PROTOKOLL I MENDJES NGA BARBARIZMI MBI “URËN E GJAKUT” NË SHIPOL TË MITROVICËS

22
Dec
2023
Shkruan: Nisret Ahmeti


Disi e kisha mbajtur deri më tani të fshehur aq thellë në mua. Duke shkruar një përkujtim për vllain tim Rexhep Ahmetin, sot më datë 08.12. 2023 i bëra një jetëshkrimi të shkurtër të jetës së tij, ngase jetëshkrimi i tij në Mitrovicë duhej të përfshinte edhe grevën e Minatorëve më 20 Shkurt, 1989 dhe demonstratat në vazhdim të saj për ruajten e statusit të shqiptarëve.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-Greva e minatorëve kishte rritur frymën dhe shpresën për çlirim, saqë populli ne Mitrovicës u hodh duarthatë përsëri në demonstratë.

-Serbia, pretendohet për të ndërprerë vazhdimin e tyre, policia serbe bëri ekzekutime kriminale; kur ura në Shipol tek stacioni ishte e stërmbushur nga turma, hodhi breshëri plumbash me një barbarizëm të paparë pa paralajmërim mbi ne.
Turma e njerëzve nuk kishte mundësi ikjeje nga plumbat.
Ishte sikur një ekzekutim masiv.

Në mënyrë refleksive mbrojta kokën me duart e mia, nuk mundnim të largoheshim, njerëzit shkelnin mbi njëri-tjetrin, ishte rrezik të mbyteshim nga turma, që ishte në panik të dyfishtë, jo vetëm nga plumbat, por edhe nga frika e bllokimit, ne që ishim në fillim të urës nuk mund të lëviznim prapa nga masa e madhe.
Breshëria e plumbave vazhdoi tërë kohën, dersa nuk mbeti asnjë i ri mbi urë, derisa ne të gjithë të merrnim arratinë.

Ky është barbarizëm civil njerëzor. Sot quhet “Ura e Gjakut” me të drejtë.
Edhe unë që nuk u kapa nga plumbi, e përjetova si terror.
Më 08. 12. 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk