Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!A k t u a l e
Ky propozim është aktualizuar kohët e fundit nga partia politike (shoviniste dhe e pareformuar) OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), por është kundërshtuar nga shumica e partive të tjera, sidomos nga blloku i partive politike të shqiptarëve.
Komenti ynë:
Modeli kroat i rregullimit kushtetues të shtetit nuk është në përputhje me realitetin historik dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, as për vetë Republikën e Kroacisë, jo më si model për rregullimin shtetëror të Maqedonisë Veriore, e cila sipas përbërjes së popullsisë ka dallime të mëdha nga ajo e Republikës së Kroacisë.
Edhe Kushtetuta e Republikës së Kroacisë, në raport me shqiptarët është diskriminuese, për shkak se shqiptarët në këtë shtet janë popull autokton që nga parahistoria, si vetë banorët e lashtë josllavë të Dalmacisë, një popull i lashtë ilir i Gadishullit Ilirik.
Në Kushtetutën e Kroacisë, deri në ndryshimet kushtetues në fillim të këtij shekulli, më 2001, shqiptarëve vendës në Republikën e Kroacisë nuk u është njohur as statusi i pakicës kombëtare, sikurse shumë pakicave të tjera, të cilat nuk kanë kontribuar gati me asgjë as nuk kanë marrë pjesë në mënyrë të organizuar në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kroacisë (1991-1995), siç kanë marrë pjesë shqiptarët.*
Për t’u kuptuar më qartë, shqiptarët në Maqedoninë Veriore nuk janë pakicë kombëtare dhe nuk mund të jenë asnjëherë, përderisa faktet historike dëshmojnë se, shqiptarët janë i vetmi popull autokton në këtë shtet (sipas pjesës dërmuese të autorëve vendës dhe të huaj, edhe të autorëve sllavë, sikurse Jovan Cvijiç etj.), jetojnë në vazhdimësi gjeografike dhe historike në trojet e veta etnike dhe përbëjnë shumicë të popullsisë prej së paku 36% në numrin e përgjithshëm të popullsisë së këtij shteti, edhe përkundër masakrave, gjenocideve, shpërnguljeve me dhunë, diskriminimit të tyre në vazhdimësi nga regjimet e kaluara jodemokratike dhe nga pushtetet e huaj sundues në këto hapësira gjatë historisë, që së bashku me mbi 27 pakica kombëtare dhe grupe etnike, që jetojnë aktualisht në këtë shtet, përbëjnë më tepër se gjysmën e popullsisë së Maqedonisë Veriore të sotme.
Lexo:
“Republika Hrvatska ustanovljuje se kao nacionalna država hrvatskog naroda i država pripadnika autohtonih nacionalnih manjina: Srba, Čeha, Slovaka, Talijana, Madžara, Židova, Nijemaca, Austrijanaca, Ukrajinaca, Rusina i drugih, koji su njezini državljani, kojima se jamči ravnopravnost s građanima hrvatske narodnosti i ostvarivanje nacionalnih prava u skladu s demokratskim normama OUN i zemalja slobodnoga svijeta.”
– Zagreb, 25. travnja 2001.
(6 prill 2023)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!