PSE VLLAHËT (ARUMUNËT) E MAQEDONISË MBAJNË ZI PËR PERANDORINË OSMANE?

24
May
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Nga historia e popujve të Gadishullit Ilirik

Pjesëtarët e bashkësisë etnike Vllahe (Arumune) në Maqedoninë Veriore, më 23 Maj e festojnë tradicionalisht Ditën kombëtare të vllahëve, e cila pas pavarësimit të Maqedonisë është pjesë e kalendarit shtetëror të festave.
Kjo datë lidhet me shënimin e festës kombëtare të vllahëve të Maqedonisë dhe vllahëve në gjithë botën, e shënuar për herë të parë në qytetin e Manastirit më 23 maj të vitit 1905, me rastin e shpalljes së Dekretit nga Sulltan Abdylhamiti II, me të cilin vllahëve u njihej e drejta e popullit të veçantë në Perandorinë Osmane, e drejta për hapjen e shkollave të tyre dhe liturgjia në kishat ortodokse në gjuhën e tyre amtare.
Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullisë në Maqedoni (2002) në këtë vend jetojnë rreth 9.000 vllahë, kurse sipas disa studiuesve vllahë në botë mund të ketë afër 4 milionë vllahë, të cilët jetojnë të shkapërderdhur në shtetet ballkanike, kryesisht në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Greqi, Bullgari, Rumani, Serbi dhe Kroaci, por edhe në botën e jashtme.
Në vitin 1922, 10 vjet pas largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani një gazetar italian duke bërë hulumtime në këtë rajon e takon edhe një banor vendës me përkatësi vllahe dhe e pyet: “Si jeni?” Banori vllah nga Maqedonia i përgjigjet: “Besoj se as turqit nuk mbajnë zi pse janë larguar nga Ballkani sa mbajmë zi ne vllahët dhe duhet të mbajmë zi pse turqit janë larguar nga këtu. Pse? Sepse Perandoria Osmane na ka dhënë më tepër të drejta se sllavët dhe grekët, të krishterët ortodoksë.”
Në fotografi:
Arumunët me veshje tradicionale në Maqedoni në fillim të shekullit të 20-të
Aromanians in traditional clothes in Macedonia at the beginning of the 20th century

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk