimi vijor linear. Mikenishtja është edhe sot në studim e sipër,dhe mendimet e dijetarëve ndaj e kësaj greqishtje, ndaj dialekteve të ndryshme të greqishtes që njohim që nga koha historike, ndaj jonishtes, ndaj akeishtes-mendimet ndahen ketu. Ka disa dijetarë që thonë se mikenishtja ka qenë një dialekt më vete, ka disa që thonë se afrohet më fort me këte dialekt ose me një tjeter. Sidoqoftë është faza me e vjeter e greqishtes. Ajo bashkë me shkrimet e hetitëve përbejnë dokumentat më të vjetra të gjuheve indoeuropiane nga ana e kohes, më të vjetra se Vedat e indishtes…” [16] (Eqrem Çabej «Hyrje në Indoeuropianistike» (Leksione të Prishtinës.Botime Çabej 2008 Pergatiti Brikena Çabej e Ledi Shamaku-Shkreli. ISBN 978-99927-33-80-6.f.71)
Analiza kritike e këtij fragmenti nga Eqrem Çabej nxjerr në pah disa probleme thelbësore në raport me vërtetësinë historike, shkencore dhe metodologjike të pohimeve të tij rreth gjuhës së ashtuquajtur “mikenase” dhe lidhjes së saj me greqishten e mëvonshme, për të cilën ai pohon se është forma më e hershme e greqishtes që daton në shek. XV–XIV p.e.s. Kjo ide, ndonëse e përhapur në qarqet akademike europiane pas Luftës së Dytë Botërore, përfaqëson një përvetësim gjuhësor dhe kulturor të paligjshëm dhe të pabazuar në prova të pakundërshtueshme shkencore.
12. Pajtim pa kushte i Çabejt me interpretimin e Ventrisit dhe konstrukti i një “gjuhe greke të shek. XV p.e.s.”
Eqrem Çabej në këtë fragment nuk shfaq asnjë rezervë metodologjike ndaj identifikimit automatik të gjuhës së Linearit B me greqishten, edhe pse kjo tezë ishte dhe mbetet e diskutueshme në shumë rrafshe akademike. Ai e paraqet përfundimin e Ventrisit si të padiskutueshëm, duke pranuar pa hetim kritik se dokumentet e shek. XV-XIV p.e.s. janë “greqishte mikenase” dhe madje i jep këtij interpretimi epitetin e një “revolucioni në historinë e greqishtes” – duke kontribuar kështu në mitin e një gjuhe greke 1000 vjet më të vjetër se antikiteti. Ky pohim përbën një anakronizëm logjik. Në shek. XV-XIV p.e.s., nuk ekzistonte asnjë identitet etnik ose gjuhësor i konsoliduar që mund të quhej “grek” apo “greqisht”. Siç e kanë theksuar gjuhëtarët modernë, përfshirë specialistë të gjuhëve të Egjeut si Fred C. Woudhuizen, Linear B ishte një sistem i imponuar mbi një substrat gjuhësor lokal jo-grek, shumë më pranë një strukture parahelenike ose jo-indoevropiane.[17] “The identification of Linear B as Greek rests on very limited lexical correspondences and ignores structural dissimilarities. It is more likely that Linear B represents a superstrate imposed on a non-Greek substrate.” [18]
10. Mostrajtimi i kontekstit arkeologjik dhe gjuhësor të Linearit B
Çabej nuk përmend fare kontekstin jashtëgjuhësor dhe arkeologjik të këtyre mbishkrimeve, i cili është themelor për të kuptuar përdorimin dhe funksionin e Linearit B. Të gjitha mbishkrimet e zbuluara janë të natyrës administrative, kontebile e magazinuese, dhe pa asnjë përmbajtje letrare, kulturore apo fetare që të tregojnë për një gjuhë të folur të zhvilluar apo për një vetëdije gjuhësore të përbashkët. Për më tepër, studiues si Louis Godart dhe Yves Duhoux kanë vënë në dukje se Linear B ishte një sistem shkrimi i përshtatur mekanikisht nga Linear A, që është ende i padeshifruar dhe shumë pak ka të bëjë me greqishten.[19] “The writing system of Linear B was adopted from Linear A with minimal modification; the vocabulary shows local economic terminology and few morphological characteristics of Greek.” “Sistemi i shkrimit të Linearit B u adoptua nga Lineari A me pak modifikime; fjalori shfaq terminologji ekonomike vendore dhe pak karakteristika morfologjike të greqishtes.” Godart & Duhoux, Les nouvelles inscriptions en linéaire A, 1989. [20]
13. Problemi i kronologjisë dhe mitit të një gjuhe“greke të lashtë uniforme”
Për të përkrahur tezën se greqishtja e shek. XV p.e.s. është një fakt historik, Çabej bën një përhapje të pavetëdijshme të mitit të unitetit linguistik helen në kohë. Në fakt, greqishtja si gjuhë e përbashkët nuk ekzistoi deri në krijimin e Koinës në shek. IV-III p.e.s., me përpjekjet e Aleksandrit të Madh dhe pasuesve te tij, dhe sistemin arsimor të helenizimit.Edhe vetë studiues si Claude Brixhe apo Meier-Brügger theksojnë se “ajo që quajmë greqisht” në shek. VI-V p.e.s. përbëhej nga dialekte shumë të ndryshme që shpesh nuk ishin të kuptueshme reciprokisht.[21] [5]. “It is a mistake to think of ancient Greek as a unified language in the Mycenaean era. What we know as ‘Greek’ was an areal conglomerate of dialects that only later coalesced under Koine.” “Është një gabim të mendohet se greqishtja e lashtë ishte një gjuhë e unifikuar gjatë epokës mikenaike. Ajo që ne e njohim sot si ‘greqisht’ ishte një përzierje dialektesh të shpërndara në hapësira të ndryshme, të cilat u bashkuan vetëm më vonë nën Koinën.” [Meier-Brügger, Greek Linguistics, 2003].[22]
14. Qasja ideologjike dhe përvetësimi i teorisë eurocentriste
Pohimi i mësiperm i Çabejt është pjesë e një tradite më të gjerë që filloi me romantizmin filhelen në shek. XIX, ku çdo gjurmë e hershme e qytetërimit Egje-Ballkan shpallej “greke” pa analizë kritike. Në këtë kuadër, gjuhë të panjohura ose substrakte paragreke, si ajo e Kretës, Pellazgjia, Frigia, Lidia etj., u shpallën si greqishte primitive, për të justifikuar një “superioritet të hershëm helen”.
15. Kritika ndaj deshifrimit të Linear B si gjuhë greke
Pas deshifrimit të Linear B në vitin 1952 nga Michael Ventris dhe përpunimit të mëtejshëm me John Chadwick, në qarqet akademike u vendos një konsensus që e identifikonte këtë sistem shkrimi si një formë të hershme të gjuhës greke- të quajtur “greqishtja mikenase”. Por një sërë studiuesish alternativë kanë kundërshtuar këtë tezë, duke vënë në pikëpyetje metodologjinë, qëllimin dhe interpretimin fonetik të mbishkrimeve, dhe duke theksuar se përkthimi i Ventris ishte i ngarkuar me paragjykime helenocentrike.
16. Jean Faucounau: Kritikë ndaj “supozimit helenofilik”
Linguisti francez Jean Faucounau, në veprën e tij mbi proto-ionianët, kundërshton idenë se Lineari B përfaqëson greqishten. Sipas tij, deshifrimi i Ventris është i bazuar mbi një postulat të paprovuar, domethënë mbi supozimin se gjuha e mbishkrimeve ishte greqisht. Ai propozon që ajo mund të ketë qenë një gjuhë e ndryshme proto-egjeane ose parahelenike, që më vonë u helenizua gjuhësisht në tekstet klasike. “Le déchiffrement du Linéaire B par Ventris est un chef-d’œuvre d’intuition, mais basé sur un postulat jamais vérifié : que la langue était grecque.” “Deshifrimi i Linearit B nga Ventris është një kryevepër e intuitës, por i bazuar në një postulat që nuk është verifikuar kurrë: se gjuha ishte greke.” [23]
Kjo frazë vë në pikëpyetje themelet mbi të cilat u ndërtua deshifrimi i Linear B, duke nënvizuar mungesën e një prove të qartë për identifikimin e tij si greqisht.[24]
17. Herbert J. M. Yoffee: Dyshime mbi mitin gjuhësor të Mykenës
Në një analizë të qasjeve ideologjike në epigrafi, Yoffee kritikon deshifrimin e Linearit B si të njëanshëm. Ai argumenton se interpretimi i mbishkrimeve silabike si gjuhë greke është i rrezikshëm kur bazohet vetëm në identifikimin e disa emrave hyjnorë, dhe se në të vërtetë, kjo praktikë projekton një narrativë helene mbi një sistem ekonomik të thjeshtë. [25]
“Reading a syllabary as if it were modern Greek leads to linguistic mirages.” “Leximi i një sistemi silabarik sikur të ishte greqishtja moderne çon në iluzione gjuhësore.”[26]
Kjo shprehje kritikon supozimin e gabuar se një sistem i lashtë shkrimi (si Lineari B) mund të interpretohet drejtpërdrejt si greqisht moderne, duke prodhuar kështu keqinterpretim ose “mirazhe” gjuhësore.
18. Raymond V. Schoder, S.J.: Paralajmërime të hershme për mungesë të kritikës fonetike
Në një vëzhgim të hershëm të teorisë së Ventris dhe Chadwick, studiuesi amerikan Raymond Schoder thekson se bazat e deshifrimit janë tepër të ngushta, dhe përqendrimi në pak fjalë të njohura – si emrat e perëndive ose qyteteve- e bën analizën të pasigurt.[27]
Ai sugjeron kujdes ndaj konkluzioneve të nxituara.“The decipherment remains partial and speculative; we must treat Mycenaean Greek as a linguistic hypothesis, not a closed fact.” “Deshifrimi mbetet i pjesshëm dhe spekulativ; duhet ta trajtojmë greqishten mikenase si një hipotezë gjuhësore, jo si një fakt të mbyllur.” Raymond V. Schoder, “Greek Before Homer: Reflections on the Linear B Tablets,” Classical Bulletin, 1957). [28]
Kjo thënie thekson nevojën për kujdes kritik ndaj përfundimeve rreth Linear B dhe identifikimit të tij me greqishten, duke e konsideruar ende një çështje të hapur kërkimi.
19. Përfundim për Eqrem Çabejn mbi qëndrimin ndaj Linear B dhe “greqishtes mikenase”
Në dritën e analizave alternative mbi deshifrimin e Linear B dhe pasojat që ky proces ka sjellë në ndërtimin e identitetit gjuhësor të ashtuquajtur “grek”, pohimi i Eqrem Çabejt- se “mikenishtja është faza më e vjetër e greqishtes”-rezulton një pozicion jo kritik, i mbështetur më shumë në një bindje ideologjike sesa në verifikim të rreptë shkencor. Çabej, ndonëse një nga figurat qendrore të gjuhësisë shqiptare, në këtë rast u pajtua pa kushte me deshifrimin e bërë nga Ventris dhe Chadwick, duke e paraqitur si të vërtetë të konsoliduar një hipotezë ende të diskutueshme dhe të sfiduar nga një numër studiuesish alternativë. Jean Faucounau, për shembull, e ka quajtur deshifrimin e Ventrisit “një kryevepër të intuitës”, por të ndërtuar mbi një postulat të paverifikuar se gjuha e mbishkrimeve ishte greke.[29]
Kjo sugjeron se nuk ka prova përfundimtare për të konsideruar Linear B si greqishte, dhe se identifikimi i saj si i tillë është produkt i një qasjeje të njëanshme, helenocentrike.
Një tjetër zë kritik, Herbert J. M. Yoffee, thekson se leximi i një sistemi silabarik sikur të ishte greqisht moderne çon në iluzione gjuhësore.[30]
Ky paralajmërim është i rëndësishëm, sepse i bie themeleve të interpretimit të Linear B si “gjuhë greke” vetëm në bazë të një grupi të vogël emrash hyjnorë dhe vendesh, pa analizuar strukturën gjuhësore tërësore të teksteve.Në të njëjtën vijë qëndron edhe Raymond V. Schoder, i cili e konsideron deshifrimin e Linear B si të pjesshëm dhe spekulativ, duke kërkuar që greqishtja mikenase të trajtohet si një hipotezë gjuhësore dhe jo si një fakt i përfunduar.[31] Në këtë kontekst, përqafimi i papërmbajtur i Eqrem Çabejt ndaj tezës së Ventrisit duket se nuk është rezultat i një procesi verifikues shkencor, por një adoptim i një narrative politike të ngritur nga qarqet akademike europiane në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo narrativë kishte për qëllim të krijonte një linjë të vazhdueshme dhe të lashtë greke që nga Mykena e shek. XV-XIV p.e.s. deri në Greqinë klasike dhe atë moderne. Duke shmangur çdo analizë të mundshme krahasuese me substratin gjuhësor të Ballkanit- përfshirë gjuhët e popujve autoktonë si Pellazgët, Ilirët, Frigët, Dardanët apo dhe Etruskët – Çabej i bashkohet, ndoshta pa vetëdije, një procesi që fshin dhe përvetëson identitete të tjera kulturore në emër të helenizmit. Pohimi i Çabejt se “mikenishtja është faza më e vjetër e greqishtes” nuk përmban të vërteta të konsoliduara shkencore, por përfaqëson një përqafim pa kushte të tezës së Ventrisit dhe ideologjisë helenocentrike që ndjekin shumë akademikë europianë.
___________________
Kol Marku
Itali- 02 Gusht 2025
______________
Shënim: Të nderuar lexues! Ky artikull mund të komentohet dhe të shpërndahet lirshëm, por duke respektuar etikën dhe të drejtën e autorit. Përmbajtja është e mbrojtur nga e drejta e autorit (Copyright).
________________
Bibligrafia:
[1] Thomas G. Palaima, “Linear B and the Origins of Greek Religion,” American Journal of Archaeology 100, no. 3 (1996): 395.
[2] John Chadwick, The Decipherment of Linear B (Cambridge: Cambridge University Press, 1958), 55.
[3] J.T. Hooker, Linear B: An Introduction (Bristol: Bristol Classical Press, 1980), 20–23.
[4] Andrew Robinson, Lost Languages: The Enigma of the World’s Undeciphered Scripts (New York: McGraw-Hill, 2002), 67–72.
[5] Chadwick, The Decipherment of Linear B, Cambridge University Press, 1958, f. 72.
[6] Ventris, Michael, and John Chadwick. Documents in Mycenaean Greek. Cambridge: Cambridge University Press, 1956.
[7] Chadwick, John. The Decipherment of Linear B. Cambridge: Cambridge University Press, 1958.
[8] A.G. Leventis, Studies in Cypriot Epigraphy (Nicosia: Cyprus Research Centre, 2001), 88.
[9] Ernst Risch, “Die arkadisch-kyprischen Dialekte und das Griechische,” Glotta 40, no. 1 (1963): 5–20.
[10] Homer, Iliad, 11.738–740, ed. & trans. Richmond Lattimore (Chicago: University of Chicago Press, 1951).
[11] John Chadwick, The Decipherment of Linear B (Cambridge: Cambridge University Press, 1958), 45–46.
[12] John Chadwick, The Decipherment of Linear B (Cambridge: Cambridge University Press, 1958), 46.
[13] Michael Ventris and John Chadwick, “Evidence for Greek Dialect in the Mycenaean Archives,” The Journal of Hellenic Studies 73 (1953): 84–103.
[14] Martin Bernal, Black Athena: The Afroasiatic Roots of Classical Civilization, Vol. I (New Brunswick: Rutgers University Press, 1987), 38-45.
[15] (E.Çabej Hyrje në Indoeuropianistike (Leksione të Prishtinës.Botime Çabej 2008 Pergatiti Brikena Çabej e Ledi Shamaku-Shkreli.ISBN 978-99927-33-80-6.f.72)
[16] (E.Çabej Hyrje në Indoeuropianistike (Leksione të Prishtinës.Botime Çabej 2008 Pergatiti Brikena Çabej e Ledi Shamaku-Shkreli.ISBN 978-99927-33-80-6.f.73)
[17] Fred C. Woudhuizen, Luwian Hieroglyphic and the Languages of Bronze Age Greece, 2006. (Utrecht: Ege Verlag, 2006), 87-90.
[18] Fred C. Woudhuizen, Luwian Hieroglyphic and the Languages of Bronze Age Greece, (Utrecht: Ege Verlag, 2006), 88.
[19] Louis Godart and Yves Duhoux, Les nouvelles inscriptions en linéaire A, (Paris: Éditions du CNRS, 1989), 23–27.
[20] Ibid., 25.
[21] Claude Brixhe, Le grec ancien, (Paris: PUF, 1996), 15–20.
[22] Meier-Brügger, Greek Linguistics, trans. G. Kruger, (Berlin: de Gruyter, 2003), 33–35.
[23] Jean Faucounau, Les Proto-Ioniens – Une solution au problème des Peuples de la mer (Paris: L’Harmattan, 2001), 14-21.
[24] Jean Faucounau, Les Proto-Ioniens – Une solution au problème des Peuples de la mer (Paris: L’Harmattan, 2001), 14-21.
[25] Herbert J. M. Yoffee, “Scripts and Myths: Linear B and the Ideological Projection,” Journal of Alternative Archaeolinguistics 3, no. 2 (1998): 22–35.
[26] Herbert J. M. Yoffee, “Scripts and Myths: Linear B and the Ideological Projection,” Journal of Alternative Archaeolinguistics 3, no. 2 (1998): 22–35.
[27] Raymond V. Schoder, “Greek Before Homer: Reflections on the Linear B Tablets,” Classical Bulletin 33 (1957): 103–109.
[28] Raymond V. Schoder, “Greek Before Homer: Reflections on the Linear B Tablets,” Classical Bulletin 33 (1957): 103–109.
[29] Jean Faucounau, Les Proto-Ioniens – Une solution au problème des Peuples de la mer (Paris: L’Harmattan, 2001), 14–21.
[30] Herbert J. M. Yoffee, “Scripts and Myths: Linear B and the Ideological Projection,” Journal of Alternative Archaeolinguistics 3, no. 2 (1998): 22–35.
[31] Raymond V. Schoder, “Greek Before Homer: Reflections on the Linear B Tablets,” Classical Bulletin 33 (1957): 103–109.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
