Fjalim i heroit Kadri Zeka para demonstruesve në Zvicër
Botuar në gazetën “Liria”, nr.3.1981
Ngjarjet tragjike që po perjeton Kosova i ka bëre te ndërgjegishëm punetoret kosovare në mergim qe edhe ata si pjesë e pandare e popullit shaiptar , ne keto momente te veshtira që po kalon Atdheu duhet te ngrejne lart flamurin e luftes. Shtypja dhe shfrytëzimi si dhe malli per atdheun dhe popullin që i ka lindur, kanë grumbulluar një zemërim te papershkruar në zemrat e tyre. Kjo urrejtje ndaj shfrytëzuesve dhe shtypesve xhakatare titiste po shprehet më se miri keto ditë me një hov te papermbajtur ne demonstrata,mitingje e protesta të shumta që po organizojnë ata në botën e jashtme. S’ka si të ndodhë ndryshe. Punetoret tane nga skamja e mjerimi,nga presioni që u benë regjimi janë detyruar t’ua kthejnë shpinën familjeve e femijeve te tyre, vatrave ku kanë lindur dhe çdo gjëje te dashur per ta.Punëtorët kosovarë sot jane më te bashkuar e më të vendosur se kurdoherë më parë në lutten e tyre të drejtë. Këtë e deshmojnë demonstratat dhe mitingjet protestuese te njëpasnjeshmeqe jane zhvillu- ar deri më tash. Më 11 prill u grumbulluan mbi 400 kosovarë në Bernë te Zvicres dhe me flamuj e parulla tế shkruara, demonstronin rrugeve te qytetit, duke shprehur solidaritetin e tyre me luften e věllezërve dhe te motrave të Kosoves si dhe urrejtjen per gjakpirësit titiste. Më pas, punetorët u drejtuan në perfage. si diplomatike në Berne, ku organizuan nje miting protestues në te cilin ngriten zerm e protestes per terrorin e masakrat qe po bëjne ushtria e policia fashi-ste në Kosove. Demonstratën e Bernes e pason ajo
e Cyrihut tế Zvicrës, që u zhvillua më 18 prill, e nẽ te cilen morën pjesë mbi 700 punetore kosovarë. Ata marshuan qytetit duke brohoritur per te drejtat e populit tone.
Pos këtyre, demonstrata nga punetoret tane jane zhvilluar në Shtutgart e Dyseldorf të Gjermanisé Perendimore. Ne të parën ishin të pranishëm mbi 500 manifestues ndërsa në te dytên mbi 800 veta. Nẽ tẽ gjitha keto demonstrata si dhe në manifestime tjera zotëronte një shpirti lartë luftarak dhe nje vendosmeri e pashoqe per të luftuar pushtuesit titiste dhe tradhtarët e vendit. Punetorët tanë në mergim organizu-an demonstrata te shumta edhe me rastin e 1 Majit ku, bashkë me punetoret e proletarët e vendeve tjera, treguan para armiqve forcen dhe unitetin e tyre luftarak. Lufta e hapur e kosovarëve ne mergim demaskoi më së miri shpifjet e telegrameve te konsulatave jugoslave qe derguan në emer te punëtoreve kosovare ku gjoja ata denojnë luften e demonstratat e populit tone në Kosovë.Punëtorët, me parullat e tyre lufta-rake: «. KOSOVA-REPUBLIKE!», «REPUBLIKE VETEVENDOSJE!», «JA VDEKJE, JA LIR!!” « DUAM LIRIMIN E SHOKEVE!», «LUFTE – LUFTE NATE E DITE QE TE SHOHIM PAKEZ DRITE!» « LART SOLIDARITETI NDERKOMBETAR!» « POSHTE TERRORi DHE DHUNA NË KOSOVË!», «POSHTË UDB-ja FASHISTE JUGOSLLAVE!», «POSHTË TITIZMI!»… u treguan jo vetëm armiqve titistë se janë të vendosur në luftën e tyre dhe se kjo luftë nuk do të pushojë deri në realizimin e të gjitha kërkesave të drejta të popullit tonë. Ata gjithashtu treguan se nuk mund t’i përçajë asnjë demagogji dhe asnjë presion i armikut.
Në fund të të gjitha demonstratave u organizuan mitingje protestuese dhe u shpallën kërkesat para përfaqësive diplomatike jugosllave. Kërkesat e punëtorëve tanë në botën e jashtme ishin plotësisht identike me ato që parashtruan edhe demonstrantët në Kosovë.
Në luftën e popullit tonë është solidarizuar edhe opinioni përparimtar ndërkombëtar, i cili dënon në mënyrën më të rreptë masakrat dhe krimet çnjerëzore të regjimit titist në Kosovë. Me demonstratat që u zhvilluan jashtë u bashkuan edhe shumë antifashistë dhe miq të popullit tonë, të cilët shprehën indinjatën e tyre të thellë për ngjarjet tragjike që po përjeton populli ynë.
Ngjarjet e hidhura të Kosovës kanë zënë një vend të mirë në shtypin përparimtar botëror dhe në mjetet e tjera të informimit.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!