PSE KOSOVA UA KA HEQUR SHPERBLIMIN E VETERANIT, VETERANEVE NGA SHQIPERIA

01
May
2025
Shkruan: SKENDER KAPITI


BOTA SOT, 30/04/2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjatë kohës së luftës në Kosovë shkuan edhe vullnetarë të UCK-së nga Shqipëria. Shteti i Kosovës me ligj u lidhi atyre një shpërblim veterani prej 170 eurosh. Mirëpo sapo këta veteranë nga Shqipëria marrin pension pleqërie në Shqipëri ose janë të punësuar në shtet apo në firma private, Kosova ua heq atyre shpërblimin e veteranit me pretekst se merrni pension pleqërie ne Shqipëri. Kjo është diçka e pabesueshme, anormale, jomorale, johumane sepse vullnetarët nga Shqipëria shkuan për çlirimin e Kosovës, dhe jo të Shqipërisë. Politika dhe shteti i Kosovës, por edhe opinioni në Kosovë, ankohen dhe “kritikojnë” pse Shqipëria nuk po bën shumë për Kosovën, por nga ana tjetër, Kosova ua heq shpërblimin e luftës vullnetarëve nga Shqipëria që shkuan për të dhënë jetën për Kosovën!
U bëj një pyetje autoriteteve kosovare që të mendojnë për një çast se si ndjehen veteranët nga Shqipëria, fëmijët dhe familjarët e tyre, si dhe opinioni në Shqipëri për një ndërmarrje të tillë nga qeveria e Kosovës, për këtë mosrespekt dhe mosmirënjohje ndaj kontributorëve nga Shqipëria për çlirimin e Kosovës?! Edhe regjimi komunist në Shqipëri ka treguar respekt e mirënjohje për të gjithë ata dëshmorë, familje dëshmorësh ,invalid dhe veteranë të luftës Antifashiste, të cilëve,krahas punësimit në shtet, u lidhi edhe shpërblime të larta të luftës dhe që i marrin edhe sot ata që janë gjallë dhe nuk ua hoqi as demokracia. Qeveria dhe shteti i Shqipërisë vlerëson , nderon e respekton dhe u jep pensione suplementare të gjithë atyre individëve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova atyre që japin kontribute në fusha të ndryshme, ndërsa Kosova dhe qeveria e saj ua heq shpërblimin ër luftën kontributorëve dhe veteranëve të Luftës nga Shqipëria.
Askush në Perëndim, në Europë dhe në SHBA nuk vlerësohet dhe nuk respektohet më shumë INSTITUCIONALISHT, LIGJERISHT, MORALISHT DHE FINANCIARISHT se sa veteranët e luftës. Dhe vetëm në Kosovë na qenka një ligj i tillë, ku madje logjika shkon deri atje, sa ua heq shpërblimin luftën edhe atyre që marrin pension minimal pleqëria në shtetet dhe nga shtetet jashtë Kosovës, Dhe, e keqja vjen edhe për më tepër SE ATYRE U HIQET PENSIONI edhe kur ata marrin në shtetet jashtë Kosovës edhe një pension që nuk përballohen as ilaçet.
Në një shtet demokratik dhe human është alogjike dhe e papranueshme që të shkelet dhe të mohohet e drejta dhe detyrimi që ka shteti për te respektuar dhe akorduar shpërblimin për kontributorët e luftës për çlirim kombëtar, dhe krahas këtij pensioni mëse detyrimor dhe moral, qytetarët veteranë të luftës kanë të drejtë të marrin pension edhe për kontributin e punës. Ky është detyrim detyrimisht i detyrueshëm ndaj qytetarëve që ka shteti dhe qeveria e politika e një shteti human, moral dhe demokratik.
Sa shumë i ka vlerësuar dhe sa shpërblime të larta u akordon Kroacia vullnetarëve shqiptarë që kanë luftuar për Kroacinë kundër Serbisë, dhe shteti kroat nuk heton për të gjetur, as në Kosovë dhe as në Perëndim, nëse vullnetarët që luftuan për Kroacinë a marrin pension pleqërie atje. Kjo ndodh vetëm në Kosova. Qeveria e Kosovës u jep veteranëve një shpërblim të ulët dhe minimal dhe në vend që të ndjehet mirë për qytetarët e saj që marrin pension në Shqipëri dhe në shtetet Perëndimore, shkon dhe ua heq shpërblimin për luftën veteranëve nga Shqipëria që kontribuan për çlirimin e Kosovës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/05/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk