Ky arrestim më kujtoi pushtetin fashist jugosllav, i cili arrestonte rininë dhe inteligjencën atdhetare shqiptare.
M’u kujtua edhe deklarata e mbetur në histori e ministrit të Brendshëm të Kosovës, vegël e Beogradit, i cili përballej me trysninë e eprorëve të tij pse nuk po arrinte ta ndalte rininë shqiptare në kërkim të të drejtave të saj legjitime.
Rrahmani, diku rreth viteve 1986–1987, pati deklaruar:
“Nuk e di çfarë të bëjmë më tepër. Mbi 700 mijë shqiptarë kanë kaluar nëpër polici, gjyqe dhe burgje, por nuk po ndalen dot.”
Siç duket, kjo deklaratë e sinqertë i kushtoi edhe me kokë. Ndërkohë, nga qëndresa atdhetare e rinisë shqiptare lindi UÇK-ja famëmadhe, për ta çuar përpara çështjen e lirisë së atdheut.
Ajo që po shohim sot, a ka ngjashmëri me ngjarjet e para më shumë se 40 viteve, kur shqiptarët në ish-Jugosllavi përballeshin me represion?
Ngjashmëritë janë të dukshme. Pushtetet quislinge, gjithëherë epror i kanë të huajt. Ka rreth 40 vite që të të njëjtat pushtete puthadore në mbarë shqiptarinë, me qendë në shtetin amë, Shqipëri, nuk bëjnë gjë tjetër veçse dobësojnë shtetin, shesin POPULL dhe ATDHE
E kanë kot. Populli, i udhëhequr nga rinia, e ka kuptuar në thellësi të qenies së vet tradhtinë e këtyre udhëheqjeve dhe nuk do të ndalet derisa tradhtia të dalë përpara GJYQIT TË POPULLIT.
Lavdi heronjve dhe dëshmorëve të kombit!
Rroftë atdhetaria, e prirë nga rinia shqiptare – shpresa e pathyeshme e kombit!


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
