QEVERIA FASHISTE DENONCONTE BALLIN KOMBËTAR

08
Nov
2025
Shkruan: Ftim Caushi huazuar nga FCB

, 8.11.2025
Në sens mirëkuptimi, po i dërgoj Zija Bashës, disa dokumente që e qartësojnë disi për qëndrimin aq kategorik ndaj komunistëve, që u zëvendësuan nga borgjezia e madhe për 30 vjet. Sa për Musine Kokalarin, nuk kemi asgjë personale me të, sepse nuk e kemi njohur, por qëndrimi i saj në barrikadën tjetër me gratë dhe vajzat antifashiste gjirokastrite, shqiptare dhe evropiane, tregon se nuk mund të jetë krenari e Gjirokastrës, pavarësisht konjukturave politike të restaurimit të kapitalizmit.
Padrejtësisht, për arsye spekulative, mercenarë të politikës kanë përgjegjësuar Partinë Komuniste për diskretitimin e forcave të djathta, duke anashkaluar dokumentet e qeverisë fashiste për kritikat e shumta ndaj veprimeve kriminale të Ballit Kombëtar.
Më 4 janar 1943, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sh. Borshi, njoftonte Ministrinë e Brendshme: “Në katundin Dhoksat, 12 të armatosur, u paraqitën te kryetari nga i cili kërkuan t’i përcillte në banesën e Kiço ….. për me bujt. Porsa mbritën aty, lidhën kryeplakun dhe Kiçon, duke i dërguar në oborrin e kishës, dhe i grabitën 3400 fr. shqip. e të tjera gjana.”( AQSH, F. 153, d. 224, f. 4)
Praktika të tilla kanë ndodhur qysh me formimin e Ballit Kombëtar. Dymbëdhjetë të armatosur ilegalë, nuk mund të lëviznin lirshëm, sepse qeveria kishte postblloqet dhe rojet e saj. Vetëm ballistët mund të lëviznin fillimisht me çeta të vogla dhe të armatosura, sepse qeveria ia njihte Ballit të drejtën e armës dhe grupimit. Kuestori Koço Muka, në raportin e muajit maj 1943, njoftonte Ministrinë e Brendshme: “Grabitjet, vjedhjet e përdhunimet, kryhen nga keqbërësit në vende të ndryshme të qarkut të Gjirokastrës. Këto kanë tronditur popullsinë, sa prej frike, nuk guxon njeri të ushtrojë mjeshtërinë e vet, por shpërngulen të qëndrojnë gjithnjë në qytet.”(AQSH, F. 153, d. 216, f. 56)
Tablo më qartë të atmosferës së frikshme për popullin e Gjirokastrës, nuk mund të përshkruante askush, se sa vet kuestori i qytetit. Këta grabitës i saktëson Z/kuestori i Gjirokastrës, B. Kondi, një muaj më vonë, në raportin e muajit qershor 1943, dërguar Ministrisë së Brendshme: “Gjatë këtij muajit aktiviteti i vjedhjeve dhe grabitjeve pothuaj ka heshtur fare, përveç disa grabitje të auto korrierës S.A.T.A., ashtu edhe disa grabitje njerëzish, të marrë nga partia nacionaliste, me qëllim t’i detyronin të paguanin.”(AQSH, F. 153, d. 216, f. 61)
Veç të tjerash, ballistët grabitnin edhe njerëz për t’i vrarë dhe në këmbim të jetës, u merrnin vlera financiare. Ky veprim ballist, u njoh si një fenomen masiv edhe gjatë pushtimit nazist. Denoncimet ndaj Ballit Kombëtar, për raprezaljet e tij, ishin të shumta prej qeverisë fashiste, aq sa edhe Ministri i Brendshëm Xhafer Deva, më 1 janar 1944, i ankohej Këshillit të Nalt dhe Kryesisë së Këshillit të Ministrave: “Ju paraqitim kopjen e shkresës që kjo Ministri i ka dërguar Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar, për disa veprime të saj.”(AQSH, F. 152, d. f. 3)
Letra denoncuese, ndaj Balli Kombëtar, trajtonte situatën reale të krimeve të Ballit Kombëtar: “Kësaj Ministrie për ditë i shfaqen ankime, se reparte të ndryshme të asaj organizate, si në qendër, ashtu edhe në krahina, janë duke kërkuar e mbledhin ndihma kolosale për mbajtjen e organizatës. Midis këtyre kërkesave njëri prej organizatës tuaj, kanë marrë guximin t’u drejtojë edhe ndonjë nëpunësi të Nalt të Shtetit letër kërcënuese, duke i kërkua shuma të hollash për Ballin…Pa lejen e shteti askush nuk ka të drejtë me mbledh ndihma, e ca më tepër kur këto kërkohen me kërcënime…( AQSH, F. 152, d. f. 4)
Ministri i Brendshëm, më 21 mars 1944, njoftonte Komandën e Përgjithshme të Gjindarmërisë: “Fuqia vullnetare…sipas informatave që kemi nga komanda gjermane edhe përsa i përket veprimit të jashtëm ushtarak, nuk janë treguar në lartësinë e duhur…t’u jepet fund dallavereve bashibuzuke.”( AQSH, F. 152, d. f. 39)
Kaq shqetësime kishte krijuar organizata e Ballit Kombëtar në qarkun e Gjirokastrës, saqë Komandanti i Qarkut të Gjindarmërisë së Gjirokastrës, kapiten i I-rë Rexhep Çela, më 2 prill 1944, i shkruante Komandës së Përgjithshme të Gjindarmërisë Tiranë: “Në shkresën tonë bëhet fjalë mbi kryerje veprimesh që i japin vend pakënaqësive në popull dhe në kundërshtim me parimin e prurjes të një Bashkimi Kombëtar. Për arritje të një qëllimi të tillë, kjo Komandë e ka pasur dhe e ka për detyrë kryesore, dhe asht mundur me ideal në krye. Deri më sot pa dobi, se siç dihet, organet dhe elementet tuaj nuk kanë lënë një rast të tillë; me burgime plaçkitje të gjithfarshme pasurie, të vrasjeve dhe të prekjes edhe në nder, aq sa populli ka arrit jo në antipati, por në urrejtje të madhe për organizatën e Ballit Kombëtare, por edhe për Qeverinë.
Çdo eksponent dhe person i Ballit Kombëtar në këtë prefekturë, që e quan veten të aftë, pretendon dhe vepron si Komandant Operacioni, e kjo komandë duke qenë organ legal i qeverisë përderisa mos të ketë njoftim nga Komanda Eprore dhe Qeveria Qendrore mbi ndonjë mandat që të paracaktojë Komandantin dhe fuqitë Operative, nuk mund të njohë Komanda e Operacionit të tilla komanda të një partie ose organizate. Me elementët e organizatës Balli Kombëtar, mund të bashkëpunojmë në ato veprime, që kanë për qëllim të mirën e përgjithshme, vënien në vend të Rendit Ligjor, siç dhe kemi vepruar, por jo siç vazhdoni në veprime që cënojnë dhe marrin nëpër këmbë prestigjin e Shtetit dhe të organeve të tij.”( AQSH, F. 147- I, d. 163, f. 5)
Komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Hysni Dema, më 21 prill 1944, njoftonte Ministrinë e Brendshme për ndihma të mbledhura nga Balli Kombëtar: “Balli Kombëtar në të gjitha vendet është duke mbledh ndihma nga popullsia në përpjestim të gjanë. Veprimi gjen justifikim për të furnizuar fuqitë operative që veprojnë kundër çetave komuniste. Edhe sikur të supozojmë, se ndihmat mblidhen vetëm për qëllime të mësipërme, populli e gjykon punën shkurt, se më të shumtat e ndihmave, përvetësohen nga eksponentët e Ballit…Ndihmat jepen nga frika e kërcënimit.”( AQSH, F. 154, d. f.
Denoncime të tilla nga ana e Komandës së Gjindarmërisë, janë fatale për Ballin Kombëtar dhe nuk i kuptojmë përpjekjet për “lartësimin” e Ballit Kombëtar nga ana e pseudo-historianëve dhe pasardhësve të Ballit kombëtar!
Komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Hysni Dema, më 26 prill 1944, njoftonte Kryesinë e Këshillit të Naltë të Regjencës dhe Ministrinë e Brendshme: “Parashtrohet se në këto kohët e fundit sidomos, nga të katër anët veprojnë e gjinden Komanda, ose çeta të organizatës Balli Kombëtar. Fatkeqësisht raportet na e paraqesin të rëndë gjendjen e fuqisë së Ballit e të disa drejtuesve të tij. Sikur të mos ishin të gjitha burimet zyrtare te organeve përgjegjës që pasqyrojnë këtë gjendje e raportojnë kundër tyre, do të na shkonte mendja sikur këto akuza bëheshin me qëllim, por mjerisht po ndodh krejt e kundërta, që na çudit dhe nuk gjejmë shkakun dhe pse-në e kësaj fatkeqësie…Organizatës së Ballit Kombëtar dita-ditës po i bie rëndësia, po shpartallohet e po humb edhe ma te voglin besim e simpati në popull, e ndaj atyre që janë kundra Ideologjisë Komuniste. Komanda e Ballit ose çetat e tyre, në vend që t’i vënë gjoksin shërbimit të shenjtë të cilin ka për qëllim organizata, ata po grabisin, po dëmtojnë, po mbledhin të holla me forcë e jashtë çdo ligji, e po prekin deri në nder, në vend që të luftojnë, po thyhen si mos ma keq e po bëjnë pre nëpër pasurit e kopetë e atij ose këtij fshatari.
Me gjithë çrregullimet, abuzimit e keq-veprimit, që u parashtrua nga komandat, kryetarët e çetave të Ballit, duke e quajtur veten mbi qeveri, duan të komandojnë e veprojnë përmbi Administratën, Gjindarmërinë, Drejtësinë, mbi çdo autoritet tjetër. Në qoftë se do të tolerohesh veprimi i një fuqie të tillë, me sjellje të këqija babilonie, duke mos lënë erë Qeverie, do të ishte diskretitim për Shtetin e Autoritetin e tij. Atyre u është rrit mendjen e duan të bëjnë vet gjyqësi dhe e konsiderojnë, se Autoritetet Administrative dhe Gjindarmëria, duhet të jenë nën urdhrin e tyre…”( AQSH, F. 147 – I, d. 163, f. 2-3)
Deklarata e Komandës së Gjindarmërisë shqiptare, i ka bërë autopsinë Ballit Kombëtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ka nxjerrë qartë veprën e tij kriminale dhe antipopullore dhe s’ka pasur arsye, që pinjollët e ballistëve të vërshonin me egërsi kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Balli Kombëtar e donte pushtetin të gatshëm, dhuratë prej okupatorit, të mbrojtur prej tij, ndërsa Fronti Nacionalçlirimtar i organizonte Këshillat Nacionalçlirimtare, si organe të pushtetit, për ta larguar okupatorin nga vendi.
Forcat Balliste të Gjirokastrës, shkojnë në Delvinë, shefi i komitetit qarkor të Ballit të Gjirokastrës, Muharrem Duka, më 17 maj 1944, shkruante: “Në kohën që u ndodhën fuqitë e Gjirokastrës në Delvinë, N/Komandanti burgosi 40 e ca veta, si komunistë dhe propagandistë, pa kryer formalitetet e rastit. Lëshimi i tyre s’qe gjë tjetër veç për interesa xhepi, siç është vepruar edhe herët e tjera.”( AQSH, F. 556, d. 24 f. 106) Dokumenti vërteton praktikën kriminale të Ballit Kombëtar, arrestimet në popull për t’u zhvatur vlera financiare
Kuestura e Gjirokastrës e konstaton ndërprerjen e grabitjes, por nuk thekson shkakun. Ka pasur një besëlidhje të Këshillave Nacionalçlirimtare të krahinës: “Kushdo që grabit pasuritë private, të ndonjë tjetri, dënohet si tradhtar i interesave të larta të popullit shqiptar dhe rrezikon edhe vdekjen e tij në qoftë se kusari, ka vepruar i drejtuar ose i influencuar nga ndonjë fuqi armike e popullit shqiptar.” Ishte kjo besëlidhje e popullit, që u kishte futur tmerrin ballistëve, sepse Këshillat Nacionalçlirimtare, përmes gjyqit merrnin vendimin me dënim kapital kundër kriminelëve ballistë.
Më 16 maj 1944, Ministri i Brendshëm, njoftonte Kryesinë e këshillit të Ministrave për grabitjet dhe shkeljet e Ballit në disa Prefektura: “Kjo komandë i lutet asaj Ministrie të jepet urdhër Prefekturave mbi qëndrimin që duhet të mbajnë në kësi rastesh, që të mos ekspozohet keq Gjindarmëria në sy të popullit si e pa zonja.”( AQSH, F 152, d f. 3)
Konflikti midis komandës së gjndarmërisë së Gjirokastrës dhe Ballit Kombëtar, ishte shumë i acaruar. Prefekti i Gjirokastrës Veip Runa, më 10 qershor 1944, njoftonte Komandën e Qarkut të Gjindarmërisë: “Me qëllim që mos provokohet një grindje e kotë midis dy komandave, kjo Prefekturë e sheh të arsyeshme që të merret në konsideratë shkresa e komandës së operacionit, me qëllim që çështja të zgjidhet ndërmjet një fryme solidariteti, duke qenë se interesat e përbashkëta shtetërore…”( AQSH, 556, d. 24, f. 156)
Kontradikta themelore midis qeverisë fashiste dhe Ballit Kombëtar në Gjirokastër, ishte mos trajtimi i Balli Kombëtar si pjesë e qeverisë. Balli e kuptonte, se pozita e tij si mercenarë, i ndërsyer kundër vëllezërve të tij nga të huajt, ishte shumë e rënduar. Komandanti i operacionit, Ismail Golemi, më 11 qershor 1944, i ankohej Prefekturës së Gjirokastrës: “Neve jemi dobiça, pse na mungojnë Dekretet që ka Idriz Jazo…por kaq e kini mirësinë dhe jepni të kuptojë, nëse është në dispozicion tuaj, përndryshe titullari i kësaj komande nuk merr asnjë përgjegjësi për konfliktet që mund të ndodhin.”( AQSH, 556, f. 24, f.152)
Për pushtetin dhe pozitën e mjeruar të Ballit Kombëtar, Ismail Golemi kërcënonte edhe gjindarmërinë, që nuk e trajton Ballin Kombëtar si pjesë të tij, por e trajton si brashnjë, duke e përdorur, kur u duhej. Z/Ministri, Fiqiri Dine, më 29 korrik 1944, njoftonte Komandën e Përgjithshme të Gjindarmërisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, dhe gjithë Prefekturat, për çrregullimet e Ballit Kombëtar: “Për njoftim, veprim dhe komunikim të përpiktë po ju përshkruhet Urdhri NR. 26, dt. 27 të vazhduesit, të Kryesisë së Këshillit të Ministrave për t’i zbatuar pa vonesë. Kjo Ministri është e mërzitur nga çrregullimet e derisotme … Morëm njoftim mbi veprimet e Ballit Kombëtar dhe nga disa prej krerëve të tij dhe sigurisht nuk janë të pëlqyeshme nga ana e Qeverisë dhe për këtë gjë kjo Kryesi ka për të ardhur në kontakt me përfaqësues, kryetarin e kësaj organizate për të rregulluar një herë e mirë, marrëdhëniet e elementëve të Ballit Kombëtar me qeverinë dhe përfaqësuesit e saj në vende të ndryshme të Shtetit….Asht e domosdoshme që në një vend ku asht vu autoriteti shtetëror në te gjitha organet e saja, organizata e Ballit nuk ka pse ndërhyn dhe nuk duhet të lejohet të ndërhyjë për asnjë arsye dhe ca ma pak të bëjë veprime që i takojnë organeve të sigurimit publik. Këta elementë të armatosur duhet të jenë në kontakt të ngushtë me elementë të sigurimit botor.
Ti jepet të kuptojnë organizatave të Ballit Kombëtar, se nuk tolerohet anarkia që prek prestigjin e forcave të armatosura të saj, si Gjindarmëria, Policia e ushtria…Ankimet janë të shumta…Qeveria për të rregulluar këtë çështje, ka për t’u vënë në kontakt edhe me kryetarët e organizatës së Ballit Kombëtar në Tiranë. …”( AQSH, F. 149, d…f. 76-77)
Këto “shqetësime”, të komandantëve janë të njohura edhe për kryetarët e Ballit Kombëtar në Tiranë edhe për kryetarët e qeverisë në qendër, sepse ishin pjesë e strategjisë për të dëmtuar dhe tmerruar popullin, që të mos e përkrahte Luftën Antifashiste. Z/komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Kolonel Tahsin Bishqemi, në korrik 1944, njoftonte Ministrinë e Brendshme: “Antagonizëm dhe mosmarrëveshje midis organizatës së Ballit Kombëtar nga një anë dhe Armës në tjetrën. Mundimet dhe përpjekje e saj fatkeqësisht nuk e dhanë frytin e duhur, kjo për qëndrimin e kundërt dhe negativ të organizatës së Ballit, që pa llogaritur rrjedhimet fatale që i bën interesave të larta të shtetit. Balli Kombëtar në vend që të gëzohet për mëkëmbjen e autoritetit qeveritar, mundohet të krijojë një shtet brenda shtetit, me përfundimet e vajtueshme që mund të kuptohet për besimin e popullit. Origjina e një qëndrimit të tillë të rrezikshëm, duhet kërkuar në trashëgimet e dobëta anarkiste, të ndarjes e të përndjekjes që armiku fashist i la si pajë tokës tonë. Ndryshe nuk mund të kuptohet, se si nacionalistë të njohur, e të çmuar, të vazhdojnë me këmbëngulje të krijojnë me vetëdijen më të plotë, në çastet delikate të atdheut, një situatë që bëhet për ditë e më tepër e padurueshme dhe e rrezikshme…provokacionet nuk kanë munguar për të turbulluar ende më keq ujin e qetë të bashkëpunimit. Jo më larg se dje, Armës iu desh të ndërhyj për të sqaruar çështjen e disa lopëve, që u gjetën në treg me shitje të dyshimtë. Ndërsa vazhdonin hetimet, elementë të Ballit Kombëtar, të armatosur, rrëmbenin me forcë nën kërcënimin e armëve, lopët e marra në dorëzim nga Arma, duke shkaktuar në popull një pezmatim të theksuar dhe demoralizim…Është Balli Kombëtar ai, që në Vlorë dhe Berat, kërkon të fshehë aktet arbitrare..”( AQSH, F. 152 d. …f.18)
Ballistët ishin bashkëpunëtorët e qeverisë dhe mercenarët e tyre, kundër formacioneve partizane dhe popullit, që e trembnin me reprezalje.
Më 23 korrik 1944, Tasim Bishqemi Komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, informonte Regjencën: “Meqenëse kemi bërë çmos ta shuajmë këtë çështje në bashkëpunim me Prefektin, dhe me oficerët e tij, por nuk sigurohemi, se nuk do kemi kosenguenca. Komanda na ka dhënë urdhër me qenë gjakftohtë, sikurse i ka hije një oficeri të Armës dhe kështu kemi vepruar, duke bashkëpunuar me ta ngushtë, por provokacionet nga ana e Ballit Kombëtar janë të shumta kundra Gjindarmërisë. Kemi toleruar e hesht për të gjitha veprat ilegale, që ata bëjnë. Pushkatime, arrestime, mbledhje të hollash, të dhjetash, duke kaluar çdo kufi…( AQSH, F. 147 – I, d. 163, f. 7)
Raprezaljet e Ballit Kombëtar mbi popullin nuk ndodhnin vetëm në Gjirokastër, ndodhnin në tërë Shqipërinë. Komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Tasim Bishqemi, më 13 gusht 1944, njoftonte Ministrinë e Brendshme: “Qark komanda e Beratit na njofton se fuqitë e Ballit Kombëtar, vazhdojnë të mbledhin ndihma nga populli, burgosin, vrasin ilegalisht, si dhe kanë arritur të arrestojë nëpunës shteti pa marrë parasysh cilësinë e tyre. Organet qeveritare; Gjindarmëria etj., kanë mbetur spektatorë, nuk dinë si të veprojnë. Edhe në Fier veprohet po njëlloj, Veprat ilegale kanë arrit kulmin dhe dëshpërim në popull. Të urdhërohet një mënyrë veprimi për t’u mbyllur kjo plagë e rrezikshme.”(AQSH, F, 154, d. f.
Më shumë se sa komunistët, Ballin Kombëtar e ka demaskuar qeveria fashiste me institucionet e saj. Përse pasardhësit e ballistëve nuk shajnë edhe fashistët që ua kanë ekspozuar krimet e tyre në popull, por shajnë vetëm komunistët?! Mendoj se nuk duhet të jenë kaq të njëanshëm, pak më objektiv.
Zija Basha
Fitim! Ne vitin 1984 kam punuar ne arkivin qendror te shtetit ,ne arkivin e ushtrise e te institutit te historise,ne arkivin e gjykates se qarkut Gjirokastres per te zbardhur qendrimin e fshatit tone Lazarat ndaj Luftes Nacional-Clirimtare.Isha me kolegun tim ,te ndjerin Sali Rabi dhe i kam kaluar ne dore e i kam pare me sy keto shkresa origjinale e pa komente.Fatmiresisht fshati yne dilte i paster,atdhetar,human e jo sic e tregonin pa e njohur fare te verteten,realitetin te ashtuquajturit “veterane”.Morem edhe deshmi autentike me firma personale nga veteranet : Barjam Sinoimeri,Hulsi Haderi,Sado Naipi(vellai i Bule Naipit),Sheri Baboci,Malo Konea,Gaqe Rebi,doktor Flamur Nishani e shume te tjere .Theniet e tyre i ballafaquam me pohimet e fshatareve doli analiza se Lazarati qe nje Zvicer e vogel ki partizane e balliste leviznin lirisht ne fshat te sigurt e te mbrojtur nga populli qe i quante te dy palet djem te Shqiperise.Edhe pas konfliktit te armatosur pas tetorit 1943 populli lazaratas vazhdoi te ndihmonte luften clirimtare pa hezitimNe dimrin e eger 1943-44 populli e barinjte e Lazaratit mbajten ne shtepi e stane qindra partizane e partizane.Dy nga djemte me te mire lazaratas Muhedin Krishti e Muhamet Gjollesha rane per liri.Dokumentat e fotokopjuara nga une e kolegu im jane ne arkivin e historise Lazaratit .Ato gezuan shme popullin tone e vecanrisht djslin lazaratas Sadik Bocin,antar i K.Q. i P.P.Sh. ne 7 kongrese e qe e kishte zyren 6 hapa nga ajo e Enver Hoxhes.Pallavrat e “veteranit”Naxhi Zhupa qe shkruan se “Enveri nuk e donte Lazaratin ” i merr era.Historia shkruhet me vertetesi e jo me shpifje dhe hamendje.Dokumentat e shkruara carmatosin cdo falsifikator qe tani gelojne e shkruajne marrezira.
•
•
• Përgjigju
Dilaver Goxhaj
Kjo analize e bazuar ne arkivat shteterore te periudhes se Luftes se Dye Boterore, (gjate periudhes se LANC-it), jane nje deshmi dhe akuze bindese penale qe, duhet t’i drejtohet jo vetem Kryeministrit te Shqiperise dhe Qeverise te drejtuar prej tij, qe te mbylli me urgjence institucionin e ashtuquajtur te”Te Hwetimit te Krimeve kunder Komunizmit”, qe drejtohet nga pasardhes ballistash e kolaboracionistesh te tjere. Njekohesisht, te gjitha financat e harxhuara per funksinimin dhe shperblimet qe jane harxhuar nga buxheti i shtetit per kete veprimtari antikombetare te keij institucioni famekeq e antihistorik, t’u ngarkohen gjithe kabineteve qeveritare prej kur eshte krijuar ky institucion dhe t’u mbahen nga pagat ose nga pensionet (nese ata ministra kane dale ne pension), pasi eshte nje grabitje e ngjashme me grabitjet qe kane bere popullit te paret e ketyre pinjolleve, duke u bere keta kabinete pjesmarres ne vjedhjen e pasurise se popullit

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk