Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
“Ne shqiptarët nuk duhet të hyjmë në Europë të ndarë, në Europë ne duhet të hyjmë vetëm të ribashkuar”).
(Ukshin Hoti).
-Kështu, Mushka Evropë,
i donë drutë turinjve!…
( Motiv popullor ).
-Zari i demave të mëdhenj “spanjollë” veçse ka filluar!
-Ende gjë, s’keni parë,
as dëgjuar!…
Mos harroni!
1.
-Evropa, çdoherë e ka mohuar Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
2.
Evropa, e ka copëtuar dhe ricopëtuar pandalshëm dhe pamëshirë dhe pangopshëm Shqipërinë tonë; nga trojet etnike të kombit tonë autokton, territorialisht i ka zgjeruar shtetet grabitqare fqinje në pajtim me Rusinë e carëve të Kremlinit.
3.
Evropa, çdoherë e ka mohuar; edhe sot e sot; me ligje të drejtësisë të formës;-rrathë-rrathë, po e mohon idealin më të lartë më të ligjshëm dhe më sublim të kombit tonë, për Ribashkimin tonë kombëtar.
4.
Evropa, nuk ka dashur, as nuk donë fare të dijë që, për RIBASHKIMIN e Shqipërisë Etnike, që nga viti 1876/ 77-2026, kombi shqiptar, ka derdhur lumenj prej gjaku!…
5.
Evropa, duhet të reflektojë pozitivisht, bile për gjithë këto padrejtësi shekullore që kanë shkaktuar kombit tonë fqinjët tanë pushtues; edhe me bekimin e Evropës, gjatë historisë janë shkaktuar kaq shumë turpe, krime, gjenocide, doemos duhet që, Shqipërisë Etnike t’i kërkojnë falje.
6.
E, sa për Amerikën; ajo as një hap të dukshëm nuk e ka bërë, as nuk e bën për Shqipërinë dhe për shtete të tjera mbi rruzullin tokësorë; pa kandar në brez!…
-Pra, pa i llogaritur në radhë të parë interesat e saj,-prandaj, as për Shqipërinë Etnike, nuk ka vepruar fuqishëm, që padrejtësitë historike e kombit shqiptar të trajtohen drejt, poashtu, i ka ruajtur balancat në dobi të saj -siç nuk ka vepruar drejt as për popujt tjerë.
7.
Janë disa politikanë servilë lëngaraqë, “demokratë” që, mendojnë -me zorrët, jo me trutë; kur e gënjejnë popullin; kinse, Amerika çdoherë gjatë historisë na paska çliruar dhe na paska shpëtuar?!
-Nëse na shpëtoi dikur, pse pra, kjo Amerikë; lejoi që, Shqipëria në çdo etapë të historisë të copëtohej e të ricopëtohej, të bëhej plaçkë tregu për pushtuesit Iliriko-(Ballkanik?)
Vetëm në vitin 1999 gjatë LÇ-re të UÇK-së Heroike, Amerika,- e pat “një grip të lehtë me temperaturë, falë interesave të saj strategjike që, atëbotë përputheshin edhe me interesat e Evropës; prandaj kollitej goxha rëndë në rajonin tonë të trazuar.
Megjithatë, meriton mirënjohje!
Rroftë Shqipëria Etnike!
16 janar, 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
