Si veprimtar politik në mërgim e kam përkrahur dhe vazhimisht e përkrahi Albinin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
-Që nga formimi i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2005, e kam përkrahur vazhdimisht dhe u kam sugjeruar shokëve që ta mbështesin këtë Lëvizje përparimtare. Për mua, ka qenë dhe mbetet e vetmja Organizatë politike që e ka të qartë në programin e saj, çështjen e bashkimit kombëtar.
Shpesh e kam kujtuar shembullin e Helmut Kohl-it, ish-kancelarit gjerman të CDU-së, i cili e kishte ribashkimin e Gjermanisë në program: me mjete paqësore apo me kosto materiale, por patjetër, gjermanët si ai, donin ta ribashkonin vendin.
-Edhe ne shqiptarët, kemi pasur burra shteti që kanë përgatitur programe për ribashkimin e kombit dhe të trojeve tona etnike.
Pas luftës heroike të UÇK-së dhe intervenimit të faktorëve ndërkombëtarë (UNMIK dhe EULEX), si dhe me veprimet e disa partive politike, para e pas luftës, u ndërtua një kurs prapakthimesh politike; shpesh në kundërshtim me interesat shqiptare.
U krijua një “Kushtetutë e Kosovës” që, në shumë aspekte, i mohoi vlerat dhe simbolet tona kombëtare; madje Komandantët që ishin betuar nën flamurin kuq e zi, nuk bën as më të voglën rezistencë, përballë miqve të Serbisë, kur e hartuan Kushtetutën e Kosovës, e cila është në disfavor katastrofal për shqiptarët.
Këto parti politike, pa fije turpi, krejt palogjikshëm, nisën dialogun në Vjenë e në Bruksel?!!!
Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër dialogut prapakthyes, i demaskoi këto “zgjidhje” me parullën e famshme “Jo negociata, Vetëvendosje”!…
Kjo parullë u mishërua te rinia e më pas te i gjithë populli. Si rrjedhojë, LVV dhe Albin Kurti fituan zgjedhjet dhe ndoqën një politikë sociale në dobi të popullit të varfër e të mashtruar nga partitë e vjetra të opozitës, të cilat për më shumë se 20 vjet nuk u interesuan fare për fatin e popullit, por u tallën me të…
Negociatat e tyre shkuan deri te falja e e territoreve shqiptare (
p.sh. toka të Dabëlldenit iu dhanë Maqedonisë, Çakorri, Bjelluha e vise të tjera, që iu dhanë Malit të Zi. Dhe, për të kënaqur orekset pushtuese të Serbisë, u bën plane si lobimi për ndarjen e Kosovës me Serbinë gjenocidale.
-Këto nuk janë insinuata: funksionarë të opozitës i kanë artikuluar publikisht, në intervista dhe me deklarata të shumta.
Është e domosdoshme të theksohet se, Albin Kurti nuk bën “dialog” me Serbinë fashiste e gjenocidiale, por dialogon me Bashkimin Evropian, i cili ka marrë përsipër ndërmjetësimin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Janë për t’u vlerësuar qëndrimet e qarta kombëtare dhe demokratike: me qetësi e kulturë politike, dhe me qindra argumente, ai mbron të drejtën për vetëvendosje dhe parimin e reciprocitetit me të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Vlen të theksohet dhe deklarata e tij si kryeministër i Kosovës: “Ne jemi një komb dhe dy republika”. Kjo thënie, e mençur dhe diplomatike, është një goditje për politikat e vjetra të “jesmenëve” dhe miqve të tyre ndërkombëtarë. Jam përkrahës, për të gjitha këto arsye dhe për shumë veprimtari të tjera në shërbime të atdheut.
5. 06. 2026
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!