PSE SHQIPTARËT NË MAQEDONI KANË MBETUR JETIMË?!

14
Feb
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Thënia e ditës

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Për një incident të vogël në qytetin e Ohrit në Maqedoninë Veriore, të sajuar nga shërbimet sekrete, ku u lëndua një qytetar i Maqedonisë me “vetëdije bullgare”, (i cili u rrah nga një qytetar tjetër po me “vetëdije bullgare”), pushteti i Sofjes i ngriti në këmbë të gjitha institucionet ndërkombëtare, të lënduarin e barti me helikopter në Sofje, ku u shkrepën mijëra fotografi me të lënduarin dhe udhëheqësit e lartë të pushtetit aktual në Bullgari, ndërsa pushteti i Tiranës, edhe përkundër detyrimeve sipas Kushtetutës, asnjëherë të vetme nuk ka ndërmarrë ndonjë masë për mbrojtjen e shqiptarëve në Maqedoni, për tri dekada me radhë, edhe kur janë organizuara dhjetëra ekspedita policore e ushtarake mbi vendbanimet shqiptare dhe banorët e tyre, kur janë likuiduar pa gjyq me qindra shqiptarë, janë plagosur e sakatuar shumë të tjerë, janë shkatërruar dhe djegur pronat e tyre, janë burgosur me qindra shqiptarë përmes proceseve të montuara politike!
Nuk je jetim vetëm kur nuk ke prindër, por kur nuk të mbron as pushteti i shtetit tënd amë dhe të tradhtojnë dhe shesin udhëheqësit politikë, që i ke votuar dhe u ke besuar!
(14 shkurt 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk