“Kapedanin e Mirditës, mjerë kush e ka mik dhe mjerë kush e ka armik”.
(Fjalë popullore mirditore).
Mos harroni!
Të gjitha këto PRAPËSIRA: keqpërdorime, të politikanëve, të oligarkëve, bashkëpunimi i tyre me mafien dhe krimin; rrjedhimet i kanë nga xhirizet e sistemit feudal-kapitalist.
-Këto i kemi dhurata me helme nga politikanët mendje-fyçka burimet e pista, rrjedhimet i kanë majtas dhe të qendrës janë zhytur në turpe dhe krime.
-Janë pastaj, Gjykatat e kapura nga këto parti; kjo dukuri borgjeze reaksionare, pastaj, është e dukshme ku bien shigjetat prej kashte mbi fajtorët.
E shihni!
-Në pushtet është PSSH në krye me Edi Ramën; por mësa shohim e dëgjojmë; janë udhëheqësit e PSSH, kryetarët në rrethe dhe në qendër në Tiranë, që janë hedhur burgjeve dhe janë nën akuza të ngritura…
-Kam përshtypjen dhe dyshoj fort që, të gjithë këta argatë/e të mjera të së keqes, janë në bashkëpunim me Edi Drogën. Pastaj, pasi t’i zhysin duart në turpe, në krime ordinere e të tjera; “Edi Esnafi”, pastaj, i qet jashtë lojës ish-bashkëpunëtorët/et e tij, si leckat i hedhë në mbeturina…
-Edi Rama, këtë prapësi e bën me dinakëri prej kusari: për t’ia zgjatur jetën pushtetit të tij prej mafiozi të rryer, neofashist, allë zogist.
-Mos të harrojmë!
Kështu, ndonëse edhe më keq, vepronte Sali Berisha, i cili majmet dhe ende po majmet “në pushtetin e tij” prej satrapi opozitar; gjithnjë si kanibal duke i shqyer, për t’u ushqyer me “kurbanët” satanët e PDSH-së, me “engjëjt” e tij…!
-Pse vallë, mos ka më pak turpe dhe krime kishte dhe ka, nga PDSH-ja e Sali Berishës dhe partizat tjera aleate të saj?!
-Për më keq e më zi!
Tashmë po dihet që, qarqet e huaja reaksionare në Ilirik (Ballkan) Evropë, Amerikë dhe në botë i kanë futur turinjtë kudo në Shqipëri; kjo e bënë më të vështirë zbulimin e turpeve dhe të krimeve.
-Aspak më mirë nuk është gjendja në Dardaninë e Shqipërisë:
Jo! Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa dhe liderucët e ca partizave minore në Kosovë, nuk mund të mashtrojnë më tej popullin tonë.
Politikat e gabuara të tyre, pra, të klasës politike të Kosovës, të Opozitës së sotme në raportet me Serbinë Fashiste dhe me ndërkombëtarët, pas LÇ-re, të UÇK-së, e kanë sjellë në këtë gjendje katrahurash, Kosovën, Hashim Thaçin & Co.
-Këto politika PRAPAKTHYESE, fatkeqësisht janë pranuar edhe nga Tirana zyrtare nga klikat Saliu-Rama, por edhe në Shkup nga Ali Ahmeti e të tjerë, gjetkë…
-Mendoj, është detyrë jona kombëtare dhe njerëzore që të gjithëve na ka hije të flasim dhe të shkruajmë të vërtetën:
A nuk ishin politika dhe diplomacia PRAPAKTHYESE e Hashim Thaçit, Isë Mustafës, Behxhet Pacollit dhe Ramush Haradinajt:
1.
Humbja e territorit në kufirin me Maqedoninë, andej nga Dabëlldeni?
2.
Nënshkrimi i Zajednicës nga Hashim Thaçi (2013).
3.
Nënshkrimi i Asociacionit (Zajdendicës) përsëri, bashkë me Isë Mustafën, (2015).
4.
Nënshkrimi i Shënjimit të kufirin (Demarkacionit) në kufirin me Malin e Zi.
5.
Decentralizimi një-etnik, duke ia lejuar Serbisë enklavizimin e Kosovës, kinse, në komunat me shumicë serbe.
6.
Lejimi i eksterritorialitetit të Kishave dhe Manastireve, kinse , të gjitha këto Kisha qenkan serbe. Dihet historikisht që shumica e Kishave në Kosovë, nga Serbia Fashiste janë konvertuar nga Kisha katolike, në Kisha ortodokse…
7.
Votimi i turpshëm nga Hashim Thaçi & Co i Gjykatës Speciale NJËETNIKE në dëm vetëm të shqiptarëve liridashës të UÇK-së Heroike me seli në Hagë.
-Pse Gjykata, “Për krime lufte” nuk u formua në Prishtinë, por u votua që, kjo Gjykatë të formohej në Hagë?!
Kjo qe gabimi më fatal përkrah votimit të 82 deputetëve reaksionarë të Kuvendit të Kosovës.
8.
Ndarja administrative e Mitrovicës: në Mitrovicën e Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut, qe përpjekje e mëtutjeshme e Hashimit dhe Isës & Co që ta ndajë Mitrovicën sipas orekseve shoviniste të kolonëve serbë me nxitjen e fashistëve të Serbisë.
9.
Në vazhdën e kësaj përpjekje të ligë kundër-shqiptare u bë “oferta” e MARRE-VESHJES me VUÇIQIN, RAMËN, BATON STANISHIQIN E TË TJERË MYTEBERË, që të bëhet NDËRRIMI i territoreve SHQIPTARO-SHQIPTARE, me Serbinë pushtuese të Kosovës Lindore.
-Këtë përpjekje vetëvrasëse për shqiptarët e pengoi i madhi Albin Kurti dhe VV, me ç’rast siç dihet kjo i kushtoi me rënien e qeverisë “Kurti 1”, (2020) që pas një kohe të shkurtë, ra qeveria ilegjitime Hoti Koti, për të ardhur në pushtet me votën plebishitare 51% të Albin Kurti dhe në pushtet VV me qeverinë “Kurti 2”.
10.
Poashtu, në aspektin e brendshëm ekonomik, social, kulturor, në mbrojte të vendit e të tjera, Kosova është ndeshur me pengesa të mëdha, prandaj, në vitin famëkeq 2015, mbi 15.000 shqiptarë ia mësynë kufijve, duke ikur nëpër Serbi, drejt, Hungarisë Rumanisë,Gjermanisë e gjetkë, për të siguruar një jetë më të mirë…!
-Ndërsa, sunduesit “udhëheqësit” milionerë talleshin me deklarata të poshtra si ajo e Isë Mustafës:
“Nga Kosova po ikin ata që, në xhepa po mbajnë telefonat, “Ajfona”?!!!
Jo! Asgjë personale nuk kisha as nuk kam kundër të apostrofuarve, “politikanëve” të lartcekur, as ndonjë “inati” personal.
-Mua, më vjen keq për gjithçka që ka ndodh dhe po ndodh edhe sot e sot me popullin tim.
Unë, dua të flas dhe të shkruaj me argumente që politika dhe diplomacia 20 vj, e politikanëve dhe diplomatëve të Kosovës dhe më gjerë kudo në trojet shqiptar në bashkëpunim me servilizëm me qarqet ndërkombëtare e kanë sjellë Kosovën me viset shqiptare në këto katrahura “demokratike”…
11.
Deri në gjendjen e turpit dhe të krimit politik , në cenimin e IDENTITETIT kombëtar, qëkur na e hoqën flamurin kombëtar shekullor, nga institucionet e Republikës së Kosovës.
12.
Gjuhën shqipe e barazuan me atë serbe, kur dihet që në Kosovë jetojnë mbi 95% shqiptarë me vetëm rreth 4% serbë kolonë të ardhur nga Serbia dhe përtej Karpateve…
13.
A nuk qe lëshim katastrofal dhe falja e 10 vendeve serbëve dhe 10 vendeve minoriteteve pakica jo serbe në Kuvendin e Kosovës?!
14.
TRISHTUESE KJO TRADHTI:
Flamurin tonë kombëtar e hoqën paturpësisht, duke zv, atë me një flamos laraman allë serbo-europian që ASGJË nuk simbolizon nga vlerat tona kombëtare shqiptare.
-Të gjitha këto turpe dhe krime politike, ekonomike, sociale, kulturore janë bërë duke e futur lirinë e Kosovës në Paketën e Ahtisarit, “Greut të Dytë” të Londrës, nga Skandinavi finlandez, në favore të mëdha që, zor mund të riparohen…
Të gjitha këto PRAPAKTHIME, u bën për të kënaqur Serbinë, Rusinë dhe miqtë e tyre kudo nëpër botë..
-Këto i kemi dhurata me helme nga politikanët mendje-fyçka me aleatët dinakë ndërkombëtarë, në krye me “mikun” e madh, Ahtisarin…
Një përgjigje prej së largu nga afër:
-O, Hashim Thaçi!
-Ti, o derëzi, paske deklaruar: “Popull shqiptar, ka fituar lirimin e përjetshëm”!
Kjo broçkullë e jotja, nuk është hiç e vërtetë!…
-Populli ynë është edhe në Kosovën Lindore, në Malësi të Madhe, në Sanxhak te Tregut të Ri, ish-Novi Pazarit, Iliridë dhe në Çamëri.
-Këto vise shqiptare janë të okupuara nga fqinjët sllavo pushtues.
-Betimi i UÇK-së nuk është realizuar, amaneti i dëshmorëve nuk është çuar në vend; betimi i UÇK-qe për RIBASHKIM kombëtar me Nënën Shqipëri.
-Prandaj, çdo tendencë për të harruar dhe revizionuar betimin e UÇK për RIBASHKIM kombëtar, në emër të kësaj lirie të brishtë të Kosovës, në emër “të bashkimit në Europë”, është tradhti ndaj idealit të UÇK-së, është tradhti kombëtare.
Vërtet, këto dukuri negative të cekura më lart, në shtetin amë-Shqipërinë socialiste, nuk kanë ndodhur në epokën e Enver Shqipo Shqiptarit.
Lavdi!
29. 09. 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
