Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
…Po ndodhin sepse, për fat të keq, nuk kemi sa duhet kërkues-zbulues dhe intelektualë të pathyeshëm ndaj së vërtetës së hidhur: që ndeshen fuqishëm, përballë mashtrimeve, gënjeshtrave, trillimeve, “demokratike”, nuk kemi as akademikë seriozë që flasin dhe shkruajnë në mbrojtje të shtetit dhe të kombit shqiptar.
Si mund të shpjegohet fakti, që: kur zv. Kryeministri, Ahmetaj, bëri aq shumë skandale ekonomike, mundi të ikë jashtë shtetit pa asnjë pengesë…,-iku, “Pa ferrë në këmbë”?!
(Populli)
Ndërsa, në anën tjetër, krejt PADREJTËSISHT, dyzetë policë të speciales, në mënyrë flagrante, para fëmijëve dhe familjarëve të tij, arrestohet ish-ushtari, UÇK-së, Togeri, luftëtari i lirisë, Dritan Goxhaj?!
-Mos të harrojmë se, Dritani është gazetar gjurmues-zbulues dhe mësa sa dimë ne, këta gazetarë mbrohen me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Këta gazetarë, duhet të ndihmohen, jo të pengohen, kur punën e tyre e kryejnë me rreziqe ndaj banditëve dhe kriminelëve të veshur me petkun e politikës, apo të jo politikës, pa dallime, kushdo qofshin keqbërësit, apo shkelësit e çdo lloji të ligjeve…
Po cilët “akademikë”,-kërkojmë ne që t’i dalin në mbrojtje popullit e atdheut?! Ata që heshtin si mumjet ndaj gjithë këtyre padrejtësive që po i bëhen kombit shqiptar!
Ata, që publikisht pa pikë përgjegjësie shkencore, kombëtare dhe morale njerëzore, flasin dhe shkruajnë kinse:
“Gjuha Shqipe ka marrë fjalë, huazime nga gjuhët e huaja si nga turqishtja, greqishtja dhe serbishtja”, po, në të vërtetë shumë gjuhëtarë e pohojnë me argumenta që ka ndodh dhe po ndodh e kundërta!…
Këtë e dëshmon fakti që, institutet shkencore të botës e kanë verifikuar dhe po e verifikojnë qartë që, Gjuha Shqipe është gjuha më e lashtë indoevropiane, me rrënjë të lashta, me degë të zgjeruara, të fuqishme që, vetëm me ndihmën e saj, mund të deshifrohen shumë shkrime, mund të pasqyrohen qartë si në dritën e diellit.
Gjuha Shqipe, kjo kala e pathyeshme kulturore-jetësore përballë stuhive të shekujve të epokave të errëta që Shqipëria Etnike i përjetoi historikisht në robëri, iu qëndroi stoikisht sulmeve të barbarizmave, (fjalëve të gjuhëve të huaja) të ardhacakëve kolonialistë dhe pushtues, të përtej Karpateve , në Ilirikë, (Ballkanikë), aziatikëve lindorë dhe kolonialistëve perëndimorë, për më shumë se 6000 vite, madje gjer në ditët tona.
Duke i parë këto në dritën e së vërtetës historike, me keqardhje të thellë kontatojmë: Shqipërinë Etnike e mori lumi, me këtë sistem feudal-kapitalist të dhje-torishtëve të dhijemo-kracisë allë toptanisto-zogiste të regjimeve reaksionare të sojnikëve Saliu-Rama, Rugova-Thaçi & Co.
Pa harruar të theksojmë dhe faktin që, për të gjitha këto prapakthime të rënda historike, këta ztr, e kishin dhe e kanë, mesiguri dhe do t’i kenë ndihmat e reaksionit ndërkombëtar.
-Përkundër këtyre sfidave dhe bllokadave të brendshme dhe të jashtme, shqiptarët duhet të luftojmë pandalshëm, pa u lodhur, për demokraci, të vërtetë popullore, të modelit Fan S. Nolit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit dhe në vazhdimësi të Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Albin Kurtit, e të tjerë…
Të bashkohemi në unitet, si një trup i vetëm atdhetar, rreth Flamurit Kuqezi; të shpëtojmë atdheun nga RICOPËTIMI, të shpëtojmë kombin nga hemorragjia e madhe kombëtare,-siç është emigrimi dhe plagë të tjera të shoqërisë feudal-kapitaliste, për të cilin punuan dhe po punojnë aq shumë armiqtë e shqiptarizmës dhe tradhtarët e vendit.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
20 gusht, 2023
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!