/ Pjes nga Libri, SI TA SHPJEGOJMË KËTË LLOJ URREJTJE /
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe! Pse na qenka fashisti Xhafer Deva, se Legjendari Adem Jashari, a?!
Ooo Nexhmedin Spahiu!
Edhe ti je kriminel, je një sllavofil, bash si ai Xhafer Deva yt; ai, “nacionalisti” që udhëtoi në SHBA me pasaportë jugosllave.
A e din ti, o i mjerë?!
Ai, kishte dashnore serbe.
Ai ka vrarë dhjetëra e qindra shqiptarë, besa dhe ka organizuar edhe grupe terroriste, për tê rrëzuar pushtetin popullor në Shqipëri, për të vendosë pastaj, një regjim fashist pro-serb, siç ndodhi më 1991!
E, këtë turp dhe krim e arriti, me Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën dy pro-serbë me damkë…
Xhafer Devës dhe kriminelëve si ai, pushteti popullor i Enver Hoxhës “Ua tregoi vendin tek thana”. Pushteti popullor në Shqipëri i shpartallonte pamëshirë grupet e shumta diversioniste, i palonte brigjeve detare, rrëzë maleve dhe kudo që ngrinin kokat e tyre të prishura nga planet e huaja antishqiptare, “pa arritur ta shihnin diellin e Shqipërisë me sy”, sikundër është shprehur vetë Enver Hoxha.
Vetëm pas 5 viteve të vdekjes së Enver Hoxhës dhe ndryshimit të politikës botërore, vetëm atëherë pushteti antipopullor bëri ndryshime reaksionare në Shqipëri, vendosi “Demokracinë” si vegël e poshtër borgjeze.
Ramiz Alia dhe zhurmaxhinjtë e tij e liruan, prandaj, gjatë këtyre 30 viteve të zeza pis, në emër të “demokracisë” në skenë dolën forcat e errëta, me ndihmën e Serbisë Fashiste, siç jeni ju N.Spahiu, B.Haxhi Stanishiqi, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi, Jusuf Buxhovi & CO, jeni kokë e këmbë pro-serbë të shitur për euro dhe dollarë.
Ju po përpiqeni kot së koti, të shkelni mbi çdo gjë të bukur e të shenjtê shqiptare, por e keni të kotë.
Ju, jeni për ndarjen e kombit; kinse shqiptarët e Kosovës qenkan komb tjetër, jo si shqiptarët e Shqipërisë dhe të viseve të tjera shqiptare; kinse paska “komb kosovar”!
Mos harro ti, mor zagar i Serbisë Fashiste, dhe ithtarët tuaj të tjerë “teorikë” reaksionarë, se duhet me u marrê jo vetëm ne me demaskimin e turpeve dhe krimeve “të ideve demokratike, të lira”, reaksionare politike, dhe të tjera “shkencore” tuajat, por fjalën duhet ta thotë Drejtësia Kosovare, për këto fyerje të rënda që ti ia ke bërë Adem Jasharit dhe mbarë kombit shqiptar.
Turp!
Kopenhagë,12 Shkurt 2022
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!