/ Ribotim/
Nje sqarim tek miqte e mi, qe pyesin ne se kritikat e mia ndaj qeverise “jane personale”!
Lidhur me nje prone timen te grabitur ne bregedetin e Qerretit, Kavaje:
Kadastra e Kavajes ka vite qe nuk jep asnje dokument, edhe pse me ligj eshte e detyruar te pergjigjet brenda dhjete diteve, nga nisja e kerkeses.
Oficeri i policise gjyqesore e saboton vertetimin e frmave ne laboratorin kriminalistik te Tiranes.
Per peokurorine e Durresit qe e ka ne juridiksion pronen time, nuk mjafton Certifikata e vdekjes e ish gruas time e leshuar nga Sekretari I Shtetit Ohio te Amerikes, sepse prokuroria nuk bindet e nuk beson se nje i vdekur nuk mund te firmose gati dy vjet pasi ka ikur nga kjo jete.
Prokuroria pret Oficerin e Policise Gjyqesore, qe e ka ne juridiksionin e saj, si nenepunes te saj, te sjelle proven e Laboratorit kriminalistik te Tiranes.
OFICERI i policise gjyqesore, nen vartesine e Prokurorise, dergon “pa dashje” ne laborator firma te demtuara, me te cilat nuk mundet te punoje laboratori. Pas disa vitesh, pasi OPGJ merr pergjigje negative, per firmat qe nuk mund te perdoren, iken ne shtepi me dokumentat e shtetit, i mban te bllokuara ne shtepi te tij, sepse ishte i semure, per disa jave apo muaj te tere, e kur “sherohet” e kthehet me dokumentat “e prodhuara” nga nje e vdekur, ja jep nje Oficeri tjeter ato dokumenta per te vazhduar nga e para!
Dua te siguroj kedo nga lexuesit, miqte e me ketu ne kete f.b., se me ta rimarre ate prone, do ta ve ne sherbim te nxeneseve te fshaterave te prinderve te mi, dhe enderren time e kam qe nje kat ta bej per museum etnografik te kultures kombetare, dhe nje tjeter do t’ja jap falas VETERANEVE te luftes se vellezerve tane ne Kosove per ta perdorur per museum te atyre sakrificave e te UCK-se se Lavdishme.
“Lufta” ime kunder dhejrokracise se “non-grates” dhe piktorit “rilindas” ka qene perpara se te ndodhe kjo histori personale, dhe do te vazhdoj edhe kur une ta kem perseri mbrapsht ate qe eshte e imja, edhe pse me kerrcenojne me jete te mos afrohem.
Ky eshte shteti i bastardeve qe grabiten nje popull e nje vend te tere.
Rasti im personal, per mua nuk eshte aspak personale, por nje prove, si i thone “dore e pare” mbi korrupsionin, i cili mbrohet edhe nga qytetare te thjeshte, se i frikesohen mungeses tashme te kotheres se bukes thate qe jep “gallataxhiu” kryeminister.
Une problemin tim do ta zgjidh me ndihmen e shtetit tim ku banoj e paguaj taksat prej tridhjete vjetesh, Ameriken, dhe me gjykatat evropiane, mbasi kryeministri “ka sistem drejtesie te pamvarur”, por vetem te pamvarur per Ballukun e kompani.