PSE PO PËPLASEN NË GJYKATËN SPECIALE NË HAGË LUFTËTARËT E LIRISË?!!!

01
Aug
2023
Nga STAFI I GAZETËS ELEKTRONIKE "DIPLOMACIA.DK

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Me indinjatë të thellë, po i shkruajmë këto radhë, kur e morëm lajmin për arrestimin e luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj
Vetëtimthi i përshkuan mendimet tona se, ideja dhe veprimtaria e kësaj politike dhe diplomacie prapakthyese reaksionare e qeverisë “Rama 3”.
-Ufff! Sa të liq, hipokritë dhe demagogë po tregohen PSSH-ja, “rilindësit”, mashtruesit dhe tejet anti-kombëtarët, të Edi Ramës!
-Ndërsa, lideruci i PSSH-së, Edi, veç para pak muaj më parë, bënte demagogji-hipokrizie duke i vizituar krerët e UÇK-së me Bexhet Pacollin, pastaj, “sa për të larë gojën” me ngjyrën mavi, duke nxjerrë njëfarë, Rezolute, në Kuvendin e Shqipërisë, kinse, në mbrojtje të udhëheqësve UÇK-së, për BE, duke folur sa për të kaluar radhën, kinse duke mbrojtur H.Thaçin me shokë, të cilët marrëzinë e tij politike, vetë H.Th, i burgosi shokët, pastaj dhe veten, duke votuar Gjykatën Speciale?!
-Përkundër përpjekjeve të Albinit, LVV, me shokë edhe në Kuvendin e Kosovës që t’i thonë, JO!-kësaj Gjykate Famëkeqe, ndërsa, tani Edit & Co, këtyre, gjelave mbi plehra, po iu bien pendlat, por edhe ca ogiçëve opozitarë në mesin e deleve dhe të dhive me këmbora me tam-tame zhurmuese të kambanave serbo-europiane, ruse, -kur pa pikë turpi dhe përgjegjësie para popullit shqiptar, po përshpejtojnë që për akuza krejt banale, trilluese dhe shpifëse, ta dorëzojnë në Hagë, luftëtarin e lirisë, ushtarakun e USH, Dritan Goxhaj, i cili së bashku me babain e tij, Dilaver Goxhaj që në orët e para, iu përgjigjën kushtrimit të atdheut, u radhitën në aradhat e UÇK-së Heroike gjer në mbarim të luftës, ndërsa Dritani vazhdoi më tej në betejat e LÇ-re dhe në Kosovën Lindore.
Pse nuk reagojnë kundër këtij arrestimi, kudo në trojet tona, pozita dhe opozita, akademia e shkencave, “individë të pavarur” si Ismail Kadare, Rexhep Qosja, e të tjerë, pse heshtë Këshilli për të Drejtat dhe liritë e Njeriut, Shoqëria civile, e të tjera organizata si këto, brenda e jashtë atdheut?!!!
Gjykata special është “Made in Serbia”, kjo tregon bashkëpunimi, apo servilizmi i shtetit shqiptar ndaj Serbisë Fashiste, është në nivel katastrofal, tejet anti-kombëtar.
Mjerim ndërkombëtar!
Siç po duket, po të ishte Xhuzepe Garibaldi gjallë, do të dënohej në Gjykatën Speciale: Kundërnjerëzore dhe Kundër-shqiptare në Hagë.
Sipas kësaj logjike politike pro-serbe Gj.S do të duhej që, edhe Klintonin, Toni Blerin e të tjerë udhëheqës perëndimorë t’i përplaste burgjeve, për faktin që ata vendosën për bombardimet e NATO-s, kur dihet që Dritan Goxhaj ishte bashkëpunëtor direkt në aviacion me ushtrinë e NATO-s.
Ju lumtë SHQIPOVE, babë e bir!…
Lavdi dëshmorëve të atdheut!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/08/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk