Nga: Hysni Gashi
PSD-në e Dardanit e kemi parë se edhe për gjera i racionale organizon protesta gjë që është e mirë kjo,sepse ku ka protestë ka edhe shpresë.Mirëpo kur është çështja për protesta të rendesishme hesht.Pse?
Pse nuk organizon psh:për kundershtimin e Zajednices?Unë mendoj se me e rëndësishme se çdo gjë tjëtër ne vendin tonë për të protestuar,është Zajednica siç po e kërkon Vuqiqi përmes ndërkombëtareve presion ky mbi kryeministrin Kurti.
Megjithatë unë nuk jam kundër që mos të protestohet edhe për beteja partiake e për pushtet.
Mirëpo ne ketë rrethane të gjithë do të duhej të jemi bashkë për kundershtimin e Zajednices edhe me protesta,dhe jo të fajsohet kjo qeveri e kryeministri i saj që është kundër dhe ne anën tjëtër të fajsohet edhe si kundër SHBA-së për të fituar ndonjë grusht vota e pushtet.
Ç’ju duhet pushteti me Zajednicen pastaj?Për me tëpër unë pres edhe nga Shoqatat e Luftës se UÇK-së të organizojnë protesta kundër Zajednices dhe jo të heshtin,sepse heshtja është kod i pranimit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!