PUSHTETI AKTUAL I SERBISË PËRBËN KËRCËNIM SERIOZ PËR RAJONIN DHE EUROPËN

15
Oct
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Aktuale
PUSHTETI AKTUAL I SERBISË PËRBËN KËRCËNIM SERIOZ PËR RAJONIN DHE EUROPËN
, PËRDERISA UDHËHIQET NGA SHËRBIMI SEKRET I RUSISË DHE FILIALI I TIJ – UDB*, TË CILAT KANË SHTRIRJE NË TË GJITHA SHTETET E RAJONIT DHE TË EUROPËS
Çfarë thotë Vuk Drashkoviqi për marrëdhëniet e BE-së me Serbinë dhe Rusinë?
“Serbia nuk mund të përballet me të vërtetën pa i hapur dosjet sekrete të UDB-së, pa i lustruar shërbimet e sigurisë, të cilat nuk dihet nëse janë serbe apo ruse.*
Sanksionet e shpallura nga BE-ja ndaj Serbisë për shkak të sulmeve të fundit terroriste në Banjë në Kosovë nuk do ta mbushin me mend Serbinë.
Nëse do të ndodhë, do të jetë shumë sipërfaqësore dhe simbolike, qeveria dhe regjimi aktual i Serbisë as që do të shqetësohen nga këto masa nga BE.
Serbia nuk mund të përballet me të vërtetën pa i hapur dosjet sekrete të UDB-së, pa i lustruar shërbimet e sigurisë, të cilat nuk dihet nëse janë serbe apo ruse. Duhet largohen përfundimisht nga ato shërbime të gjithë ata që kanë lidhje me vrasës, me mafiozë, me shërbimin rus.
Njerëzit në Serbi janë pengje të UDB-së dhe se, kësaj hidre të tmerrshme që është në fakt në çdo pore të jetës në Serbi.
Në Serbi ka shumë njerëz që janë pro luftës dhe se ata janë njerëz në rrjetet sociale, të dehur në rrugë, në sallonet e Akademisë së Shkencave, në mesin e shkrimtarëve, mes komentuesve të gazetave, analistëve, këngëtarëve, mitomanë.
Dhe të gjithë ata janë mbrojtës të vdekjes dhe luftës janë gjithashtu avokatë të një lufte në të cilën dikush tjetër duhet të vdesë.”
– Vuk Drashkoviq, shkrimtar, diplomat dhe lider i Lëvizjes Serbe për Rindërtim, në një intervistë për The Geopost
Deklarata të ngjashme kanë dhënë edhe disa intelektualë të tjerë serbë dhe përfaqësuesit e forcave politike të opozitës.
* Çuditërisht, këtë nuk e thonë politikanët dhe pushtetarët shqiptarë për hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vendet tjera të rajonit.
(15 tetor 2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk