Projekti i Serbisë për ndarjen e Kosovës

10
May
2026
Shkruan: Nebi Rexhepi
“Lumi flë, hasmi s’flë” !
( Populli ).
 Serbia, që nga kapitullimi i pjesërishëm në vitin 1999, ende s’po i ndalë sulmet kundër Republikës së Kosovës.
-Që nga pas lufta, Serbia Fashiste  vepron dhe herë pas herë ndërron strategjinë kundër Kosovës nga ajo ushtarake në atë politike, me të vetmin qëllim ta aneksojë Veriun e Kosovës kurse, pjesën tjetër ta lë varur,
“As në tokë dhe as në qiell”; qëllimin tjetër e ka ta marrë nën kontrollë Republikën Serbe të Bosnjës (edhe ashtu e ka) dhe Malin e Zi ku aktualisht i ka të instaluara strukturat politike pro-serbe.
Serbia Fashiste, tashmë është e fokusuar vetëm në destabilizimin e Kosovës.
Për këtë projekt të rrezikshëm politik ka angazhuar shumë lobistë në mbarë botën, kryesisht në SHBA me në krye Grenellin. UDB-ja serbe po derdhë para me thasë për këtë projekt famëkeq dhe të rrezikshëm, ku, fatkeqësisht kanë rënë pre edhe disa politikanë të Kosovës njëra ndër ‘to është Vjosa Osmani.
-Lidhja e saj në këtë tradhti, është parë në fotografinë këtu, dhe nuk duhet koment.
Vjosa Osmani, para më shumë se një viti; pikërisht pak para zgjedhjeve në Kuvend mbanë një fjalim skandaloz kundër Qeverisë së Kosovës dhe Albin Kurtit, aty është parë i qartë devijimi i saj politik…
UDB-ja po përdorë metodën e Makiavellit: përçaj e sundo, kryesisht kundër Albin Kurtit dhe VV-së, me të vetmin qëllim:
mos krijimin e institucioneve shtetërore të Kosovës. Pastaj, po investon me të madhe në mediat e Kosovës kryesisht në AGK, këto media nuk i marrin paratë drejtpërsëdrejti, por përmes kanaleve të ndryshme.
Këtij projekti serb duhet t’i kundërvihet popullata e Kosovës me vetëdije, ta vejë gishtin në kokë, të kuptoj qartë që, pa hezituar të votojë Albinin dhe VV që të presim dorën e zezë gjakatare serbe në Kosovë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/05/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk