PSE NUK NGRIHEN LAPIDARË???

22
Aug
2023
Nga: Sotir Kosta

Miq e shokë të fejzbukut:
Unë nuk e njoh autorin e poezisë së mëposhtme, por mendoj se ia vlen ta lexojmë, ta “këndojmë” e ta shumfishojmë. Me siguri, është një poezi e shkruar këto ditë, kur ne, nën vështrimet e vëngërta të pinjollëve të ballistëve dhe kolaboracionistëve, mundohemi të kujtojmë e të nderojmë TË RËNËT PËR LIRINË!. Dhe jo vetëm t’i kujtojmë e t’i nderojmë, por edhe të mundohemi të marrim sa më shumë Lavdi nga Lavdia e tyre!
.

Zgjodhi-Gjon Bruçi
.
Një natë me xixëllonja
erdha dhe ju gjeta varrin,
mora baltë e bëra shkronja,
që tju qëndis Lapidarin..
.
Vallë ku janë lapidarët?
Po ku gjënden ato varre?
Kombi për të cilin ranë,
as që di ku ndodhen fare..
.
Po ku janë heronjtë e Vigut?
ata trima përmbi trimat,
deputetja Jozefinë,
i çoi tek mbeturinat..
.
Ku ka varrin Mete Hila ?
trimi që mbrojti vatanin,
bashkë me Asim Zenelin
e tronditën Gjermanin..
.
Po trimi Ismail Lesko,
që luftoi me zorrë sheshit,
djali i maleve me borë,
nga Progonati i Kurveleshit..
.
Na thoni – na shihni varret,
nëse doni të na njihni,
se ne kemi veç ditëlindje,
dhe nuk kemi ditë varrimi..
.
Në pllajat me trëndelinë,
ku ja thotë bilbili shtruar,
në luftë e shkuat rininë,
këngën në buzë, pushkën në duar..
.
Sorkadhët që rriti nëna,
pa ujë, e me bukë thatë,
ndaj u këndohet dhe kënga,
Dëshmorët – yje të zjarrtë…
.
Ecnit zbathur përmbi gjëmba,
në Shqipërinë e zhuritur,
i kish rritur djemtë nëna,
Zemër zjarr e ballëndritur..
.
Ecnin më shpejt se sorkadhet
veshur me shajak me mënga,
i tundën malet nga vëndi
edhe pse ishin të rënda..
.
Nuk mbanin lule në duar
që të shijonin rininë,
por belçik në kraharuar,
dhe luftonin për lirinë..
.
Dëshmorët e Shqipërisë
drerat që kish rritur nëna,
janë ajkë e historisë,
ndaj u ka lezet dhe kënga..
.
Bilbilat e malit të Gjerë,
që durojnë borë e shi,
tu këndojnë përmbi varreza,
djemve që ranë për liri..
.
Ku u rritën këta trima,
morën forcën e dragoit,
ua dha me qumësht nëna,
bashkë me ujët e kroit..
.
Ata ndodhen nëpër këngë,
ata i njeh historia,
po kombi që quhet nënë,
për ta ç`po bën qeveria ??
.
Le të ngrihen lapidarë
përmbi malet që u rritën,
me ata jemi krenarë
se na larguan të ligën..
.
Ju kujtojmë ç`do 5 Maj,
dhe në fund të ç`do Nëntori,
nga malli që na ka marrë,
na përvëloi kraharori..
.
Kur zë dita nëpër shkrepa,
nëpër pllaja e në lugina,
të kujtojmë dëshmorët tanë,
Ti nderojmë këta trima….!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk