PSE SHKUPI ZYRTAR ENDE I (NËN)VLERËSON SHQIPTARËT SIPAS KRITEREVE TË BEOGRADIT DHE MOSKËS?

13
Mar
2024
shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Skandaloze!
Kush dhe në bazë të cilave kritere e përcakton “aftësinë” e shqiptarëve në këtë shtet, për të qenë lider partie, ministër, deputet, kryeparlamentar, kryeministër, pa edhe kandidat për kryetar shteti, dhe ndërkohë e përcakton edhe “paaftësinë” e shqiptarëve për të qenë pjesë njësitit të policisë “Tigrat” për veprime speciale kundërterrori, që paguhen edhe me paratë e shqiptarëve të këtij shteti?!
“42 vjet pas themelimit, njësiti special anti-terrorist i policisë “Tigrat”, vazhdon të mbetet pa asnjë polic shqiptar.
Partitë shqiptare në pushtet heshtin për këtë fakt, ndërsa funksionarët thonë se deri më tani asnjë kandidat nuk i ka kaluar të gjitha nivelet e testikeve fizike.” (Dukagjini.com)
* * *
43 vjet më parë,
në ditën e sotme është formuar njësiti i policisë “Tigrat”, për veprime speciale antiterrori në Republikën e Maqedonisë
GJENEZA E KRIMEVE MBI SHQIPTARËT NË MAQEDONI, KOSOVË DHE VISET E TJERA SHQIPTARE NËN ISH-FEDERATËN E JUGOSLLAVISË
Dy fjalë për njësitin për veprime speciale “antiterror”, lexo: antishqiptar, nga viti 1981!
PSE EDHE PAS TRI DEKADAVE DEMOKRACI DHE TRANZICION, NË KËTË NJËSIT ENDE NUK KA ASNJË SHQIPTAR?!
Dy fjalë për “patriotët”, që 34 vjet me radhë kanë mundur të jenë pjesë e pushtetit në Maqedoni, në Parlament dhe në Qeveri, në pushtetin e qendror dhe lokal, që kaq shumë janë munduar për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në këtë shtet, si pakicë kombëtare dhe qytetarë përqindje, 20% pa emër dhe pa identitet, që Marrëveshjen kornizë të Ohrit ende vazhdojnë ta konsiderojnë si arritje e madhe politike dhe kombëtare për shqiptarët, një ditë për brezat e ardhshëm të shqiptarëve dhe para historisë do të duhet të japin një shpjegim: përkundër gjithë këtij patriotizmi, si lejuan që njësiti për veprime speciale i policisë së këtij shteti “Tigrat” edhe pas 34 vjetëve nuk ka në përbërjen e tij asnjë shqiptar të vetëm, qoftë edhe ndonjë nga bijtë e familjeve të “shqiptarëve të ndershëm”, ndërkohë që ministra dhe zëvendësministra shqiptarë të Punëve të Brendshme kanë mundur të jenë, edhe atë, komandantë nga konflikti i vitit 2001!
Sa për njohurinë e lexuesve, ju përkujtojmë se: ky njësit është formuar në muajin mars të vitit 1981, me urdhër special të Beogradit, menjëherë pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, dhe ajo që është me rëndësi ta dini, këtë emër më vonë nuk e kanë mbajtur rastësisht edhe njësitet paramilitare serbe të Arkanit, kriminelit serb të luftës, të likuiduar nga vet shërbimi sekret i shtetit të Serbisë më vonë, që të mos kuptohet e vërteta e plotë asnjëherë, se ish-ushtria dhe policia sekrete jugosllave (serbe), i kanë formuar këto njësite, i kanë furnizuar me armë dhe financa, për kryerjen e terrorit dhe krimeve të rënda ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë luftës për lirimin e Kosovës nga okupimi serbomadh, në vitet 1998/99.
(13 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk