Letër me vlerë historike, Prill 1985, Novisad
Në vitin 1985 ishin mbajtur takimet e shkrimtarëve të Jugosllavisë në kongresin e nëntë të tyre ku ishin ftuar edhe shkrimtarë dhe krijues letrarë nga Kosova.
Dyftyrësia e Politikës
Po ju drejtohem në gjuhën Serbe që të mos më quaj dikushi si shkrimtarë autoqefal sepse besoj që gjë autoqefale në këtë botë nuk ka, dhe jo që eventualisht ta marr ndonjë duartrokitje sepse që më parë e di që kur ta dëgjoni fjalimin tim, s’do të ketë duartrokitje por perkundrazi.. Por me këtë rast do t’ju drejtohem në Serbishte që të më kuptoni që të githë…
Në kohë të fundit në gjuhën Serbo-Kroate janë botuar intervju, feltone, memoare, vepra publicistike dhe shkencore, vjersha, këngë, tregime, romane, drama dhe monodrama, në të cilat shkruhet për popullin Shqiptarë kulturen dhe traditen e tyre.
Për dekada të tëra ishte injoruar Albanologjia dhe temat Shqiptare dhe tani paparitmas ato bëhen interesante dhe preokupim i një numri gazetarësh, shkencetarësh dhe poetësh.
Si historianë i letersisë Shqiptare i cili e njehë shumë mirë historinë shoqërore të popullit të tij mund të themë që në të gjitha ato shkrime dhe libra ka shumë gjera të papritura dhe të pamundshme. Mund të thuhet kështu sepse në ato shkrime vërehet mosnjohja e një populli, një kulture, mos njohja e ngjarjeve historike, e figurave historike, duke i seleksionuar sipas interesave, duke përdorur teza të gabuara, të bazuara në shpifje, ku disa të verteta që paraqet shtypi Serbë thjeshtë falsifikohen dhe të gjitha këto mund të quhen si një anakronizëm intelektual.
Kur të gjitha këto të lexohen do të shohim se sa të paverteta ka, sa gjëra diletante të shkruara dhe të thëna dhe të paverteta për prejardhjen e vet Shqiptarëve, Historisë së Mesjetës, Lëvizjeve të Popujve, rrethë Rilindjes kombëtare të Shqiptarëve, rreth Lidhjes së Prizrenit, përkatsis fetare, rreth shkrimtarëve tanë të Rilindjes Kombëtare, rreth shkrimtarëve të mëdhenjë të Shqiptarëve si Naim Frashëri, Ndre Mjeda, ose Fan Noli, rreth krijimit të gjuhës letrare të Shqiptarëve, rreth dialekteve…
Në të githa librat dhe punimet e botuara nga shkencetarët Serbë, ka gjëra të cilat me asgjë s’janë dokumentuara të cilat çak janë edhe të falsifikuara, qëllimkqija të cilat mundë të karakterizohen si një mësymje ndajë shkencës Shqiptare për ta asgjësuar atë sikurse kulturen dhe historin e tyre.
Është e kjartë që pas gjithë kësaj propagande për ta shkatrruar shkencen Shqiptare nuk mundë të jenë në pyetje kurrfarë punimesh shkencore por përkundrazi, qëllime tjera. Këtu kemi të bëjmë me synimet e tmerrshme për të njollosur popullin Shqiptarë dhe kundër vet popullit.
Dje kemi dëgjuar këtu në këto takime disa nga ato shpifje dhe gënjeshtra ku u tha që Shqiptarët kanë bërë genocid mbi Serbët në Kosovë!
Genocid?!
Për Zot, në kënd kanë mundur të bëjnë genocid Shqiptarët të cilët prej që kur din historia janë duke luftuar për të mbijetuar, gjerë në ditët e sotme?
Edhe ai që e tha dje një gjë të tillë e di që kjo është vetëm një fantazi e zhilverenerit. Por disave ju lejohen edhe krijime të tilla letrare në të cilën tregohen heronj të hipur mbi gomar apo edhe njerez me katër gishta. Le ta thotë edhe këtë gë ai që e tha dje atë gënjeshtër, pse mos ta thotë? Për disa, që të shkruajnë për Shqiptarët, ti shajnë e njollosin ata, është një punim shumë rentabil me profite dhe shitje të shumtë tirazhi.
Ajo që unë shkruaj, flasë dhe e mbroj kulturen Shqiptare ka të bëjë me këto shkrimet qëllimkqija që vijnë nga një pjesë e njerëzve qëllimkqijë të cilët nuk i njohin sa duhet Shqiptarët.
Nga shkenctarët Shqiptarë kërkohet që të bëhet diferencimi dhe jo vetëm këtë, por shkohet aq largë sa që kërkohet që të hiqen nga programet shkollore vjershat e naim Frashërit, Ndre Mjedës, Fan Nolit? Në njërën anë kërkohet që të jenë në programe shkrimtarë si Njegoshi, Mazhuraniqi.
Lejimi i kritereve të tilla si dhe represioni shtetrorë, intelektualët Shqiptarë i ka sjellë në një pozit shumë të pavolitshme. Në faktë të jesh krijues letearë Shqiptarë poet dhe shkrimtarë s’ka qenë kurrë e lehtë. Por të jesh krijues letrarë Shqiptarë në kushtet e sotshme është me të vertetë shumë vështirë
E them këtë sepse të jesh sot krijues, poet dhe shkenctarë Shqiptarë do të thotë:
– Të kesh kujdes se për cilen temë do të shkruash
– Të kesh kujdes të mos përdorësh ndonjë simbol siç është ta zëmë ai i Shqiponjes
– Të mos bësh krahasime historike
– Të kesh kujdes të mos e permendish emrin e ”SHQIPËRIS” përpos nëse atë se përmend në kontestin negativ
– Ti frikohesh fjales Diferencim ashtu siç i frikoheshin intelektualët në mesjetë fjalës Inkuzicion
– Të kesh kujdes se me kënd po fletë sepse edhe muret kanë vesh
– T’ju frigohesh perdorimit të shkronjave KR sikur në të kaluarën që njerzit u frigoheshin thonjëve të lënë nën pragun e derës
– Të kesh kujdes që mos rastësisht vésh një pallto të zezë me ndonjë shall të kuq
– Të jesh i detyruar të dalësh para ndonjë komisioni për të treguar se cilat kanë qenë bindjet e tua, dje, sot dhe nesër
– Të jesh i detyruar për ti kritikuar ata që s’kritikohen dhe ti falenderosh ata që se meritojnë këtë gjë
– Të votosh për të pa-aftit dhe t’i injorosh të aftit
– Të degjosh çka nuk të degjohet dhe të mos guxosh të dëgjosh çka të dëgjohet.
Të jesh intelektual Shqiptarë poet dhe punëtor shkencorë, do të thotë të jesh i njejtë si personazhi Jozef K i Franc kafkës te ”procesi” që do të thotë në çdo kohë mund të të thërrasin...
Të jesh intelektual Shqiptarë sot do të thotë të bëhesh çka nuk je dhe të jesh ai që s’je.
Por të jesh intelektual Shqiptarë sot megjithatë do të thotë të besosh që megithatë gjithmonë nuk mundet me qenë kështu!
Ju faleminderit për vëmendje.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!