PUSHTUESIT, KURDOHERË MBETEN PUSHTUES PAVARËSISHT GJUHËVE DHE FLAMUJVE QË I KANË!

05
Aug
2024
Shkruajnë: Xhemil Zeqiri-Fadil Shyti

/ Nga Arkuvi i Diplomacia.dk/

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Kauza shqiptare në gjysmë-Shqipërinë e okupuar që nga 1912/13 e gjer më tani ka qenë dhe është e pazgjidhur, e pushtuar nga dhuna dhe mashtrimet – kjo, s ka dyshim dhe nuk donë shumë mend për ta ditur e vërtetuar. Përkundër faktit se kjo tragjedi zgjati ndër shekuj; shqiptaret liridashës kurë nuk i pranuan tepër gjatë asnjërën as tjetrën -mirëpo, kurdoherë qëndruan dhe luftuan kundër pushtuesve dhe veglave të tyre qorre.
-Pra, brezni të tëra luftëtarësh, që ishin dhe janë të vendosur të luftojnë; me pushkë e penë për mëmëdhen -nuk u mashtruan nga fundërrinat kombëtare, si Abdullah Dreni e satrapi Ahmet Zogu, e Rexhep Mitrovica , nga Ali Shukriu, e Azem Vllasi e më vonë as nga “elita” e famshme e pionierëve të Titos me në krye Ibrahim Rugovën i cili vetëm përkohësisht e gjunjëzoi me të “famshmen” paqe nën Serbi, nën flamujt e mashtrimeve evropiane.,a atëbotë, kur Millosheviqi bënte kërdi , si ujku në vath –ndërsa , qeveritarët e tij nga sytë këmbët ia kishin mbathë. Janë ende të freskëta rrethanat e rënda që ngjajnë si pika uji në gotë, kur mund të bëjmë paralele: qeveria Fadil Hoxhës, i nxitur nga Titoja e burgosi, Adem Demaçin. Qeveria e Mahmut Bakallit, e burgosi, Qeveria e Azem Vllasit, e burgosi , Hydajet Hysenin dhe , qeveria e Ibrahim Rugovës me atë të Millosheviqit, përsëri e burgosi, Ukshin Hotin. Qeveria e Rrahman Morinës e ndoqi ta burgosë Hashim Thaçin dhe Adem Jasharin. Qeveria e Sali Berishës i burgosi Adem Jasharin; Zair Pajazitin Luan Haradinajn-tani dëshmorë dhe shokët e tyre. Ndërsa, tani o sa fatkeqësi; po një ish- i ndjekur nga Serbia, kryeministri , Hashim Thaçi me qeverinë e tij e ndjek për ta burgosur; Albin Kurtin, i cytur nga Serbia dhe “miqtë” evropianë!!!
-Edhe pas luftës së UÇK-së, kjo, fatkeqësi, mjerisht ende po çalon , por tani me forma të tjera ; kinse, nën udhëheqjen e republikës “sovrane” të Kosovës, me në krye “binomin”, Sejdiu –Thaçi, kur po shihet se, futja e trupave të huaja në Kosovë, nuk rezultoi me çlirim të plotë, me një ri-okupim nga ustallarët mashtruesit evropianë, miqve të përbetuar të Serbisë. Kufirin shqiptaro-shqiptar të cilin e theu me gjak UÇK-ja heroike, nga djem e cuca të të gjitha viseve shqiptare, të cilët ishin betuar për ribashkim me Nënën Shqipëri dhe krejt tjetër është “zgjidhje” është kjo kur kreu i shtabit të UÇK-së, duke bashkëpunuar me pacifistët, i shiti interesat kombëtare në Rambuje , duke e bërë barrikadë të shqiptarëve përsëri , me bllokada ndarjeje midis shqiptarëve.
-Pra, prej asaj konferenca famëkeqe , të shkurtit të zi, 1999; “politikanët dhe diplomatët “ shqiptarë dhe prej aty u bën shërbëtorë të një pushtimi perfid të “ri” botëror, pra tani jo vetëm Serbia por çdokush mundet të vij në Kosovë të sundojë, të plaçkitë t´i ofendojë shqiptarët në shtëpi të vet, pra ne atë gjysmë Shqipëri që u derdh gjaku shqiptar i të gjitha trojeve shqiptare.
-Se, çfarë shtypje diskriminimi dhe idiotizmi pushtues po bëhet ne Kosovën Shqiptare kjo me qartë se gjithçka e tregoi me demonstrata e Lëvizjes Vetëvendosje 10 shkurtit që Policia e UNMIKUT qëlloi mbi djemtë shqiptarë, me armë zjarri dhe me skandalozja ishte dhe mbeti në fuqi gjykimi I Albin Kurtit nga UNMIKU që ne fakt abortoj,por me ardhjen e EULEX-it ne Kosovë u riaktivizua gjykimi I Albinit që tanimë është bërë një simbol i ribashkimit kombëtar; – vet qëndrimi I Albinit tregon se çfarë luftëtari i pa epur është për përparim dhe ribashkim kombëtar. Pikërisht për këtë dhe ngrenë dhe akuza farse poshtëruese ndaj Albinit dhe si duket tani me kjo çështje u internacionalizuar pasi ne séance e 6 ne Prishtinë ndodhen dhe delegacioni nga Danimarka përberë me Vagn Rasmmusen,dhe euro- deputeti danez , Søren Søndergaard,dhe euro deputeti HolaNdes Erik Majer, i cili këto ditë në telefon na raporton Vogne Rasmuasseni se: “ ky gjykim është vetëm një farsë dhe me vij politike dhe Albini ka plotësisht të drejtë”.
-Tani, kur ish- i burgosuri politik që nga koha kur ishte i mitur po kërkon nga institucionet e Kosovës që, të distancohetn nga e kaluara kriminale e atyre që vepruan përkrah regjimeve kriminale të Serbisë: dhe, këta tradhtarë me damka të dënohen “për së gjalli” dhe për së vdekuri…, -kjo kërkesë e tij e drejtë, mohohet i mohohet-o, sa keq!!!
Nga po ata ish-shokët e tij që dikur i kishte përkrah në betejat e luftës heroike, si themelues i UÇK-së.
-Prandaj, cinizmin dhe frikën e tyre për humbjen e pushtetit pa shtet–po e vërtetojnë katërçipërisht; sa shpejt i kanë harruar zotërinjtë qeveritarë dhe aleancistët “opozitarë”, të Kosovës “së pavarur”, ato kohërat e tyre të rënda të robërisë, ndërsa, tani atë peshë pa hezitim duan ta hedhin mbi supet e njoma të rinisë shqiptare në përgjithësi e në veçanti, mbi Albinin sypatrembur,që për vetëvendosjen e trojeve shqiptare, po e sfidon botën anti-shqiptare.
-Fatkeqësisht, për vite të tëra po e njëjta gjë po ngjanë edhe me Albinin tonë të madh dhe të pathyeshëm; pse te dorëzohet një gjyq, që nuk ka legjitimitet popullor dhe te gjitha veprimet sit e UNMIK-ut apo EULEX-it, i kanë treguar dhe po tregojnë fytyrat errëta se janë kundër interesave shqiptare dhe janë pushtues “ me dafine” në dorë ndërsa, zjarrin mbi ne, po e hedhin prapa shpinës.
-Nga njëra anë ditë e natë bëjnë zhurmë për integrime , nga ana tjetër qesin kufi-zinj në mes kombit shqiptar.
Duke u bazuar nga ky fakt dhe një mal me fakte të tjera po shihet qartë se ata nuk erdhën ne Kosovë t´i përmirësojnë gabimet evropiane ( të tyre); gjatë historisë, por përkundrazi erdhën dhe i gjeten dhe i shtruan politikajtë si dele te buta që pranojnë çdo lloj “gjelle” si ajo Rezuluta famëkeqe 1244 apo Paketa e antishqiptarit më të përbetuar evropian, pasardhësit të Greit; finlandezi Athisarit.
Vetëm Lëvizja Vetëvendosje, me kohë e ka paraqitur dhe sqaruar e kuptuar misionin se, ne shqiptarët nuk jemi kundër institucioneve ndërkombëtare; këtë e ka deklaruar shumë herë –kjo organizatë rinore me mbështetje të fuqishme popullore; ashtu siç e ka theksuar shumë herë edhe simboli i shqiptarizmës, Adem Demaçi :”Kërkojmë nga miqtë tanë çlirim dhe jo mëshirë, se shqiptarët nuk kanë më shumë nevojë për demokraci të rrejshme; por kanë nevojë për liri të vërtetë; sepse, pa liri të vërtetë nuk ka as demokraci të mirëfilltë.
Nëse dikush kudo qoftë dhe kushdo qoftë përpiqet ta mbulojë me demagogji por vet mundet të quhet demagogji; kjo demokraci do të dështojë, ashtu siç ka dështuar në shumë vende të Ballkanit të sotëm “demokratik”, në Serbi, Maqedoni ,Greqi por edhe në Shqipëri”.??? Duhet në përpunim i matur…
Ne, duhet të bëjmë këmbëngulje me vendosmëri të madhe që të mos lejojmë të na mohohen të drejtat NACIONALE DHE SOCIALE.
Ne, nuk duhet lejuar gjithashtu as përçarjet fetare sipas feve dhe sekteve të ndryshme; për faktin që këto mosmarrëveshje të vogla në dukje: ka rrezik që pastaj, më vonë të bëhen hendeqe të pakapërcyeshme ; dëshmi për këto rrugë pakrye janë vringëllimat e armëve në vendet e ndryshme , ATJE KU FEJA është futur n´mes popujve apo në gjirin e një populli -si “mollë sherri”; kujtojmë Irakun, Somalinë, Pakistanin etj…
feja, pa pasur asnjë arsye…
Kurrë, për asnjë çast të mos e harrojmë amanetin madh të ideologut tonë kombëtar, Pashko Vasës , i cili në poemën madhështore atdhetare , “O, moj Shqypni” thotë:
“Mos t´i shikojmë kisha e xhamia,
Feja e shqiptarit, është shqiptaria”!
Danimarkë-Suedi , 20 04.2010

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 05/08/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk