PSE DUHET TË PARAQESIN MISTER PËR STUDIUESIT DHE SHKENCËN EMRAT E QYTETEVE TË PARTHINËVE* NË ILIRIKUN LINDOR?!

28
Apr
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
Shpalime
(Me emrin Parthinë-Partë, që në shqipen e sotme nënkupton “të parët tanë”, janë njohur të gjitha fiset e lashta ilire, shqiptarët e lashtë, në periudhën mes Pallazgëve dhe Ilirëve. Me këtë emër njihen shumë rajone, disa mbretëri të lashta, disa male dhe dhjetëra qytete nga parahistoria dhe antikiteti, tempuj të shenjtë etj., në gjithë hapësirën ku kanë jetuar pellazgët-ilirët, siç kemi shkruar më gjerësisht në disa shkrime të mëhershme.)
Pushtetet e këtyre vendeve (Bullgarisë, Rumanisë etj.), sidomos gjatë periudhës komuniste-sovjetike, janë munduar me të gjitha mjetet dhe në të gjitha format e mundësitë t’i fshehin dhe fshinë gjurmët e qyteteve të lashtë me emrin Parthini?!
Së paku tre qytete me emrin PARTHENI (Parthenopolis) dhe disa të tjerë me rrënjë të emrave nga gjuha shqipe, nga parahistoria dhe periudha antike, me vendndodhje në brigjet e Detit të Zi dhe jo vetëm, në shtetet e sotme të Bullgarisë dhe Rumanisë (rajoni i Dobruxhës) edhe sot paraqesin mister për historianët, arkeologët dhe studiuesit e fushave të tjera.
1. Partheni (Parthenopolis), në rrethinën e qytetit të sotëm Sandanski, në Bullgarinë Jugperëndimore;
2. Partheni (Parthenopolis), emri i ndryshuar në Marcianopoli nga periudha e sundimit Romak), në Bullgarinë Lindore;
3. Partheni (Parthinopoli) në rajonin e Dobruxhës, Rumania e sotme. Rajoni historik i Dobruxhës, aktualisht është i ndarë në dy pjesë, mes Rumanisë dhe Bullgarisë.
(28 prill 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk