PROTESTAT E VITIT 1997 KUNDËR ARSIMIT SHQIP DHE UNIVERSITETIT TË TETOVËS

08
Jun
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Nga kujtesa
PROTESTAT E VITIT 1997 TË PUSHTETIT DHE STUDENTËVE MAQEDONAS NË SHKUP, KUNDËR ARSIMIT SHQIP DHE UNIVERSITETIT TË TETOVËS
“Sipas një hulumtimi të bashkëpunëtorit të Institutit danez për punë të jashtme dhe politikë, Oliver Olsen, të publikuar më 19 shkurt 2007, dëshmohet se protestat e vitit 1997 në Shkup, kundër arsimit shqip, Fakultetit Pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe në kuadër të Universitetit të Shkupit dhe kundër Universitetit të Tetovës, fillimisht janë udhëhequr nga drejtuesit e Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi” dhe studentët e tij maqedonas, për të vazhduar me nëxënësit e shkollave të mesme në gjuhën maqedonase të Shkupit dhe të disa qyteteve të tjera.
Si organizator zyrtar është paraqitur Organizata e studentëve të Fakultetit Pedagogjik i këtij universiteti, ndërsa jozyrtarisht organizator i këtyre protestave ka qenë Unioni i Forcave të Reja në kuadër të partisë VMRO-DPMNE. Megjithatë, organizatorë të vërtetë të protestave, ky hulumtues dëshmon se kanë qenë ,,agjentët e Shërbimit sekret serb, të cilët në mënyrë aktive, përmes njerëzve të vet, ose më saktë, përmes ,,lobit kumanovar” në VMRO-DPMNE.”
(8. VI. 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk