PSE PROTESTAT E KËTIJ KALIBRI MADHËSHTOR JANË KAQ TË VONUARA?!

15
Jun
2026
Shkruan: Fadil Shyti
Protestat dyjavore ndonëse janë shumë të vonuara, megjithatë plotësisht, janë të qëlluara.
Prapakthimi i këtyre protestave të drejta kryesisht qëndron në ca fakte:
Këto protesta brenda dhe jashtë atdheut do të duhej të ndodhnin   shumë më herët; që nga vitet tragjike për popullin shqiptar kur u bë ndryshimi në sistemet: nga ai socialist në kapitalist; u pa qartë se, mashtrimet dhe terrori, kapja e shtetit borgjez reaksionar, herë hapur, herë fshehur,-ato u legjitimuan, u lejuan nga dy partitë e mëdha, “demokratike”; PSSH-PDSH, por edhe nga partizat e vogla; patericat e tyre, pikërisht për faktin se, mashtrimi dhe durimi i popullit ndaj tyre qe i madh, servilzues dhe poaq i pakuptimt, qe një durim turpi, i praktikuar  kurrë ndonjëherë më parë gjatë historisë sonë të rezistencës së popullit tonë ndaj krajlive të huaja dhe regjimeve anti-popullore.
1.
   Ndodhën ngjarjet e hidhura; tejet të rënda të ’97-tës.
2.
    Ndodhi tragjedia e Gërdecit.
3.
   Ndodhi vrasja e katër protestuesve në Tiranë.
-Kaluan shumë vite që, “Drejtësia Shqiptare”, u soll e u mbështoll,-si pordhët nën brekët; (si duket me bekimin e dy liderucëve Saliu-Rama dhe të partive simotra, këto tragjedi dhe shumë të tjera u mbuluan me pluhurin e harresës.
-Fajtorët kryesorë, kriminelë dhe hajna, nuk dolën para gjyqit.
Herë-herë, u ndoqën dhe u përplasën gjyqeve, por nuk u dënuan as vartësit e tyre klanorë dhe partiakë.
Pse Drejtësia Shqiptare, të mos veprojë urgjentisht që “t’i mbështetë për muri, krye keqpërdoruesit e pushtetit, t’i vë ata përballë hekurave për veprat e tyre penale; por, edhe sot e sot, po heshtë si mumje, përballë reaksionit të kohës nga më përbindësh që për të realizuar interesat e tyre dhe veglave të tyre oligarkëve (si bejlerët e agallarët dikur) neofashistët neozogistë, Saliu -Rama, i kanë lëshuar mbi kurrizin e klasës punëtore dhe fshatare falangat e tyre policinë private dhe atë shtetërore partiake; pra, kanë bërë dhe po bëjnë terror psikologjik dhe fizik, mbi popullin e pambrojtur.
-Vallë a nuk e kanë humbur që prej vitesh legjitimitetin e tyre moral Saliu-Rama dhe klikat e tyre vrastare dhe të hajnizuara (të korruptuara), gjer në grykat e tyre, duke vrarë pamëshirë dhe duke zhvatur pasuritë e popullit, madje dhe pronat e tyre që të parët ua kanë lënë trashëgim, këto pasuri të atdheut?!
-Saliu-Rama në burg, është kërkesë e drejtë.
Ztr, politikanë të babëzitur dhe të neveritshëm nga populli, doemos duhet të shkojnë në përgjegjësi morale, penale, bile edhe historike për të gjitha këto krime dhe turpe që i kanë bërë popullit; jo si drejtues, por si sundues mizorë, duke i sjellë popullit e atdheut; dhimbje të mëdha dhe prapakthime të mëdha në çdo levë shtetërore, për më keq e më zi; në çdo aspekt, në çdo qelizë të jetës legjislative dhe ekzekutive, civile dhe ushtarake.
4.
    A nuk është njëkohësisht dhe prapakthim fakti që, në vend se, kombi shqiptar që nga Kosova, Kosova Lindore, Tetova, Malësia e Madhe, Çamëria dhe të ngriteshin si një trup i vetëm brenda dhe jashtë atdheut NJËZËRI fuqishëm të kërkonim të drejtën e tonë mëse legjitime, për RIBASHKIM kombëtar, tani pas tridhjetë e ca vitesh sundim cinik, neofashist; populli ynë detyrohet të ngritet të  rrëzojë liderucët, Saliu-Rama; të rrëzojë pushtetin dhe opozitën formale në shtetin tonë të prapambetur feudal-kapitalist.
5.
    A nuk është prapakthim trishtues për popullin tonë, ikja e detyrueshme e rinisë, klasës punëtore dhe fshatarësisë shqiptare në mërgim?
-A nuk është i hidhur gjithashtu fakti, që mbi dy milionë shqiptarë këto tridhjetë e ca vite të feudal-kapitalizmit të egër, janë detyruar të emigrojnë?!
Sllogani, Saliu-Rama në burg nuk është thirrje prej protestuesve të frustruar,-siç po mundohen ta paraqesin disa juristë, teorikë borgjezë, të fshehur pas “arsyetimit” me komoditet, “të lakmueshëm” për durim -gjakftohtësi; kinse, protestuesit të mendohen mirë; sepse, nuk janë ata përgjegjës, as të thirrur të paraqesin një kërkesë si kjo, ato duhet t’i ngritin prokuroritë dhe t’i ndjekin gjyqet e shtetit.
-Po, mirë mor të uruar!
A nuk kaluan kaq vite që Prokuroritë dhe gjyqet ia kanë krisur gjumit, lëndët e turpeve; të krimeve dhe të hajnive të vagabondëve, palaçove politikë, i ka mbuluar pluhuri në sirtarë.
Vallë, a nuk paskan drejt shqiptarët të kërkojnë fuqishëm dënimin e fajtorëve?!!!
Këta protestues nuk janë veç ithtarë/e  ideore partiake, feudalistë, komunistë, anti-komunistë, të majtë, o  të djathtë, të qendrës, o të tjera rrymave politike; që krejt natyrshëm i kanë pjellë sistemet shoqërore gjatë historisë.
Mbi të gjitha janë të revoltuar me të drejtë, duke parë dhe dëgjuar çfarë ka ngjarë dhe po ngjanë në Shqipërinë tonë.
-Kjo thirrje akuzë është shprehje e drejtë e revoltës gjithëpopullore; sipas motos: Askush mbi ligjin!
Është kërkesë e drejtë, për të dënuar liderucët-llaskucët e këqijë  dhe oligarkët vegla të tyre, që u bën milionierë; jo me punë të ndershme, por me veprimtari mashtruese, me veprimtari reaksionare pandalshëm për më tepër se tridhjetë vite; të përkrahur nga klikat e tyre, në veçanti nga partitë e tyre, por edhe nga qarqet e huaja reaksionare të jashtme euro-atlantike dhe më gjerë…!
Përpara, Shqipëri!
Popull shqiptar!
Mos lësho pe, deri në fitore, deri në rënien e këtyre regjimeve reaksionare të hajnizuara dhe kriminale!
Ardhmëria jote, shkruan fitore!
14. 06. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/06/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk