Diplomacia.dk

Pse po e urrejnë kaq shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, disa shtete të Evropës, vendet fqinje ballkanike dhe disa shtetet mike dhe satelite të Rusisë në botë?!!!

Shkruan: Xhemil Zeqiri

Vallë, pse po e urrejnë kaq shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Evropa, vendet fqinje ballkanike dhe bota?!
Kur pellazgët-ilirët, paraardhësit e arbërorëve, të parët tanë kanë kontribuar aq shumë për Evropën dhe botën sa e kemi zor dhe nuk mundemi të kuptojmë, pse vallë kjo urrejtje patologjike ndaj gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave tona kombëtare?!

Personalisht, vazhdimisht i përcjell historianët dhe studiuesit tanë, si: Dr. Fatmira Demin, Dr .Agron Dalipaj, Dr. Hakif Bajrami , Dr. Abdulla Mehemeti, Dr. Elena Kocaqin,Arben Llalla, e të tjerë.
Të gjithë pa dyshim në mënyrë të shkëlqyer, me fakte të pakundërshtueshme historike, bindshëm argumentojnë për lexuesit tanë dhe të huaj, këto që i ceka më lartë.
-Vallë, sa shqiptarë dhe sa shumë kanë kontribuar për botën deri më sot?!
-Po filloj me George Vashingtonin, i cili ishte me origjinë shqiptare (e ka pohuar vet ai), por, edhe është e argumentuar, në ADN të Konstancës së Zvicrës.
Francesko Krispi, kryeministri i parë arbëresh i Italisë, deklaronte se është shqiptar me gjak dhe zemër!
Bartholemeo Mitre Martinezit, Kryetarit të parë të Republikës Demokratike të Argjentinës.
Në Francë, ushtaraku dhe strategu me famë botërore, Napoleon Bonaparta.
Mehmet Ali Pasha, e krijoi Egjiptin, pastaj, mbreti i Egjiptit, Faruku qe shqiptar.
Në perandorinë osmane shumica e vezirëve, pashallarëve dhe posteve të tjera ushtarake dhe civile ishin me origjinë shqiptare.
Perandoria bizantine dhe ajo romake u takon historianëve dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore të hulumtojnë, të argumentojnë rolin e shqiptarëve në këto perandori të fuqishme…
Mustafa Qemali -Ataturku, e krijoi Turqinë moderne.
Ashtu, si dhe Sami Frashëri që e reformoi gjuhën turke.
Po ashtu, disa princër dhe Mreti i Moldavisë, ishin shqiptarë.
Mbreti i Serbisë, qe ushtarak shqiptar, quhej Gjergji i Zi, që u riemërua në “Kara Gjergji”/turqisht/ shtuar viç-in e serbishtes pas, në Karagjorgjeviç dhe krejt papritur, gjatë një nate pa hënë u bërë serb?!
Pothuajse të gjithë kryetarët e Greqisë, kundër arbërore-shqiptare.
Gati të gjitha figurat politike kryesore në Serbi ishin ose janë me origjinë shqiptare, që nga Ilia Garashanini, Nikolla Pashiqi, Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli, Daçiqi e të tjerë!
Në Mal të Zi, të gjithë udhëheqësit, gjithashtu ishin me origjinë shqiptare, që nga Mark Milani e të tjerë.
Në Maqedoni, shqiptarët ortodoksë, të asimiluar në maqedonas sllavë kanë mbajtur të gjitha institucionet e këtij shteti artificial, për dekada me radhë, nga krijimi këtij shteti më 1944. Edhe sot, Kryetari i Maqedonisë, Stevo Penderovski është me origjinë nga Reka e Dibrës.
Në Bullgari dhe Maqedoni, Mbreti Samuil ka qenë me origjinë shqiptare. Një intelektual i shquar, siç ishte Akademiku Marin Drini-ov, vetëm iu shtua, nofka, prapashtesa, sllave –ov, dhe krejt papritur kinse “e bënë” bullgar?!

Tragjedia jonë e madhe qëndron dhe në faktin e hidhur, sepse institucionet shkencore, siç janë Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Tiranës dhe të Prishtinës, që vetëm figurojnë si shqiptare, janë bërë parazite dhe shërbëtore të djallit dhe të birit.
Këtu, fillon kërkesa ime, këto të zgjohen nga letargjia, dhe mllefi im është se, nga viti famëkeq 1989-91, kur u krijuan partitë politike, kinse demokratike, në fakt u bënë kundërshqiptare. Ende vazhdon një politikë kundër interesave shqiptare dhe fatkeqësisht, armiqtë po dalin haptas, ndërsa, këto farë Akademitë zyrtare, nuk dalin në mbrojtje të gjitha këtyre falsifikimeve që bëjnë komuniteti ndërkombëtar në dëm të historisë dhe kulturës arbërore shqiptarë!
Prandaj, po marrë guximin që t`ua them troç se, për tre dekada Akademikët dhe intelektualët siç janë Ismail Kadare & Co, kokë e këmbë janë vënë në shërbim të tradhtisë dhe kjo tradhti gjithnjë po kamuflohet, në emër të “demokracisë”, “të mendimit të lirë” dhe të së ashtuquajturit “tranzicion”!
Si ka mundësi, kur kjo mund të bëhej shumë thjesht: në vend që të mbështesin kërkesat popullore dhe të dënojnë dhunën dhe tragjedinë qindravjeçare ndaj arbërorëve-shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, (që krejt padrejtësisht dhe me cinizëm nga evropianët, Iliriku u pagëzua, Ballkan!
“Evropa u tregua e padrejtë, kur Ilirikun e quajti Ballkan” – thotë intelektuali i madh italian, Lamberto Dini. Të shikojmë më tutje në të kaluarën (në retrospektivë), kur shqiptarët në Greqi me dhunë e mashtrime i konvertua në myslimanë, pastaj i përzunë nga shteti grek, ndërsa, shqiptarë ortodoksë i asimiluan në grekë.
Në Bullgari, shqiptarët myslimanë i konvertuan në turq, shqiptarët e krishterë i konvertuan në bullgarë; në Serbi e njëjta politikë mashtrimi e dhune, shqiptarët myslimanë i konvertuan me nocion “kombësie” qesharake “myslimanë”, si në Bosnjë dhe në Sanxhak!
Plus kohëve të fundit nga disa gjakprishur, “kosovarë”, si Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi e ca shkretanë të tjerë, ka tendenca të ulëta kur po dalin “me teza faqezezë ASPAK bindëse, kinse në KOSOVË, paska një komb “të shpikur”, në fakt këta tregtarë të njëqind flamujve e kanë të importuar nga Serbia Fashiste: kinse ne nuk jemi komb shqiptar, por “qenkemi” komb tjetër, i ashtuquajtur, “Komb Kosovar!
Turp dhe krim, “shkencor”- do ta quaja, kudo dhe kurdoherë. Me këtë rast, për temën e ngritur, lexuesve do t’ua për kujtoja krimin e qëllimshëm të armiqve fqinjë: shqiptarët e krishterë duan t’i konvertojnë dhe t’i quajnë serbo-malazezë!
Për herë të parë në histori, pas humbjes së Luftës së Trojës, 29 nëntor të vitit 1944, një
pjesë e Arbërisë – Shqipërisë shpallet e pavarur dhe e lirë.
O intelektualë të përgjumur, vendoseni bile për një çast gishtin kokës dhe logjikoni se, po të mos ishte LANÇ me Komandantin dhe strategun e luftës dhe të paqes në socializëm, me Enver Hoxhën në krye, sot shqiptarët do të përjetonin një katastrofë edhe më tragjike sesa, kjo shpërngulja mbi 30 vjet e shqiptarëve kudo, në vendet mike dhe armike: në shqiptarët e pambrojtur këto vite zezona të “demokracisë” anarkiste dhe të kësaj klase politike reaksionare dhe neofashiste, vërtet nuk do të flisnim shqip.
Armiqtë tanë do ta ndanin Shqipërinë në mes të Serbisë dhe Greqisë, do të përfitonin edhe më shumë territore shqiptare, sesa iu kanë dhuruar dikur dhe sot Fuqitë e Mëdha, për faktin që dihet botërisht, këto dy shtete fqinje pushtuese të trojeve tona etnike ishin dhe janë shtete satelite rusomadhe!
Mos harroni!
Doni apo nuk doni që ta pranoni, ju armiqtë e kohës së ligë dhe ju o puthadorët e tyre: kjo, për hir të së vërtetës, për ne ka pak rëndësi: Ne shqiptarët atdhetarë të dëshmuar, plotësisht i jemi falënderues Enver Hoxhës, ai me heroizma të paparë ndonjëherë në historinë tonë të luftës, të politikës dhe të diplomacisë, të diturisë, vendosmërisë dhe guximit e shpëtoi kombin dhe Shtetin Shqiptar, duke i përballuar të gjitha sulmet politike dhe ushtarake të fuqive të kohës, ora të epokës së tij të ndritur gjithëkombëtare.

Vetëm pas pesë viteve nga vdekja e burrit të madh të shtetit, Shqipëria u pushtua nga armiqtë, me mashtrime, por mbi popullin u përdor edhe dhuna fizike dhe psikologjike. Dihet që, nga viti famëkeq 1991 “Kalaja Arbërore”, “Vendi i Shqiponjave”, siç e quante bota Shqipërinë, kjo Shqiponjë në suferina mbi dyzet vjet qëndroi e pamposhtur, qëndroi krenare, vetëm nga tradhtia e devijuesve, bijve të saj renegatët të pabesë, u mor nga brenda, prandaj, këto klika mercenarësh të huaj, që kurrë s’ia deshën as ia duan të mirën Shqipërisë dhe kombit tonë, pa pikë turpi as përgjegjësie po e bëjnë ligjin e xhunglës deri më sot!
Akuzat e tyre, të nxitur nga padronët e tyre, si shërbëtorë të mjerë të armiqve, kinse Shqipëria, në vitet e socializmit ishte izoluar, është gënjeshtër e ndyrë.
Kjo, atëbotë, nuk ekzistonte!
Shqipëria, kishte marrëdhënie ekonomike-tregtare, kulturore, shkencore dhe në fusha të tjera me mbi 100 shtete të botës.
“Izolimin” politik, që sot e vajtojnë kukuvajkat “demokratike”, ku kishte ndodhur, jo për fajin e Enverit, as të PKSH-së dhe PPSH-së, por “izolimi” i Shqipërisë ishte imponues, sepse udhëheqja komuniste shqiptare nuk i pranonte askund dhe kurdoherë kufijtë e vendosur në dëm të arbërorëve-shqiptarëve dhe kërkonte botërisht që kjo padrejtësi të rregullohet, bile pikërisht kjo u artikulua fuqishëm edhe në vitin 1975 në Konferencën e Helsinkit në Finlandë, ku atëbotë, udhëheqja e RPSSH-së nuk pranoi të nënshkruante Marrëveshjen për MOS- NDRYSHIMIN e kufijve në Ilirik (Ballkan), pra, nuk i pranoi kufijtë që Fuqitë e Mëdha i
kishin vendosur në dëm të kombit dhe të Shtetit Shqiptar, duke ua dhuruar si dhurata trojet tona, shteteve pushtuese, serbe dhe greke, armike shekullore të shqiptarëve.
Zhelinë , 15 dhjetor 2022

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

GJERGJ KASTRIOTI

Kategoria:

Botuar: 15/12/2022

© 2016 - 2023 | DIPLOMACIA.dk